E Premte, 04.26.2024, 10:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Deutsche Welle, AGRON TUFA - PD E TRADHTOI TË DJATHTËN

E Hënë, 07.08.2013, 03:49pm (GMT+1)


Në foto, Agron Tufa

Historia e zhvillimeve politike në Shqipëri po përsëritet. 8 vite më parë protagonisti kryesor i socialistëve, Fatos Nano, njoftoi largimin nga drejtimi i partisë. Shkak ishte humbja e zgjedhjeve parlamentare të atij viti. Vendin e tij e zuri Edi Rama. Dhe ja pak kohë më parë protagonisti kryesor i demokratëve, Sali Berisha, dha dorëheqjen nga çdo funksion partiak. Shkak ishte humbja e zgjedhjeve parlamentare pas një qeverisje 8 vjeçare. Tani në garë për ta zëvendësuar atë janë Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha.

Në këto momente kur PD është e kapluar nga ethet e përzgjedhjes së pasuesit të atij që e udhëhoqi prej rreth 23 viteve partinë, në qarqet politike dhe në debatet e gjera publike është rigjallëruar çështja e qarkullimit të elitave në Shqipëri. E lidhur ngushtë me këtë, hapësirë diskutimi ka marrë dhe perceptimi se në çfarë niveli është demokracia e brendshme e subjekteve kryesore politike. Prof. Ass. Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit e shikon ndryshimin jo normal të elitave politike në Shqipëri si një handikap që lidhet me ndikimet e kohës së regjimit komunist. Kur nisi ndryshimi i sistemit afër 23 vite më parë, vendi ishte si në një batak intelektual, thotë ai për DW. "Ishte një kastë e limituar nga pikëpamjet dhe idetë, shumë e politizuar, pa ndonjë bagazh, përvojë a përgatitje konkrete për sfidat ku po hynte Shqipëria. Nuk kishin një platformë kritike për periudhën afër gjysmë shekullore që e kishte rrënuar dhe izoluar vendin Pra, mendoj se elitat u gjendën në një zbrazëti ideologjike, kulturore dhe intelektuale."

Për Prof. Ass. Agron Tufën, mungesa e demokracisë së brendshme të partive kryesore vjen në rradhë të parë nga shmangia që lidershipi ju bën problemeve reale më të cilat përballet shoqëria.


"Të marrim elitat politike në rradhët e PD-së. Mendoj se i kanë ikur misionit historik që duhej të merrnin mbi vete, si përfaqësues të së djathtës, për t'u marrë seriozisht me plagët e shtresës së të persekutuarve të regjimit kominist. Kanë zvarritur dhe trajtuar shkel e shko problemet e pronarëve të vërtetë, në një kohë që nuk ju falet mosmiratimi ende i një ligji efikas për lustracionin, duke e lënë Shqipërinë si vendin e vetëm ish komunist pa një ligj të tillë."


Elitat politike të së djathtës, vazhdon Tufa, nuk kanë bërë atë që duhet për dekomunistikimin e shoqërisë dhe të simboleve. "Sa i takon elitave të krahut të majtë, ato për shumë kohë kanë qenë afër trashëgimisë komuniste të ish Partisë së Punës. Ata janë treguar alergjikë për të folur për të shkuarën diktatoriale të Shqipërisë dhe kanë bërë rolin refraktar në demokratizimin e vendit. Vetëm në këto dy vitet e fundit, diçka kanë nisur të marrin seriozisht.në rivlerësimin e së shkuarës. Dëshira e të dy krahëve të politikës mendoj se është rruga e lehtë për tek pushteti, mbajtja për një kohë të gjatë e tij dhe përfitime sa më shumë nëpërmjet korrupsionit. Këto janë pengesa thelbësore për demokratizimin e brendshëm të partive kryesore, për qarkullimin e elitave."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MASAKRA E BOROVËS - PAS 70 VJETËSH DJALI I NAZISTIT MERR PJESË NË PËRKUJTIMORE, KËRKON FALJE (07.07.2013)
AZGAN HAKLAJ, TRIUMFI I NDËRGJEGJES SI KUJTESË PËR TË ARDHMEN E KOMBITShënime për librin “Për kombin,për demokracinë”të autorit Azgan HaklajNga QAZIM SHEHU (07.07.2013)
INA KOSTURI, PROFESORE E ASOCIUAR DHE E PAPUNË - TË ZBATOHET LIGJI! (07.05.2013)
MIT'HAT FRASHËRI - KU TË GJEJMË NËPUNËS QË DINË SHQIP? (07.04.2013)
SHTETËSIA SHQIPTARE - KUJT I JEPET DHE SI PËRFITOHET, PËRJASHTOHEN SHTETASIT E KOSOVËS (07.04.2013)
PIKTORI AVNI DELVINA RRËFEN HISTORINË PAS 23 VJETËSH - ÇFARË NDODHTE NË OBORRIN E AMBASADËS MË 2 KORRIK 1990 (07.03.2013)
YLLI BODINAKU ÇAU 23 VJET MË PARË MURIN SHQIPTAR TË BERLINIT (07.02.2013)
URA E ÇUDITSHME PREJ DRURI E SHEKULLIT XVI NË BERAT (07.02.2013)
NJOFTIM MORTOR - NDËRROI JETË VATRANI I PËRKUSHTUAR, VEPRIMTARI ANTIKOMUNIST ENVER SHASKA (07.01.2013)
ELHAIDA DANI NXJERR ALBUMIN E PARË MË 2 KORRIK (06.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]