VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NAFTA DHE AMBICJET E KURDËVE TË IRAKUT

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 04:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
NAFTA DHE AMBICJET E KURDËVE TË IRAKUT

E Hënë, 05.05.2014, 10:16am (GMT+1)


Njoftimi i Ankarasë se nafta që kontrollohet nga Qeveria Rajonale e Kurdistanit në Irak do të shitet në tregjet ndërkombëtare duke kaluar përmes Turqisë, mund të shkaktojë komplikime diplomatike globale.

Që nga dhjetori nafta ka rrjedhur nga rajoni gjysmë-autonom i Kurdistanit për në stacionin turk të naftës në Ceyhan.

Deri tani nafta mbahej aty për magazinim. Por tani që terminali është thuajse i mbushur plot, ministrat nga Ankaraja dhe Qeveria Rajonale e Kurdistanit thonë se parashikojnë që këtë muaj të fillojnë shitjet e para.
 
Rreth 100 mijë fuçi në ditë nga nafta kurde po eksportohen në Turqi, një sasi që sipas analistëve, pritet të rritet.

Opinionisti Kadri Gurse i gazetës turke Milliyet paralajmëron se shitjet mund të kenë ndikim të konsiderueshëm.

"Ky është një hap përpara për të fuqizuar pavarësinë e Qeverisë Rajonale të Kurdistanita, gjë që vë në pikëpyetje integritetin e Irakut të ditëve tona. Nafta është faktori që mban të bashkuar Irakun e sotëm".

Analistët rajonalë thonë se shitja e naftës shihet si fuqizim i pozitës së kurdëve të Irakut.  Me marrëveshjet energjetike, kurdët e Irakut po bashkëpunojnë më ngusht me Ankaranë, gjë që pritet të sjellë lidhje më të forta ekonomike, politike si dhe një hap më pranë drejt pavarësisë. Turqia është e përfshirë edhe në një numër projektesh zhvillimi në këtë rajon kurd, si ndërtimi i aeroportit, hoteleve e rrugëve, e deri tek supermarketet.

Sinan Ulgen, studiues në Institutin Carnegie në Bruksel, thotë se edhe Ankaraja po përfiton:

"Do të ishte një sukses i mirëpritur për politikën e jashtme turke. Ky zhvillon ndikon tek politika energjetike, ajo e sigurisë së furnizimeve dhe pavarësia nga importet nga vende të tjera".

Megjithatë, Emre Iseri, politolog dhe ekspert i energjisë në Universitetin Yasar në Izmir thotë se një bashkëpunim i tillë kërcënon të tendosë marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin:

"Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga këto përpjekje të kurdëve drejt pavarësisë. Si rezultat edhe Turqia do të ketë probleme me Uashingtonin. Shtetet e Bashkuara, në një farë mënyrë po fajësojnë Turqinë, duke thënë "ju po mbështesni pavarësinë e këtij rajoni nga Iraku".

Uashingtoni ka kritikuar disa herë Ankaranë për bashkëpunimin energjetik me rajonin, pa përfshirjen e Bagdatit. Qeveria qendrore e Irakut këmbëngul se është autoriteti i vetëm, sipas kushtetutës irakiane, për të shpërndarë dhe shitur rezervat energjetike të vendit.

Qeveria e zotit Maliki paralajmëron se të drejtat e kurdëve mbi 17% të rezervave të naftës varen nga detyrimi për të shitur naftën përmes kompanive shtetërore irakiane. Megjithatë, kurdët nuk kanë përfillur paralajmërimet e Bagdatit dhe i kanë shitur Turqisë miliona fuçi nafte.

Ekspertët rajonalë thonë se rajoni kurd i Irakut një ndër rajonet më të sigurta dhe më të qëndrueshme në Irak për zhvillim biznesi, pritet të rrisë të ardhurat nga nafta me shitjen e parë të naftës këtë muaj. rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NZZ - GJERMANIA ROL DREJTUES NË KRIZËN NË UKRAINË (05.05.2014)
KRITIKA NDAJ VËZHGUESVE TË OSBE-së (05.05.2014)
ISHINGER - NDËSHKIMI I PUTINIT JO OBJEKTIVI MË I RËNDËSISHËM (05.03.2014)
SË BASHKU KUNDËR PUTINIT - TË PAKTËN PËR MOMENTIN (05.03.2014)
NATO - RUSIA MË TEPËR 'ARMIK' SE PARTNER (05.03.2014)
RRITJA E EKONOMIVE NË ZHVILLIM (05.03.2014)
RAPORT - LIRIA E BESIMIT NË BOTË (05.02.2014)
FMN - KREDIJA PËR UKRAINËN KËRKON REFORMA (05.02.2014)
1 MAJ - GRATË NË GJERMANI PUSHTOJNË BOTËN E PUNËS (05.01.2014)
REAGIME TË NDRYSHME NDAJ DEKLARATËS TURKE PËR ARMENINË (05.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]