VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DOKUMENTARI 'CITIZEN KOCH'

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 01:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
DOKUMENTARI 'CITIZEN KOCH'

E Hënë, 07.14.2014, 07:35am (GMT+1)



Ndikimi i parave në politikën amerikane është në qendër të dokumentarit "Citizen Koch", Qytetari Koch.  Filmi ndjek fushatën ri-zgjedhore të guvernatorit republikan të shtetit të Uiskonsinit, Scott Walker dhe financimin e heshtur të fushatës së tij nga vëllezërit miliarderë Charles dhe David Koch.  Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Penelope Poulou, tema e filmit është rreziku që mbartin shuma të mëdha parash për procesin demokratik zgjedhor.

Në dokumentarin "Citizen Koch", autorët e filmit Carl Deal dhe Tia Lessin përqëndrohen në ndikimin që vëllezërit miliarderë Charles dhe David Koch patën mbi fushatën ri-zgjedhore të guvernatorit republikan Scott Walker në vitin 2012.

Sipas dokumentarit, paratë që lëvizja ultrakonservatore Tea Party shpenzoi për fushatën e zotit Walker e kishin burimin nga korporatat.

Dokumentari shpjegon se pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2010, që hoqi kufizimet për kontributet financiare për fushata, individë të pasur mund të ndikonin në zgjedhje duke punuar nga pas skenës. Grupet që marrin paratë e tyre nuk janë të detyruar të bëjnë të ditur se nga kush dhe prej  ku vijnë paratë.

"Më shumë se 76 për qind e kontributeve për guvernatorin kanë qenë 50 dollarë ose më pak...," thotë në dokumentar Clara Matthews, e fushatës së z. Walker.

"Por, po sa nga donatorët e pasur?" pyetet ajo.

"Sigurisht. Nuk jam në gjendje për të folur rreth kontribuesve të fushatës, por ajo që unë mund t'ju them është se më shumë se 76% e kontributeve tona ..."

"Nuk po i përgjigjeni pyetjes..."

Prodhuesja e filmave Tia Lessin thotë se, po ta kishin ditur njerëzit në Uiskonsin, se fushata e zotit Walker u bazua tek paratë e korporatave, ata mund të mos kishin votuar për të:

"Ai shkurtoi taksat për korporatat dhe për të pasurit, shkurtoi shërbimet sociale dhe sulmoi punonjësit e sektorit publikë dhe sindikatat e tyre."

"Isha anëtar sindikatash dhe po të mos të ishte për to, nuk do të dilja dot  në pension. Do të më ishte dashur të punoja gjithë jetën," thotë një qytetar.

 

Por filmi "Citizen Koch" tregon gjithashtu se si paratë e mëdha në politikë mund të dështojnë. Ja si shprehen në të dy gra:
"Nuk i mbështes parimet e lëvizjes Tea Party që për të balancuar buxhetin, kërkojnë shkurtimin e shërbimeve sociale."

"Nuk dua që të ndikohem nga reklamat që prodhohen  me pare nga individë që nuk jetojnë në shtetin tonë."

Richard Benedetto është profesor i shkencave politike:  

"Kjo nuk do të thotë se nëse do të derdhen shumë para në fushatë, ai kandidat do të fitojë."

Ai thotë gjithashtu se, nëse amerikanët nuk kërkojnë që të tregohet nga vijnë paratë dhe të ketë një kufi për financimin e fushatave, vendimi i Gjykatës së Lartë do të qëndrojë:

"Njerëzit me shumë para ndikojnë më shumë, ndërsa njerëzit e thjeshtë nuk munden. Por gjërat nuk kanë arritur ende në pikën  ku publiku të revoltohet.  Nëse publiku do të ishte gati për t'u revoltuar rreth asaj, atëherë do të bëheshin ndryshime,"  thotë ai.

Prandaj, shko dhe voto, thotë  ky person  në dokumentar.

"Ne harrojmë se ku qëndron pushteti i vërtetë. Edhe i pastrehu, që fle rrugëve, ka aq pushtet sa ai që jeton në një vilë. Por për këtë ai duhet të shkojë të votojë."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDIQ TOMMY RAMONE - BATERISTI I 'THE RAMONES' (07.12.2014)
WATSON - AMBASADORE E VULLNETIT TË MIRË E OKB-së (07.09.2014)
GARTH BROOKS SHKAKTON POLEMIKA NË IRLANDË (07.09.2014)
LAMTUMIRË LOUIS ZAMPERINI - HEROI I FUNDIT I ANGELINA JOLIEProtagonisti i vërtetë i 'Unbrokën' vdiq nga pneumonia në moshën 97 vjeçare (07.06.2014)
KEATON E DOUGLAS PËR HERË TË PARË BASHKË NË NJË SHESH XHIRIMI (07.04.2014)
ZBULOHET RINIA E ERRËT E ANGELINA JOLIE (07.04.2014)
JAMES BOND NË MOSKË PËRMES NJË EKSPOZITE (06.30.2014)
FILMI 'THIRD PERSON' (06.29.2014)
ITALIA MIRATON NJË LIGJ VETËM PËR GEORGE CLOONEYN (06.29.2014)
SHBA - KA VDEKUR KËNGËTARI DHE KOMPOZITORI BOBBY WOMACK (06.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]