MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË
E Hënë, 05.11.2015, 06:29am (GMT+1)
Gjatë dy ditëve të përleshjeve të armatosura në Kumanovë, në Preshevë kanë arritur 700 shqiptarë nga Maqedonia, ka bërë të ditur kryetari i Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Mustafa ka vizituar pikën kufitare midis Serbisë dhe Maqedonisë, ku ka biseduar me përfaqësues të policisë kufitare.
Me Mustafën, të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të Kryqit të Kuq, OSBE-së dhe Trupit Koordinues për jug të Serbisë.
www.voal-online.ch
|