JA FITUESIT KRYESORË TË ÇMIMEVE OSKAR 2015
E Hënë, 02.23.2015, 09:58am (GMT+1)
Komedia e zezë e regjisorit meksikan, Alejandro G. Inarritu, "Birdman" ka fituar katër çmime Oskar, përfshirë këtu edhe atë për filmin më të mirë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt më 22 shkurt në Los Angeles.
Inarritu gjithashtu ka fituar çmimin për regjinë më të mirë të filmit, i cili flet për një ish aktor të shpëlarë superheronjësh dhe përpjekjet e tij për t'u rikthyer në teatrin Broadaway.
Rolin e aktorit në këtë film e luan aktori veteran Michael Keaton, i cili nuk e fitoi çmimin për aktorin më të mirë.
"‹"‹"‹"‹Me të u shëprblye Eddie Redmayne, për portretizimin e fizikanit Stephen Hawking, në filmin "The Theory of Everything".
Julianne Moore fitoi çmimin për aktoren më të mirë, në rolin e saj mbi një grua që vuan nga sëmundja e Alzheimerit, në filmin "Still Alice".
Filmi polak "Ida" e ka fituar çmimin Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.
I drejtuar nga Pawel Pawlikowski, filmi bardh e zi tregon ngjarjen e një murgeshe në vitin 1962, e cila mëson se është një jetime çifute.
Filmi "Ida" e ka mundur filmin rus "Leviathan", një portretizim i errët mbi korrupsionin dhe pushtetin që "ushqehet" me fonde shtetërore.
Çmimi për dokumentarin më të mirë iu nda "Citizenfour", nën regjinë e Laura Poitras mbi Edward Snowdenin, ish kontraktuesin e shërbimeve sekrete të Shteteve të Bashkuara.
Pasi ka publikuar detajet e programeve amerikane për përgjimet në masë, Snowden ka fituar statusin e azilit në Rusi dhe në SHBA kërkohet nën dyshimet për spiunazh.
Drama mbi luftën në Irak, "American Sniper", ka fituar çmimin për editimin e zërit më të mirë, kurse "Interstellar" u shpërblye për efektet më të mira vizuele.
Këtë vit, ceremonia e Akademisë së Çmimeve është karakterizuar me mungesë diversiteti, posaçërisht me numër te vogël pakicash në mesin e të nominuarve.
Ndryshe, për çmimet vendosin votat e 6,100 anëtarëve të Akademisë. (rel)
www.voal-online.ch
|