Meka është vendi i shenjtë i besimtarëve myslimanëve nga mbarë bota dhe
një udhëtim atje është një ëndërr për çdo besimtar, por edhe një prej
pesë detyrimeve të fesë Islame.
Sipas fesë Islame, çdo mysliman duhet ta vizitojë të paktën një herë në
jetë këtë vend të shenjtë, nëse ka mundësi financiare dhe shëndetësore
për ta bërë një gjë të tillë.
Meka ndodhet në Arabinë Saudite dhe mbledh miliona njerëz çdo vit. Duke
parë që numri i besimtarëve shtohet çdo ditë e më shumë autoritetet
vendase kanë marrë vendimin që ambientet e xhamisë të shtohen, në bazë
të një projekti që pritet të përfundojë në vitin 2020.