VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Partitë e Kosovës në kërkim të socialdemokracisë

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 09:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Partitë e Kosovës në kërkim të socialdemokracisë
E Shtunë, 06.20.2009, 09:24am (GMT+1)

 

 

 

 

Aktualisht në Kosovë ekzistojnë tre parti të spektrit socialdemokrat, PDK, Partia reformatore Ora si dhe ajo socialdemokrate e ish kryeministrit Agim Çeku. Cila nga to do të lidhet më ngushtë me homologen e vet gjermane?

 

Në takimet e delegacionit nga Kosova, tema ishte bashkëpunimi institucional mes partive socialdemokrate simotra. Një risi kjo; jo vetëm për të dyja partitë e vogla jashtë parlamentit të Kosovës, por edhe për vetë fondacionin Friedrich Ebert, i cili angazhohet në Kosovë qysh prej vitit 1999. "Në fillim u fokusuam thjesht tek përkrahja e partive si të tilla, pa marrë parasysh dallimet ideologjike. Dallueshmëria mes partive, në bazë të orientimeve të tyre ideologjike ka filluar vetëm në vitet më të fundit. Ky është një proces ende në hapat e para," thotë Michael Weichert, ekspert për Ballkanin në këtë fondacion. 

 

Teuta Sahatçija e Gazmend Muhaxheri nga Partia Reformatore Ora si dhe Agim Çeku nga Partia Socialdemokrate u takuan me përfaqësues të nivelit të lartë të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, si Ministri i Shtetit për Evropën, Gernot Erler, dhe Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Hubertus Heil. "Kjo pati si qëllim t'i prezantonte këto parti, që e kuptojnë veten si socialdemokrate, me qarqet socialdemokrate të Gjermanisë," thotë Michael Weichert.

 

Fondacioni Friedrich Ebert synon t'i ndihmojë ato tani drejt një pjesëmarrjeje më të suksesshme në zgjedhjet komunale. Përveç tyre, fondacioni përkrah edhe Partinë Demokratike të Kosovës së kryeministrit Hashim Thaçi, që gjithashtu e vetëquhet socialdemokrate. Nuk e di se me sa siguri mund të thuhet që PDK-ja është socialdemokrate, thotë Sahatçija. "E kemi dëgjuar prej gojës së ministrit që ka thënë që PDK është parti e djathtë.

 

Pra ata nuk janë orientuar ende përfundimisht, ndërsa Partia Reformatore Ora die ajo Socialdemokrate janë shpallur die njihen si të tilla," thotë Teuta Sahatçija, kryetare e Orës.

Që një popullsi kaq i vogël ka nxjerrë vetëm deri tani tri parti simotra, ky është një fenomen tipik për Ballkanin, vë në dukje Michael Weichert. Prandaj edhe socialdemokratët në Gjermani fillimisht janë të hapur ndaj të trijave. Se me cilën parti do të krijohen marrëdhëniet më të ngushta, kjo do të varet nga puna e tyre. DW

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryeministri kërkoi një kontratë të re me gjirokastritët për arritjen e standardeve europiane (06.20.2009)
Kanë vazhduar edhe sot polemikat në mes AAK dhe PDK (06.19.2009)
Kryeministri apel demokratëve dhe socialistëve të bashkohen me projektin e Shqipërisë Europiane (06.18.2009)
Haradinaj kritikon qeverinë për menaxhim joligjor të buxhetit të Kosovës (06.17.2009)
Legaliteti premton çarmatosjen e popullsisë pas 28 qershorit (06.17.2009)
Bijtë e etërve që u rikthyen në Qytetin Studneit ngjanin si mbeturina të ushtrive të shpartalluara të kthyera në Vaterlonë e tyre (06.17.2009)
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 15 nëntor (06.16.2009)
Agim Çeku: Malazezët e Kosovës të njihen si komunitet më vete (06.16.2009)
Kryeministri fton socialistët t'i bashkohen projektit të Shqipërisë evropiane (06.16.2009)
Berisha në Greqi i ftuar në përurimin e muzeut të ri të Akropolit (06.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]