PANAIRI NDËRKOMBËTAR I MAKINAVE NË NJU JORK
E Djelë, 04.05.2015, 06:06pm (GMT+1)
Çdo vit, kompanitë e prodhimit të makinave nga mbarë bota mblidhen në Nju Jork për të treguar makinat e tyre më të reja dhe më të mira. Panairi i sivjetshëm pasqyroi natyrën e shkrirjes së teknologjisë së lartë për drejtuesin e automjetit së bashku me shumë karakteristika të reja që lidhen me komunikimin, si kontrolli i telefonave inteligjentë dhe funksionet e kompjuterizuara të sigurisë.
Në panairin e këtij viti në Nju Jork, gjëja më e re që të binte në sy ishte ndërthurja teknologjike. Kumal Galhorta është president i kompanisë Lincoln.
"Po sikur shikimi të ishte më i mirë natën me ndihmën e teknologjisë së fenerave? Po sikur makina të ndihmonte të parkoje në vende të ngushta? Dhe të mos kesh më nevojën të mbash mend vendin e parkimit?"
Kjo bëhet përmes lidhjes së makinës me telefonat inteligjentë. Aplikacioni i Linkolnit mundëson ndezjen e motorit nga larg, ndezjen e ajrit të kondicionuar dhe madje edhe vendndodhjen e makinës.
Toyota shkon edhe një hap më tej kur flitet për lidhjen e makinës me telefonat inteligjentë. Maggie Clark është e kompanisë Toyota.
"Ka karikim wirelss, domethënë mund të karikosh telefonin në makinë pa e lidhur me tela duke e vënë mbi një sipërfaqe të caktuar për karikim."
Prirja ma e madhe këtë vit është ndërthurja e teknologjisë me sigurinë. Jesse Ortega është shef i inxhinierisë për linjën e prodhimit të tipit Malibu nga kompania Chevrolet.
"Sistemi ynë zbulon praninë e kalimtarëve. Nëse dikush del para makinës, sistemi e zbulon dhe alarmon shoferin. Nëse shoferi nuk vepron, sistemi e ndal vet makinën."
Ndërsa sistemi i vëzhgimit për aksidente gjendej kryesisht tek makinat luksoze, Chevrolet-i dhe kompani të tjera kanë filluar ta integrojnë në makinat e tyre.
Toyota planifikon të integrojë sistemin për sigurinë në të gjitha makinat gjatë dy viteve të ardhëshme. Bill Fey është menaxher për shitjen i kompanisë Toyota.
"Do të ketë karakteristika të ndryshme si një sistem për parlajmërimin para përplasjes dhe ndryshimin e korsive. Kjo ndihmon shoferët të jenë më të sigurtë, dhe kalimtarët. Pra drejt një epoke pa viktima në trafik."
Ekspertët e industrisë thonë se konkurrenca në karakteristikat e teknologjisë së lartë ka nxitur prodhuesit të ecin përpara me teknologji që kalon përtej imagjinatës dhe në disa raste redukton viktimat. za
www.voal-online.ch
|