E Mërkurë, 06.17.2026, 08:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GJAKOVË - POETËT EKSPOZUAN DHJETËRA FOTOGRAFI NGA MASAKRAT E LUFTËS SË VITEVE 1998-1999

E Martë, 10.01.2013, 06:37am (GMT+1)



GJAKOVË -  Prej dy vjetësh,tashmë në shumë vende të botës, mbahet manifestimi kulturor ndërkombëtar "100 mijë poetë për ndryshim", manifestim që sivjet u organizua edhe në komuna e Gjakovës. Me manifestimin e mbajtur , poetët gjakovarë, por jo vetëm ata, u shprehën se janë për ndryshime në të gjitha fushat e jetës. Disa dhjetëra fotografi nga masakra të ndryshme që kanë ndodhur në komunën e Gjakovës në vitet e luftës së fundit (1998 e 1999), të ekspozuara në qendër të qytetit, e shënuan nismën e këtij manifestimi, i cili  zgjati 3 ditë. Organizatore ishte Qendra Kombëtare e Poetëve, Artistëve dhe Shkrimtarëve (QKPASH) "Gjakova".

 Ky manifestim kishte për qëllim të zgjojë vetëdijen e banorëve të Gjakovës, që përmes këtyre fotografive t'i nxisim ata për ndryshime pozitive në të gjitha fushat e jetës. Sot kemi familjarë të dëshmorëve, të martirëve e të zhdukurve, veteranë e invalidë të luftës, që nuk e kanë asnjë cent për të jetuar. Kemi njerëz që po luftojnë për mbijetesë. Prandaj është moment i fundit që ne ta ngremë zërin dhe të vendosim për ndryshime. Në hapje të këtij manifestimi kemi vendosur t'i paraqesim këto foto nga krimet serbe, të cilat fatkeqësisht kanë filluar të harrohen nga qeveritë tona, pavarësisht nga cilat parti vijnë", ka thënë Mevlyde Saraçi, kryetare e QKPASH "Gjakova", duke shtuar se në këtë manifestim ndërkombëtar, deri më tash janë të inkuadruara një numër i madh i shteteve nga mbarë bota.

 "Aty ku ka luftëra bëhet thirrje për paqe dhe liri, aty ku shkelen të drejtat e njeriut mbahen protesta, ndërkaq ne që e arritëm lirinë me gjakun e të rënëve tanë, kemi vendosur që përmes këtyre fotografive t'i tregojmë opinionit vendor e ndërkombëtar se jemi paqësorë, por që ne nuk e harrojmë të kaluarën. Ne nuk hakmerremi, por as nuk falim", është shprehur më tej Saraçi.

Ky manifestim që për herë të parë po mbahet në Kosovë, ka vazhduar me disa aktivitete të larmishme,si  orën letrare dhe me tryezën "Poetët e kombit apelojnë", ndërsa në ditën e tretë është shfaqur filmi dokumentar "Lotët e Lirisë", që i kushtohet të gjitha familjeve që më të dashurit e tyre i kanë pasur dhe vazhdojnë t'i kenë të zhdukur.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VËRSHOJNË KËRKESAT E QYTETARËVE TË SHQIPËRISË PËR AZIL NË VENDET E EVROPËS PERËNDIMORE (10.01.2013)
ASAMBLEJA E KËSHILLIT TË EVROPËS MIRATON RAPORTIN PËR ZGJEDHJET NË SHQIPËRI (09.30.2013)
QEVERIA RAMA BËN EMËRIME TË REJA (09.30.2013)
GREQIA IA SHKURTON FINANCIMET AGIMIT TË ARTË (09.30.2013)
KOSOVË - ALARMANTE SHIFRAT E PAPUNËSISË (09.30.2013)
STRUKTURAT E SERBISË NË KOSOVË VAZHDOJNË EDHE PAS DATËS KUR DUHESHIN SHPËRBËRËBE-ja hesht, Prishtina e Beogradi shkëmbejnë akuza (09.30.2013)
AMBASADORI ARVIZU MORI TITULLIN 'QYTETAR NDERI' I ELBASANIT (09.30.2013)
ARMË, FOTO TË HITLERIT DHE HELMETA NAZISTE NË SHTËPINË E KRISTOS PAPAS (09.30.2013)
THAÇI - MUND TË GARANTOJ SE PRITEN NJOHJE TË REJA, PËRFSHIRË 5 VENDET E BEsë (09.30.2013)
BUXHOVI: RUGOVA E BERISHA KISHIN RAPORTE TË TENSIONUARA (09.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2026  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]