VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LUFTIMET NË UKRAINËN LINDORE PROVË PËR UDHËHEQJEN NË KIEV

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 02:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
LUFTIMET NË UKRAINËN LINDORE PROVË PËR UDHËHEQJEN NË KIEV

E Martë, 05.06.2014, 07:54am (GMT+1)


Dje forcat qeveritare të sigurisë u ndeshën me rezistencë të ashpër nga separatistët pro - rusë në Ukrainën lindore, ndërsa zyrtarët në Kiev thonë se ushtria dalëngadalë po merr kontrollin e rajonit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden njofton nga Kievi se disa analistë vënë në pikëpyetje vullnetin politik të qeverisë apo aftësinë e saj ushtarake për t'i dhënë fund konfliktit.

Në spitalin e Slovjanskit dje u trajtuan shumë separatistë të plagosur në luftimet me forcat e Ukrainës, në të cilat kishte të vrarë nga të dyja palët.

Strategjia e forcave të Ukrainës ka qenë rrethimi dhe izolimi i separatistëve në qytetet e fortifikuara të Slovjanskit dhe Kramatorskit. Pavarësisht nga sulmi i fundit nga militantët, zëdhënësja e Forcave Ukrainase të Sigurisë, Maryna Ostapenko thotë se gjërat po ecin sipas planit.

"Tani unë mund të them se Kramatorski është nën kontrollin e forcave anti - terroriste, me përjashtim të qendrës së qytetit. Separatistët atje dhe në Slovjansk vazhdojnë të kontrollojnë ndërtesat qeveritare".

Strategjia për të detyruar separatistët të tërhiqen në ndërtesat e pushtuara mund të jetë e efektshme, thotë analisti Dmitry Tymchuk i Qendrës së Kievit për Studime Ushtarake dhe Politike. Por ai është i shqetësuar se forcat e Ukrainës nuk janë të shpërndara në mënyrë kompakte.

"Në qoftë se ata kanë bllokuar Slovjanskin, unë shtrojë pyetjen se sa i ngushtë është rrethimi dhe sa i efektshëm është kontrollimi i kësaj zone. Kam të njejtin shqetësim edhe për zonat e tjera përfshirë Kramatorskin".

Zëdhënësja e Forcave Ukrainase të Sigurisë Maryna Ostapenko thotë se në një betejë të kohëve të fundit, forcat ukrainase u përleshën me një numër shumë më të madh separatistësh, por arritën të fitonin.

"Unë mund të them se gjatë operacionit filloi një luftë e vërtetë. Forcat speciale të Ukrainës u përballen me një kundërshtar që në numër ishte dy herë më i madh se sa grupi i tyre".

Analisti Dimitry Tymchuk thotë se që të ketë sukses, ushtria duhet të vazhdojë të luftojë në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme pavarësisht viktimave në rritje. Ai thotë se kjo do të jetë një provë e vërtetë për qeverinë.

"Para së gjithash, duhet të përfundohet plotësisht operacioni në Slovjansk. Pastaj duhet të çlirohet Kramatorski, dhe më pas të gjitha zonat e tjera të pushtuara. Por në qoftë se forcat ukrainase nuk kanë burime të mjaftueshme, dhe kjo është e paqartë, në këtë mjedis nëse nuk ka vullnet politik, suksesi i operacioneve ushtarake do të jetë shumë i vështirë".

Kievi gjithashtu po dërgon një njësi të gardës kombëtare në Odessa për të rivendosur kontrollin atje pas përleshjeve vdekjeprurëse mes aktivistëve pro - rusë dhe përkrahësve të qeverisë ukrainase.

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se po mbështet përpjekjet e separatistëve për të destabilizuar vendin përpara zgjedhjeve të 25 majit. Moska thotë se Kievi dhe Perëndimi po provokojnë gjakderdhjen.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NAFTA DHE AMBICJET E KURDËVE TË IRAKUT (05.05.2014)
NZZ - GJERMANIA ROL DREJTUES NË KRIZËN NË UKRAINË (05.05.2014)
KRITIKA NDAJ VËZHGUESVE TË OSBE-së (05.05.2014)
ISHINGER - NDËSHKIMI I PUTINIT JO OBJEKTIVI MË I RËNDËSISHËM (05.03.2014)
SË BASHKU KUNDËR PUTINIT - TË PAKTËN PËR MOMENTIN (05.03.2014)
NATO - RUSIA MË TEPËR 'ARMIK' SE PARTNER (05.03.2014)
RRITJA E EKONOMIVE NË ZHVILLIM (05.03.2014)
RAPORT - LIRIA E BESIMIT NË BOTË (05.02.2014)
FMN - KREDIJA PËR UKRAINËN KËRKON REFORMA (05.02.2014)
1 MAJ - GRATË NË GJERMANI PUSHTOJNË BOTËN E PUNËS (05.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]