AFORIZMA NGA YEVGENY YEVTUSHENKO (Jevgeni Jevtushenko, 1933-)
E Hënë, 09.23.2013, 12:28pm (GMT+1)
Voal-online - 23 SHTATOR - Zilia është fyerje ndaj vetvetes.
Koha gjithsesi ka dëshmuar se më kryeneçët janë më inteligjentët.
Përkthimi është si një femër. Nëse është e bukur, nuk është besnike. Nëse është besnike, sigurisht se nuk është e bukur.
Biografia e një poeti është poezia e tij. Të gjitha të tjera janë poshtëshënime.
Pikëllimi ndodh, vuajtja ndodh, në ferr shkofshin, ai që nuk e njohu ndonjëherë çmimin e lumturisë, nuk do të jetë kurrë i lumtur.
Poezia është si një zog, ajo i shpërfill të gjithë kufijtë.
Drejtësia është si një tren që është pothuajse gjithmonë i vonuar.
Unë e dua sportin, sepse i dua jetën; dhe sporti është një nga gëzimet bazë të jetës.
Në Rusi të gjithë tiranët besojnë se poetët janë armiqtë e tyre më të rrezikshëm.
Vetëm atje ku ndjesia e dhimbjes për të tjerët fillon, atje filln poeti.
Letërsia shërben si një kontroll moral ndaj politikës.
Kur e vërteta është e zëvendësuar me heshtjen, atëherë heshtja është një gënjeshtër.
Koha ka një mënyrë për të treguar se më kokëfortët janë më inteligjentët.
Kur fillon e ndjen dhimbjen e të tjerëve, atëher lind njeriu/ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|