Kristen Stewart raportohet se është duke e kërcënuar
me padi Joan Riversin lidhur me komentet që ka bërë për aferën e saj me
regjisorin Rupert Sanders.
Aktorja e filmit "Twilight" thuhet se është e pakënaqur me
komentet që ka ka bërë Rivers në librin e saj të fundit "Diary of a Mad
Diva".
Në libër, Rivers ka shkruar: "Shumë yje e bëjnë mirë vetëm një gjë.
Natyrisht, kjo i shkon për shtati Kristen Stewartit, të cilës i ka
shkuar e gjithë karriera kur fjeti me regjisorin".
Pasi dëgjoi se Kristen kishte ngritur padi kundër saj, Rivers ka
thënë se mezi pret të përballet me të në gjykatë, pasi aktorja e re ka
shumë për të mësuar.
"Tani jam paditur nga Kristen Stewart. Siç po shihet ajo nuk e ka
lexuar faqen e parë, e cila thotë se është një libër komik. Mezi pres të
takohem me të në gjykatë", ka thënë Rivers.
"Avokati i saj kontaktoi me timin, që tregon edhe sensin e humorit që
ka ajo. Përgjigja ime për të ishte, "˜Ndjehu mirë që nuk je Kardashian
sepse ato përmenden më shumë në libër".kd