VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nesër Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 04:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Nesër Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë
E Premte, 08.28.2009, 02:06pm (GMT+1)

 

Kongresi i jashtëzakonshem i Partisë Socialiste do të nisë punimet nesër në orën 11.00 në Pallatin e Kogreseve. Janë 1500 delegatë të cilët do të njihen që në fillim të Kongresit me raportin e hartuar nga kryesia dhe sekretariati i PS lidhur me atë që socialistët e cilësojnë krimi elektoral i 28 qershorit. Raporti do të lexohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruci ky raport do të analizojë procesin dhe do të shprehë vendimin e socialistëve për të mos njohur zgjedhjet e fundit parlamentare, si zgjedhje të manipuluara dhe të cënuara rëndë nga demokratët.

Pas leximit te raportit dyert do të mbyllen për median për të vijuar me diskutimet mes delagatëve, deputëve dhe drejtuesve të PS-së lidhur me përgjegjësinë e humbjes më 28 qershor. Është kjo pika që pritet të ndezë debatet në sallë ndërkohe që kritikët e kryetarit Rama deklarojnë se kanë siguruar firmat e duhura për t'i kërkuar Kongresit dhe delegatëve ndryshimet e 10 pikave në statut.

Këto ndryshime fokusohen kryesisht në përgjegjësinë e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe forcimit të autonomisë së forumeve drejtuese.

Kongresi do t'i hapë sërish dyert sipas vendimit të fundit të kryesisë, pas disa oresh debati në momentin e paraqitjes së platfmorës së kandidatëve për kryetar partie.

Sipas ndryshimeve bërë së fundmi statutit të partise kandidatet nuk duhet të sigurojnë me firmat e dekegateve për të kandiduar për postin e kryetarit. Dy emrat që pritet të bëhen zyrtare nesër për të konkurruar për kryetar janë Edi Rama, që drejton PS-në prej 4 vitesh dhe deputeti socialist, Arben Malaj. (BalkanWeb)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vilson Mirdita dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti gjerman (08.27.2009)
Zhvlerësimi i Lekut shqiptar - Pse? (08.27.2009)
Çështje të brendshme në politikën e jashtme (08.26.2009)
Tetë anëtarë kërkesë për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste (08.25.2009)
Buçkovski: Politika ndaj Kosovës - lojë pas kuintave të Maqedonisë e Serbisë (08.25.2009)
PSV 91, Komiteti Drejtues sot mbledhje për vendime të rëndësishme (08.25.2009)
Ben Blushi: S'mund të fitosh duke humbur (08.23.2009)
Negociatat Meta-Berisha nisin më 2 shtator (08.22.2009)
Grosryk: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më të mirat që ndonjëherë ka zhvilluar ky vend (08.22.2009)
Objektivi i PS janë zgjedhjet e parakohëshme (08.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]