VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MINI SHENGENI BALLKANIK

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 11:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
MINI SHENGENI BALLKANIK
E Djelë, 03.04.2012, 02:47pm (GMT+1)

Realizimi i idesë për një mini Shengen ballkanik, për lëvizjen e lirë të qytetarëve, po realizohet me sukses. Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë dhe Shqipërinë për kalimin e kufijve me letërnjoftim biometrik

Maqedonia dhe Serbia, pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe ratifikimit të së njejtës në parlamentet e të dy vendeve, kanë mundësuar që qytetarët të kalojnë vendkalimet kufitare vetëm me letërnjoftim biometrik. Zëvendësministri i Punëve të Brendëshme të Maqedonisë, Xhelal Bajrami, thotë se mini Shengeni ballkanik për lëvizjen e lirë të qytetarëve, po realizohet pa probleme. "Pothuajse dy muaj po funksionon nënshkrimi i marrëveshjes me Republikën e Serbisë dhe qytetarët e të dyja shteteve po kalojnë nga njëri vend në tjetrin, vetëm me letërnjoftime biometrike", shprehet Bajrami.

Maqedonia edhe me Shqipërinë ka nënshkruar marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime biometrike dhe tani mbetet që marrëveshja të ratifikohet edhe nga parlamentet e të dyja vendeve. Me Kosovën ende nuk është nënshkruar një marrëveshje e ngjashme sepse Kosova sapo ka filluar dhënien e dokumenteve biometrike. "Akoma nuk janë të pajisur me letërnjoftime biometrike. Por sido që të jetë iniciativa jonë është mirëpritur nga pala kosovare, dhe ne presim, kur një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve kosovarë të pajisen me letërnjoftime biometrike, të nënshkruajmë marrëveshjen në fjalë dhe të mundemi edhe me Kosovën të kalojmë kufirin me këto dokumente", thotë Bajrami.

Integrimi rajonal është parakusht formal për integrimet evropiane

Analisti për çështje të sigurisë, Stevo Pendarovski, është i mendimit se lëvizja e lirë e qytetarëve të rajonit vetëm me letërnjoftim biometrik, është e vonuar. Sipas tij nuk mund të pritet integrimi i vendeve të rajonit në BE, pa integrimin e brendshëm të këtyre vendeve. "Ne jemi të vonuar sa i përket procesit të lëvizjes së lirë të qytetarëve pa procedura të komplikuara, meqë integrimi rajonal është parakusht formal për integrimet evropiane. Bashkëpunimi më i ngushtë i vendeve të rajonit, paraqet edhe një mekanizëm të sigurtë për stabilitet në Ballkanin perendimor", shprehet Pendarovski.

Për profesorin universitar Nazmi Maliqi, iniciativat për një mini Shengen ballkanik janë domethënëse dhe aktuale, kur dihet se vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë integrimin në familjen e madhe evropiane. "Është një hap i standardeve të BE-s dhe të NATO-s, sepse përveç stabilitetit të brendshëm dhe të gjitha pikave të tjera që kërkohen për një antarësim të plotë, edhe bashkëpunimi rajonal ka domethënie me prioritet', thotë Maliqi.

Maqedonia dhe Shqipëria kanë pajtueshmëri edhe për instalimin e një pike doganore të përbashkët si dhe realizimin e lidhjes së drejtpërdrejtë hekurudhore nga porti i Durrësit deri në Strugë. Realizimi i këtij projekti është një hap para drejt thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR ACTA DEBATON EDHE PARLAMENTI EVROPIAN (03.04.2012)
MAQEDONI: PROJEKTLIGJI DRAKONIAN PËR MEDIAT (03.02.2012)
LIGJI I RI PËR SHPIFJET (03.02.2012)
FORCAT E ARMATOSURA VUAJNË POLITIZIMINNga PIRO LUTAJ (03.02.2012)
DEMAÇI I ANKOHEJ ENVERIT PËR DHURATËN (03.02.2012)
SPAHIU SULMON BERISHËN: PD PARTIÇKË, DO TË MBETENI NË MINORANCË (02.28.2012)
REFORMA ZGJEDHORE DHE SFIDA PËR IMAZH DEMOKRATIKNga ALFRED ÇAKO (02.27.2012)
SIKUR STEVE TË ISH SHTJEFENNga DRITAN HILA (02.27.2012)
"NDARJA NUK MUND TË JETË ZGJIDHJE PËR VERIUN E KOSOVËS" (02.24.2012)
GJENDJA EKONOMIKE NË MAQEDONI NDODHET NË FAZË KRITIKE (02.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]