PELEGRINI Nga DRITËRO AGOLLI
E Mërkurë, 04.15.2015, 12:21pm (GMT+1)
Unë jam prej kohësh pelegrin udhëtar në vendin e shpresës së thyer jam ndarë pa dashur nga karvani im mes shtigjeve nga vapa e shirat grryer.
Kërkoj karvanin tim në rene e shpat karvanin që e ka ndruar drejtimin me kohëndaj në udhë jam krejt i humbur, jam fillikat me shami të grisur të lidhur në kokë
Për ujë buza ime u dogj u bë zhur dhe sytë më shpojnë nga shterja e lotit më duhet të arrij karvanin e tretur qëkur çapitur mes vapës, mes shiut e të ftohtit.
Unë jam prej kohësh pelegrin shtegtar i karvanit të humbur dhe bart në kurriz një premtim të dhënë gjyshërve të mundur.
DRITËRO AGOLLI
|