VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Emigrantët mund të kthehen për votimet

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 01:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Emigrantët mund të kthehen për votimet
E Enjte, 06.11.2009, 10:35am (GMT+1)

 

 

Kakavijë

 

Ministria e Brendshme greke ka publikuar vendimin e zëvendësministrit për rendin publik, i cili u mundëson emigrantëve pa dokumenta që të shkojnë në atdhe e të kthehen në Greqi pa problem.

Kjo mundësi u ofrohet emigrantëve për periudhën 19 qershor deri 30 shtator.

Ndryshe nga herët e tjera që është ofruar kjo mundësi, kur mund të udhëtonin vetëm një herë, emigrantët tashmë kanë të drejtën e dy kalimeve për në vendin e tyre.

Sipas vendimit, kjo bëhet për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri.

 

Leje për zgjedhjet

 

Leja e rradhës që qeveria greke do të ketë një veçanti.

Ndryshe nga herët e tjera, ata tani kanë mundësinë që të shkojnë e të vijnë dy herë në atdheun e tyre, ndërsa deri më tani, kjo e drejtë u jepej vetëm për një udhëtim.

Arsyeja e këtij "lëshimi" ndaj emigrantëve, lidhet me zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri.

"Për shkak të kushteve specifike, (zgjedhjet në Shqipëri më 28 qershor) dhe afatit kohor të këtij vendimi, u jepet mundësia gjithë shtetasve të huaj, pavarësisht nënshtetësisë, të vizitojnë atdheun e tyre dhe të rikthehen në Greqi deri në dy herë", theksohet në vendimin e firmosur nga zëvendësministri i brendshëm, i ngarkuar për rendin publik.

Klauzola që u referohet zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, ka gjasë të jetë miratuar pas kontakteve me palën shqiptare dhe interesimit të kësaj pale për pjesëmarrjen e emigrantëve në procesin e votimit.

Nga ana tjetër, pala greke nuk do t'i privojë emigrantët nga leja e zakonshme e punës, që në Greqi fillon të jepet në mesin e muajit korrik.

Nga vendimi përfitojnë gjithë emigrantët që kanë dorëzuar brenda afateve ligjore kërkesën për pajisjen me leje qëndrimi, por ende nuk e kanë marrë atë.

 

Kushtet për lejen

 

Më konkretisht, në momentin e kthimit në Greqi, emigrantët duhet të kenë me vete këto dokumenta:

Pasaportë të vlefshme, Vërtetimin blu, ose siç thuhet, të tipit A, se i interesuari ka paraqitur gjithë dokumentacionin e kërkuar për pajisjen ose rinovimin e lejes së qëndrimit, sipas të cilit ai konsiderohet banor i ligjshëm në Greqi, dhe pse nuk e ka marë ende lejen në fjalë.

Diçka tjetër që emigrantët duhet të kenë veçanërisht kujdes, është se ata nuk duhet të udhëtojnë për në atdhe para datës 19 qershor, kur hyn në fuqi vendimi, në të kundërt ata nuk do të lejohen të kthehen përsëri në Greqi.

Gjithmonë e kemi fjalën për emigrantët që nuk janë pajisur me leje qëndrimi dhe që përfitojnë nga vendimi i tanishëm i ministrisë së Brendshme greke.

Nga ana tjetër, nuk përfitojnë ata emigrantë që u është dhënë vërtetim për qëndrim në Greqi, po për arsye hetimi apo apelimi vendimesh gjyqësore, si dhe ata të cilëve u është ndaluar po me vendim gjyqi dalja jashtë Greqisë.

Qeveria greke jep të paktën tri herë në vit mundësinë e shkuarjes në atdhe, ose siç ka hyrë tashmë në gjuhën e emigrantëve, lejen e zakonshme.

Kjo bëhet për të balancuar ngathtësinë e administratës publike greke, në procesin e pajisjes me leje qëndrimi të emigrantëve, proces që filloi në vitin 2001 dhe ende nuk ka hyrë në një rrjedhë normale.

Përfaqësia diplomatike e Shqipërisë në Athinë ka kërkuar disa herë nga autoritetet greke që të paktën emigrantët shqiptarë që kanë dorëzuar dokumentacionin, por nuk e kanë marrë lejen, të gëzojnë të drejtën e vazhdueshme të lëvizjes së lirë për në atdhe.

Mirëpo, premtimet e palës greke ende nuk janë bërë realitet. BBC
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryeministri inauguron fillimin e rrugës Divjakë-Pushimi i Shoferit në Lushnjë (06.11.2009)
LDK në proces të reformimit të gjithanshëm (06.10.2009)
Kryeministri Berisha tha dje në Peqin se vendet e reja të punës janë kryefjala e programit elektoral të PD (06.10.2009)
Opozita bashkohet rreth datës së zgjedhjeve (06.09.2009)
Ramë Manaj: LDK do të vazhdojë të jetë artikuluese e fuqishme e interesave të popullit (06.09.2009)
LDK mbetet pasqyrë e një elite të përgjegjshme politike në Kosovë (06.09.2009)
Sot në Prishtinë i zhvillon punimet Konferenca njëditore e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi orinetimet strategjike të kësaj partie (06.09.2009)
Kryeministri Berisha pret shiritin e fillimit të punimeve për projektin më të madh hidroenergjitik në Evropë (06.09.2009)
Është prezantuar koalicioni i vëzhguesve vendës (06.08.2009)
Berati i bashkohet marshimit të fitores: Boshti i Jugut, projekti infrastrukturor madhoir i mandatit të dytë (06.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]