VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA E NGRE STATUSIN E ZYRAVE TË OPOZITËS SIRIANE

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 04:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
SHBA E NGRE STATUSIN E ZYRAVE TË OPOZITËS SIRIANE

E Martë, 05.06.2014, 07:57am (GMT+1)


Administrata e Presidentit Obama ka thënë se do të njohë zyrat e grupit kryesor opozitar sirian në Uashington dhe Nju Jork si misione të huaja diplomatike.

Zyrtarët amerikanë njohën Koalicionin Kombëtar Sirian si përfaqësues legjitim të popullit sirian në dhjetor të vitit 2012, por zyrat e këtij koalicioni në Shtetet e Bashkuara deri dje ishin njohur vetëm si zyra ndërlidhëse.

Shtetet e Bashkuara thonë gjithashtu se do të shtojnë ndihmat humanitare për opozitën me 27  milionë dollarë, duke rritur ndihmën e përgjithshme amerikane për opozitën, e cila po lufton për përmbysjen e presidentit Bashar al-Asad, në 287 milionë që nga fillimi i konfliktit tre vjet më parë.

Ky përmirësim i statusit të zyrave të opozitës është kryesisht simbolik, por zyrtarët amerikanë thonë se kjo ka qenë një kërkesë kyçe e opozitës siriane, sepse ajo beson se do të ketë prani më të madhe dhe besueshmërinë e zyrtarëve në Uashington dhe të emigrantëve sirianë në Shtetet e Bashkuara.

Njoftimi i djeshëm vjen në fillim të një vizite në Uashington të një delegacioni të opozitës siriane të kryesuar nga Ahmed Jarba, president i koalicionit. Ai të enjten do të takohet me Sekretarin e Shtetit John Kerry.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUFTIMET NË UKRAINËN LINDORE PROVË PËR UDHËHEQJEN NË KIEV (05.06.2014)
NAFTA DHE AMBICJET E KURDËVE TË IRAKUT (05.05.2014)
NZZ - GJERMANIA ROL DREJTUES NË KRIZËN NË UKRAINË (05.05.2014)
KRITIKA NDAJ VËZHGUESVE TË OSBE-së (05.05.2014)
ISHINGER - NDËSHKIMI I PUTINIT JO OBJEKTIVI MË I RËNDËSISHËM (05.03.2014)
SË BASHKU KUNDËR PUTINIT - TË PAKTËN PËR MOMENTIN (05.03.2014)
NATO - RUSIA MË TEPËR 'ARMIK' SE PARTNER (05.03.2014)
RRITJA E EKONOMIVE NË ZHVILLIM (05.03.2014)
RAPORT - LIRIA E BESIMIT NË BOTË (05.02.2014)
FMN - KREDIJA PËR UKRAINËN KËRKON REFORMA (05.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]