VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LLOJI YNË I SË VËRTETËSNga IAN BURUMA (Project-Syndicate)

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 08:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

LLOJI YNË I SË VËRTETËS

Nga IAN BURUMA (Project-Syndicate)


E Djelë, 03.11.2012, 04:52pm (GMT+1)


Rick Santorum, një ish-senator i Shteteve te Bashkuara, i cili këtë vit kërkon mbështetjen e Partisë Republikane për të sfiduar Presidentin Barak Obama, ka deklaruar gjëra shumë të çuditshme nÑ‘ lidhje me Holandën. Ai kohÑ‘t e fundit ka pohuar se 10% e të gjitha vdekjeve në atë vend vijnë si rezultat eutanazisë dhe se gjysma e tyre është kryer nÑ‘ mënyrë tÑ‘ pavullnetshme nga pacientët. Sipas tij, mosha e tretÑ‘ Ñ‘shtÑ‘ aq e frikësuar nga kÑ‘to mjekët vrasës saqë detyrohen tÑ‘ mbajnë byzylykë qÑ‘ kanÑ‘ nënshkrimin: "Mos kryeni eutanazi mbi mua". Në një farë mënyre, ekzagjerimet e Santorum duhet të paraqiten si një lehtësim për një vend që ka qenë gjithnjë nÑ‘ titujt e pare tÑ‘ lajmeve për deklaratat fyese rreth myslimanëve dhe grekëve nga populistÑ‘t e krahut tÑ‘ djathtë. Faktikisht, pikëpamja e Santorum për Holandën vjen si një lloj dystopie progresive, tashmë e tejkaluar nÑ‘ mode. Megjithatë holandezët u shqetësuan pak rreth kësaj çështje. Disa deputetë shtruan pyetjen nëse ministrit tÑ‘ jashtëm do ti duhej të paraqesë një ankesë kundrejt Uashington-it. Në fakt, fantazitë e Santorum-it u hodhën poshtë me njÑ‘ shpejtësi marramendëse nga vetÑ‘ SHBA-ja. "Washington Post" doli nÑ‘ përfundimin se "nuk ekzistonte asnjë fakt për të mbështetur pretendimet e Santorum" dhe theksuan se menaxherët e fushatës se tij as nuk e morën mundimin për t'u përballur dhe mbështetur këto pretendime. Një stacion televiziv amerikan madje kërkoi ndjesë përmes një gazetari holandez, në emër të popullit amerikan. Siç vuri nÑ‘ dukje edhe "Washington Post", nuk ka gjë të tillë si eutanazia e pavullnetshme në Holandë. Miratimi i pacientit është thelbësor dhe të paktën dy mjekë duhet të bien dakord se vuajtja e pacientit është e padurueshme dhe përtej shërimit. Përveç kësaj, pjesa e vdekjeve të asistuara nÑ‘ Holande nuk i afrohet as 10%-it. Sa për ato byzylykë, ... Por a ka rëndësi kjo çështje për mbështetësit e Santorum? Ndoshta jo. Korrigjimet nga mediat "elitiste "janë hedhur poshtë si propaganda e armikut. Një bloger në favor të Santorum-it theksoi: "Washington Post", siç edhe pritej, u përpoq për të diskredituar Santorum. Është shqetësuese, për të thënë se as përgënjeshtrimet më bindëse nuk bëjnë më asnjë përshtypje tek njerëzit. Mbi te gjitha, një demokraci nuk mund të funksionojë pa një publik tÑ‘ informuar siç duhet. Informimi i publikut ka qenë roli i gazetave serioze dhe rrjeteve televizive. Sigurisht, jo çdo gjë në media është gjithmonë e vërtetë. Gabime edhe janë bërë. Por këto lajme politike nganjëherë reflektojnë pikëpamjet dhe interesat e pronarëve të tyre. Por gazetaria e vërtetë është mbështetur gjithmonë ne reputacionin dhe ndershmërinë e saj. Redaktorët, si edhe gazetarët përpiqen tÑ‘ posedojnë dhe paraqesin faktet. Kjo është arsyeja pse njerëzit lexojnë " Le Monde", "The New York Times" apo, aktualisht "Washington Post". Filtrimet e pakuptimta ishin një nga detyrat e tyre dhe synimi i shitjes sÑ‘ tyre. Kjo ka ndryshuar. Demagogët populistë në politikë dhe në mediat masive po bëjnë gjithçka munden për të diskredituar shtypin cilësor, si organet propagandistike të elitave tÑ‘ krahut të majtë, tÑ‘ cilët nënqeshin me pikëpamjet e amerikanëve të zakonshëm. Santorum pretendon të flasë nÑ‘ emër tÑ‘ këtyre njerëzve, pra për një minoritet amerikanësh, tÑ‘ cilët janë kryesisht të bardhë, provincialë, shumë fetar, thellësisht konservator në çështjet kulturore dhe sociale dhe mÑ‘se tÑ‘ bindur se Obama dhe të gjithë evropianët janë socialistë tÑ‘ rrezikshëm e tÑ‘ pafe. Çështja nuk është nëse Santorum ka tÑ‘ drejtÑ‘ apo e ka gabim. Ajo qÑ‘ ai thotë pranohet si e drejtÑ‘ nga mbështetësit e tij, për vetÑ‘ faktin se këto deklarata përputhen me paragjykimet e tyre. Edhe Interneti, i cili Ñ‘shtÑ‘ duke "mbytur" shtypin cilësor, ushqen dhe forcon këto paragjykime, duke e bërë edhe më të vështirë për të dalluar të vërtetën dhe gënjeshtrën nga publiku. Publiku është segmentuar në grupe njerëzish që i shohin pikëpamjet e tyre në blogs, komente, dhe tweets. Nuk është e nevojshme të ekspozohen ndaj mendimeve të ndryshme, të cilat në çdo rast, konsiderohen të jenë propagandë. Faktikisht, fama e Santorum do t'i ofronte atij një karrierë të shkëlqyer si demagog në media, nÑ‘se ai dështon si politikan. Njerëzit e parë që argumentuan se e vërteta është relative dhe se të gjitha informacionet janë një formë e propagandës që reflekton marrëdhëniet e shoqërisë së pushtetit, u "eliminuan " nga bota e banuar nga Santorum dhe mbështetësit e tij. Dekada më parë, një numër intelektualësh evropiane dhe amerikane bazuar tek marksizmi zhvilluan një kritikë "post-moderne", të fjalës së shkruar. Ne mund të mendojmë, argumentuan ata, se ajo që kemi lexuar në "The New York Times" apo "Le Monde "është objektivisht e vërtetë, por në tÑ‘ vërtetë paraqitet si një formë propagande e maskuar pÑ‘r tÑ‘ mbështetur interesat e klasës borgjeze, ajo qe kritiket post-modern besojnë , pra pavarësia e mendimit, nuk ekziston. E Vërteta objektive është vetÑ‘m një iluzion. Çdokush promovon interesat e njÑ‘ klase ose njÑ‘ tjetre. Sipas kësaj pikëpamjeje gënjeshtra e vërtetë, është pretendimi i ekzistencës sÑ‘ objektivitetit. Ajo çka është e nevojshme për të ndryshuar botën nuk është e vërteta, por ato lloje tÑ‘ reja propagandash ,tÑ‘ cilat promovojnë interesa të ndryshme. Gjithçka ka tÑ‘ bejÑ‘ me politikën. Kjo është e vetmja e vërtetë që ka rëndësi. Nuk ka gjasa që Rick Santorum, ose shumë nga mbështetësit e tij tÑ‘ kenë lexuar rreth ndonjë prej teoricienëve post-modernë. Përveç tÑ‘ tjerash, Santorum, kohët e fundit e quajti Obamën një "snob", nÑ‘ lidhje me deklaratë e tij se tÑ‘ gjithë amerikanët duhet të kenë të drejtë e njÑ‘ arsimi universitar. Pra, ai duhet t'u drejtohet shkrimtarëve që përfaqësojnë gjithçka që nga "Tea party" dhe radikalëve të krahut tÑ‘ djathtÑ‘, pra: të arsimuarve, intelektualëve, urbanÑ‘ve, laikëve dhe jo vetëm tÑ‘ bardhëve. Këta shkrimtarë janë elitat e krahut të majtë, të paktën pÑ‘rsa i përket anës akademike. Por siç ndodh shpesh, idetë kanë mënyra tÑ‘ pazakonta emigrimi. Blogeri, i cili hodhi poshtë korrigjimet e "The Washington Post", nÑ‘ lidhje me portretizimin e trilluar tÑ‘ Santorum për Holandën, u vetÑ‘deklarua si post-modernist i përsosur. Ndjekësit më besnikë të mendimtarëve të majtë në Paris, Nju Jork, apo Berkeley janë elementët më reaksionare në "zemrën" amerikane. Sigurisht, nëse do t'i vihej nÑ‘ dukje kjo "cilësi" atÑ‘herÑ‘ ata do ta gjykonin si një propagandë elitiste.

Ian Buruma është profesor i Demokracisë dhe të Drejtave tÑ‘ Njeriut në Bard College dhe autori i "Zbutja e Zotave": Feja dhe Demokracia në tre kontinente

IAN BURUMA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"MËKATI" I BERISHËS ËSHTË UDHA E KOMBITNga REXHEP SHAHU  (03.10.2012)
MURAT BASHA: NË VITIN 1990 E GJETA MBRETIN NË MËRGIM (03.10.2012)
HASAN LUÇI: KUR FUTA NË RRJETIN E SIGURIMIT ROJËN PERSONALE TË LEKA ZOGUT (Intervista e plotë) (03.10.2012)
LIGJI I DOSJEVE, BERISHA: TOPI REFUZOI TA FIRMOSTE (03.06.2012)
GREVA E MINTATORËVE 1989, NJË LEKSION HISTORIKNga AZEM VLLASI (03.05.2012)
MINI SHENGENI BALLKANIK (03.04.2012)
PËR ACTA DEBATON EDHE PARLAMENTI EVROPIAN (03.04.2012)
MAQEDONI: PROJEKTLIGJI DRAKONIAN PËR MEDIAT (03.02.2012)
LIGJI I RI PËR SHPIFJET (03.02.2012)
FORCAT E ARMATOSURA VUAJNË POLITIZIMINNga PIRO LUTAJ (03.02.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]