E Mërkurë, 06.17.2026, 08:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRI - 7 DEPUTETË FITUAN KREDI SI TË VARFËR
Deputetët e PD Arenca Trashani, Astrit Bushati, Edi Paloka, Gjergji Papa, Ndue Paluca, Paulina Hoti dhe deputetja e PS Paulina Hoxha

E Enjte, 01.09.2014, 09:28am (GMT+1)


-Të qenit deputet përveç një vendi të privilegjuar në shoqëri, të mundëson dhe shumë favore të tjera, duke filluar si nga paga, pasaporta diplomatike, lehtësirat në dogana etj. Në këtë kuadër deputetë mund të trajtohen edhe si të pastrehë duke përfituar kredi si të varfrit. Në vitin 2010, qeveria "Berisha" do të merrte një vendim për dhënie me kredi me interes zero për ministrat, politikanët dhe zyrtarët e lartë, duke i përfshirë në kategorinë e personave që jetojnë në kushtet jonormale të strehimit. Sipas udhëzimit të atëhershëm nga ministrat e Transportit dhe të Financave, Sokol Olldashi dhe Ridvan Bode, futen në programin e kredive të lehtësuara të subvencionuara nga shteti zyrtarë që përfitojnë sipas vendimit Nr.600, datë 12.9.2007 "Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë". Me udhëzimin e ri, dy ministrat përfshinë njëherësh zbatimin e dy vendimeve të tjera të tjera, nr.600 datë 12.9.2007 dhe nr.814, datë 3.12.2004. Përveç lehtësirave, funksionarët e lartë mund ta përfitojnë edhe nëse kanë vetëm 3 muaj punë pa ndërprerje në institucionin zyrtar.

Deputetët përfitues

Nga një hulumtim i gazetës "˜Shekulli" se sa është shfrytëzuar ky opsion nga deputetët, rezulton se gjatë 8 viteve, 2005-2013, nga kjo mundësi kanë përfituar gjithsej shtatë deputetë, midis të cilëve edhe një deputet socialist. Nga dokumentet që disponon gazeta, rezulton se janë gjithsej 6 deputetë të Partisë Demokratike që kanë përfituar nga statusi i tyre si deputet. Sipas dokumentit që disponohet, thuhet se deputetët janë trajtuar me kredi strehimi "˜bazuar në vendimin nr 600, datë 12.9.2010, të Këshillit të Ministrave "Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë". Ajo që vihet re, gjatë drejtimit të Kuvendit nga Kryetarja Jozefina Topalli, përfituesit kanë qenë kryesisht nga qarqet Lezhë dhe Shkodër. Në këtë pikë janë harruar edhe dallimet politike, pasi edhe deputetja socialiste Paulina Hoxha, mjafton që është nga Shkodra. Të shtatë kanë fituar nga 5 milionë lekë kredi. Sipas dokumentit, fituesit e kredive të buta janë: Arenca Trashani (deputete e PD-së, qarku Shkodër); Astrit Bushati (deputet i PD-së, qarku Shkodër), Edi Paloka (deputet i PD-së, qarku Lezhë), Gjergji Papa (deputet i PD-së, qarku Korçë); Ndue Paluca (deputet i PD-së, qarku Shkodër); Paulina Hoxha (deputete e PS-së, qarku Shkodër), Paulina Hoti (deputete e PD-së, qarku Lezhë);

Përfituesit

Vendimi i qeverisë "Berisha" u jepte disa funksionarëve politikë dhe nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore trajtim me strehim, si: anëtarët e Këshillit të Ministrave;b) deputetët; c) anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm; ç)zëvendësministrat dhe personat e barazuar me ta, prefektët, dhe ushtarakët, me gradën e gjeneralit; d) funksionarët politikë në kabinetet e Presidentit, të Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe të ministrave;dh) titullarët e institucioneve qendrore e në varësi të Kryeministrit apo të ministrit, titullarët apo drejtuesit ekzekutivë, të institucioneve qendrore, të pavarura, si dhe të punësuarit në sektorin publik, në kuadër të projektit "Brain Gain"; e) nëpunësit civilë të administratës qendrore, nga drejtor drejtorie deri te sekretar i përgjithshëm.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADORI ALEKSANDËR ARVIZU TAKON MINISTREN E MBROJTJES MIMI KODHELI - LUFTË KORRUPSIONIT, SHEMBULLI TË NDIQET EDHE NGA TË TJERËT (01.09.2014)
KROACI - EKSTRADOHET NË GJERMANI ISH AGJENTI I FSHEHTË JUGOSLLAV (01.09.2014)
SHQIPËRI - RËNIE E FORTË EKONOMIKE GJATË TREMUJORIT TË TRETË TË VITIT 2013 (01.08.2014)
SHOQATA 'THIRRJET E NËNAVE' - GJAKOVË, KREJT KOSOVA KRENOHET ME JU! (01.08.2014)
Zëri i Amerikës, EDUARD SELAMI - VENDIMI PËR ARMËT KIMIKE ISHTE NJË ZHGËNJIM PËR AMBASADEN AMERIKANE (Intervistë) (01.08.2014)
NË DISA QYTETE TË KOSOVËS ASHPËRSOHEN REDUKTIMET E FURNIZIMIT ME UJË TË PIJSHËM (01.08.2014)
KUVENDI TË VENDOSË PËR PTK-në (01.08.2014)
SHPËRTHIM NË VERI TË MITROVICËS - PA TË LËNDUAR (01.08.2014)
KOSOVA NJË RRJET TË VOGËL DIPLOMATIK - POR SHPENZON DHJETËRA MILIONË EURO NË VIT (01.07.2014)
Der Spiegel, GREQIA SI AFGANISTANI - SHTET I DËSHTUAR (01.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2026  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]