Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë rreth orës 23:30 aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi e Etleva Malushaj.
Lajmin e ka bërë me dije Adonis Tahiri, aktivist në zyrën për media të Vetëvendosjes, përmes një postimi në Facebook.
Lexoni postimin e tij:
Rreth ores 11:30 ne mbremje, Policia e
Kosoves ka ndaluar tre aktiviste te Levizjes VETEVENDOSJE! ne kufi,
perderisa po ktheheshin nga Shqiperia, dy prej te cileve i ka arrestuar:
Frasher Krasniqin dhe Etleva Malushajn. Pra, ata nuk u arrestuan duke
dale nga Kosova (te njejten dite), por duke hyre ne Kosove. Sigurisht se
kjo ka ndodh per shkak te pjesemarrjes se tyre neper aksione e protesta
te mehershme.
Ditë më parë Policia e Kosovës arrestoi
sekretarin organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, të cilin e
kishte ndaluar në Aeroportin e Prishtinës, teksa po udhëtonte për në
Zvicër.
Indeksonline së shpejti do ju informojë për arsyet e arrestimit të tyre.