ABRASHI TRI VITE KONTRATË ME GRASSHOPERS
E Djelë, 02.15.2015, 10:49am (GMT+1)
E ardhmja e lojtarit të kombëtares shqiptare Amir Abrashi është e hapur. Në një konferencë për shtyp 24 vjeçari ka pranuar se ka shumë mundësi që të largohet nga Zvicra nëse nuk firmos një kontratë 3 vjeçare me ekipin e Grasshopersit.
Abrashi ka pranuar se atij i kanë ofruar një kontratë trevjeçare por ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë. Ai ka edhe oferta të tjera jashtë Zvicrës.
Lojtari i kombëtares kuqezi është pjesë e Grasshopersit që nga 2010- ta, ndërkohë që kontrata i skadon në verë. Një nga skuadrat që e kërkon me ngulm është Verder Bremeni.
www.voal-online.ch
|