Juliette Binoche, lindur më 9 mars 1964, plot dyzet e pesë vjet më parë, është një aktore franceze fituese e Çmimit Oskar (Academy Award). Binoche është e njohur botërisht për rolet e saj në filma popullorë dhe në filma të vlerësuar me çmime, si The Unbearable Lightness of Being (Lehtësia e padurueshme e qenies), The English Patient (Pacienti anglez), më 1996, dhe Chocolat (2000), si dhe i filmave me sukses ndërkombëtar si Thrre Colors: Blue (1993) dhe Cachè (2005). Ajo fitoi çmim Oskar për rol jokryesor, në filmin The English Patient, duke u bërë aktorja e dytë franceze që e fiton ktëtë çmim.
Binoche lindi në Paris, vajzë e Jean-Marie Binoche, regjisor, aktor e skulptor, dhe Monique Stalens, mësuese, regjisore dhe aktore. Nëna e Binoche është me prejardhje polake, dhe sërgjshërit e saj katolikë, nga nëna, ishin të burgosur në Aushvic, ngaqë ishin intelektualë.
Binoche ka gjithashtu prejardhje franceze, flamande, braziliane dhe marokene. Prindërit iu ndanë kur ajo ishte katër vjeçe. Binoche dhe motra Marion u dërguan në një shkollë me konvikt.
Ajo filloi si aktore amatore skene. Kur ishte 17 vjeçe bëri regjinë dhe luajti në një prodhim studentësh të Eugène Ionesco, Exit the King (Ikja e Mbretit). Vitin tjetër shkoi për studime aktoreje në Konservatorin Kombëtar të Arteve Dramatike të Parisit (CNSAD). Gjeti një agjent artistik nëpërmjet një miku dhe iu bashkua një trupe teatrore që bëri tur në Francë, Belgjikë dhe Zvicër, nën pseudonimin "Juliette Adrienne". Pas ikjes nga CNSAD, ajo filloi leksione aktoreje me të famshmen Vera Gregh. Duke ndjekur gjurmët e nënës, ajo u bë aktore skene, duke marrë pjesë, me raste, në role të vogla filmash. Roli i parë në ekran ishte më 1993, në një rol të vogël në filmin televiziv Dorothèee, dansesuese de cords, të Jacques Fenstes, që u vijua nga role të ngjashme në filmin televiziv lokal Fort Bloqur të Pierrick Guinard. Pasi Binoche siguroi pjesëmarrjen e parë në një film të ekranit të madh me një rol të vogël në filmin Liberty Belle, të regjisorit Pascal Kanè, vendosi t'i përkushtohet kinemasë.
Filmat e hershëm e bënë atë të njohur aktore yll të Francës. Rolet e saj ishin role femrash të reja që hyjnë në jetë nëpërmjet bukurisë së tyre. Role të voglas në Les Nanas dhe Adiez balireau çuan në role më kuptimplota si Je vous salue, Marie të regjisorit Jean-Luc Godard, dhe La Vie de Famille të regjisorit Jacques Dillon.
Më 1985, Binoche siguroi rolin kryesor në filmin Rendez-vous të Andrè Tèchinè. Premiera e filmit ishte në Festivalin e Kanës atë vit dhe fitoi çmimin për regjisorin më të mirë. Më 1986, Binoche u kandidua për herë të parë për çmimin Cèsar si aktorja më e mirë kinematografike. Filmi tjetër ishte Mon beau-frère a tuè ma soeur, të regjisorit Jacques Rouffio, film i dështuar.
Atë vit luajti përballë Michel Piccoli në filmin Mauvais Sang të regjisorit Lèos Carax. Ky filma ia dha kandidaturën e dy të për Cèsar. Po më 1986 ajo luajti në filmin Philip Kaufman, The Unbearable Lightness of Being, bazuar në romanin e Milan Kunderës. Ishte filmi i parë në anglisht i saj dhe ishte sukses ndërkombëtar. Por Binoche vendosi të rikthehet në Francë dhe të mos vazhdojë karrierën ndërkombëtare. Më 1988 pato rolin kryesor në Un tour de manège të Pierre Pradinas. Pastaj Les Amants du Pont-Neuf të Lèeos Carax. Këtij filmi ia kushtoi plot tri vjet. Filmi doli më 1991 dhe ishte sukses i madh. Ajo fitoi Europian Film Award si aktorja më e mirë dhe kandidaturën e tretë Cèsar.
Binoche pastaj u vendos në Londër për prodhimet e vitit 1992, Emily Brontë's Wuthering heights dhe Damage, të dy tejet të suksesshëm ndërkombëtarisht. Për Damage mori kandidaturën e katërt Cèsar. Më 1993, luajti në Thrre Colors: Blue të Krzysztof Kieslowski, tejet i suksesshëm. Filmi ia dha asaj Çmimin e Venecias, një çmim Cèsar si aktorja më e mirë, dhe një kandidaturë Golden Globe. Në këtë kohë pati një ndërprerje për të sjellë në jetë të birin, Raphael.
Më 1995, Binoche luajtu në The Horseman on the Roof, me regji të Jean-Paul Rappeneau.
Filmi pati sukses botëror të pa masë. Binoche mori një tjetër kandidaturë César si aktorja më e mirë. Më 1996 luajti në A Couch in New York të regjisorit Chantal Akerman. Pa sukses. Pastaj luajti në The English Patient, me regji të Anthony Minghella. Ishte një sukses botëror. Binoche mori çmim Oskar për rol jokryesor. Ajo e konsideroi këtë çmim si realizim të një ëndërre franceze. Binoche u kthye në Francë e filloi të luajë përballë Daniel Auteuil në filmin Lucie Aubrac të Claude Berri. Pastaj laujti prapë në një film të André Téchiné, Alice et Martin (1998), vijuar më 1999 me Children of the Century, ku luajti shkrimtaren franceze të shekullit 19-të George Sand (Zhorzh Sand). Më 2000 luajti në katër filma tejet të sukseshsëm. I pari, La Veuve de Saint-Pierre të Patrice Leconte, për të cilin pati një kandidaturë Cèsar si aktorja më e mirë. I dyti, Code Unknown, i Michael Haneke. Binoche debitoi në Broadway në dramen Betrayal të Harold Pinter, ku u kandiua për Tony Award. Prapë në ekran Binoche ishte heroinë e Chocolat, për të cilin fitoi një European Film Award dhe një kandidaturë BAFTA.
Më 2002 luajti në Jet Lag përballë Jean Reno, një film tjetër hit. Prapë kandidaturë për Cèsar.
Vitin tjetër luajti në filmin komercial italian Ferrero Rocher. Më 2004 luajti në filmin In My Country përballë Samuel L. Jackson. Binoche ishte prapë me Michael Haneke për filmin Cachè më 2005. U kandidua për European Film Award. Pastaj luajti në Bee Season me Richard Geere. Atë vit laujti edhe Mary. Filmi fitoi Grand Prix në Venecia. Më 2006 Binoche luajti në Paris, je t'aime. Po atë vit në A Few Days in September.
Viti 2007 ishte viti më prodhimtar. Ajo luajti në filmin Voyage du Ballon Rogue të regjisorit taivanas Hou Hsiao-Hsien. Sukses absolut botëror. Filmi romantik Dan in RealLife, po atë vit, tejet fitimprurës. Pastaj suksese të tjera me L'Heure D'ètè dhe Dèsenagement. Luajti edhe role të tjera teatrore dhe kinematografike.
Binoche ka dy fëmijë: Raphaël (lindur më 2 shtator 1993), baba i të cilit është André Halle, një zhytës i famshëm nënujor, dhe Hana (lindur më 16 dhjetor 1999), babai i së cilës është aktori Benoit Magimel, me të cilin Binoche luajti më 1999 në filmin Children of the Century. Aktualisht Binoche është në lidhje romantike me regjisorin dhe skenaristin argjentinas Santiago Amigorena./ Elida BUÇPAPAJ