FERRI ËSHTË VEND I VETMUAR Nga CHARLES BUKOWSKI
E Hënë, 05.11.2015, 05:47pm (GMT+1)
Ai ishte 65, bashkëshortja 66 dhe vuante nga sëmundja Alzheimer.
vetë vuante nga kanceri i gojës. ishin operacionet, radioterapitë që i hëngrën kockat e nofullës e që më vonë do përfundonte në tela.
çdo ditë i vendoste gruas pelenat plastike si një foshnje.
në pamundësi për të ngarë vetë makinën i duhej një taksi deri në spital, nga vështirësia në të folur i shkruante adresat.
në vizitën e fundit i thanë se do t`i nënshtrohej një operacioni tjetër: pak më shumë ndërhyrje në faqen e majtë dhe në gjuhë.
kur u kthye ia ndërroi pelenat gruas pa një herë ç`kish tv, dëgjoi lajmet e mbrëmjes e pastaj bëri për nga dhoma e gjumit, rrëmbeu pistoletën, e afroi te tëmthat e saj, e krisi.
bashkëshortja ra në të majtë, vetë u ul në divan e nguli tytën në gojë, tërhoqi këmbëzën e shkrepjes.
krisma nuk i ngriti fqinjët në alarm.
më vonë televizioni në recetat e gatshme e dha si lajm.
dikush u bë i gjallë shtyu derën dhe pa ç`kish ngjarë.
erdhi policia dhe bëri formalitetin, gjeti ca prova:
një librezë kursimi të mbyllur dhe një çek me 1. 14 dollar, vetëvrasje e pleqëruan.
kaluan tri javë dhe atje do të ishin dy qiraxhinj të rinj: ai inxhinier kompjuterash me emrin Ross dhe bashkëshortja Anatana e shkolluar për balet.
ngjanin si çifti tjetër që iku e shkoi më lart në parajsë me statusin social.
(Bar "MATEO", Maj 2015)
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI
|