VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SULMI NDAJ CHARLIE HEBDO - GAZETARËT MBAJNË MANIFESTIM ZIE NË BERNË, GJENEVË, ZYRIH

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 10:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
SULMI NDAJ CHARLIE HEBDO - GAZETARËT MBAJNË MANIFESTIM ZIE NË BERNË, GJENEVË, ZYRIH

E Enjte, 01.08.2015, 04:54pm (GMT+1)



BERNË - "Sindikata Zvicerane e Mediave SSM është e tronditur nga sulmi ndaj personelit dhe redaksisë së revistës satirike « Charlie Hebdo » në Paris. Ne iu shprehim të afërmve të viktimave përkrahjen tonë më të fuqishme dhe i lutemi Zotit që kolegët e gazetarëve të vrarë të gjejnë forca për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Sulmi ndaj revistës dhe tragjedi që shkaktoi ky sulm, kurrsesi nuk mund të ndalin kritikën e hapur që gazetarët dhe gazetat do të bëjnë në pasqyrimin e realitetit."

Kështu u tha ndër të tjera në deklaratën e lexuar në manifestimine zisë të mbajtur mbrëmë në Sheshin Federal në Bernë në orën 18 e 30.


APES DËNON SULMIN TERRORIST


Edhe APES Shoqata e Gazetarëve të Huaj me qëndrim në Zvicër dhe në Lihtenshtajn iu shprehu ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave dhe dënoi aktin barbar kundër jetëve njerëzore. Shoqata iu shprehu solidaritetin të gjithë punonjësve të mediave në misionin tonë të përbashkët në mbrojtje të lirisë së informimit.


CHARLIE HEBDO - GAZETARËT ZVICERANË NDEROJNË KOLEGËT E VRARË
Pas leximit të një mesazhi solidariteti u mbajt një minutë heshtje


GJENEVË - Rreth 400 veta - kryesisht gazetarë - janë bashkuar sot në Gjenevë për t'iu bërë ndërime viktimave të atentatit të djeshëm kundër redaksisë së Charlie Hebdo. Pasi është lexuar një mesazh solidariteti dërguar javores satirike pariziane, të pranishmit kanë mbajtur një minutë heshtje.

"I gjithë profesioni ynë është në zi," ka nënvizuar mesazhi i shkruar nga gazetarët dhe nga personeli i "Tribune de Genève". "Nuk gjenden fjalët e zonja për të shprehur dhimbjen, trishtimin dhe zemërimin të cilët na kanë pushtuar", vijon letra drejtuar kolegëve të Charlie Hebdo e familjarëve të vitkimave.

"Ky atentat - thuhet më tej . na kujton në mënyrë tejet brutale, sa rëndësi ka të luftojmë çdo ditë me laps ose me penë në dorë për të mbrotjur lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit, themelet e demokracisë dhe të Shtetit të së drejtës."

"Gazetarë të shumë - konstaton mesazhi - vdesin vazhdimisht në mbarë botën vetëm pse bëjnë punën e tyre."
ATS

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CHARLIE HEBDO - GAZETARËT ZVICERANË NDEROJNË KOLEGËT E VRARËPas leximit të një mesazhi solidariteti u mbajt një minutë heshtje (01.08.2015)
ZVICRA KA PAGAT MË TË LARTA NË EVROPË - SI BRUTO EDHE NETO (01.07.2015)
POLICIA ZVICERANE GJEN 15 VJEÇAREN SHQIPTARE TË ZHDUKUR PARA 3 MUAJVE (01.05.2015)
VITI POLITIK 2015 - ZHVILLIMET KRYESORE ZVICERANE (01.05.2015)
REGA - 400 FLUTURIME SHPËTIMI NGA 24 DHJETORI DERI MË 4 JANARTri të katërtat e ndërhyrjeve kanë ndodhur në male (01.04.2015)
PRESIDENTJA SIMONETTA SOMMARUGA - ZVICRA, VENDI KU GJENDET E GJITHË BOTA (01.02.2015)
XHAKAJT BËJNË SHQIPONJËN - 'TËRBOHEN' MEDIAT NË SERBI E ZVICËR (12.31.2014)
ZVICRA DHE BE - KAQ AFËR DHE KAQ LARG (12.30.2014)
'SONNTAGSZEITUNG' SHPALL IMAMIN SHQIPTAR MUSTAFË MEHMETI 'ZVICERANI I VITIT' (12.28.2014)
POLICIA E ZYRIHUT KAP TRE SHQIPTARË ME 100 GJËSENDE TË VJEDHURA (12.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]