E Enjte, 05.16.2024, 12:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BIZNESET ÇDO DITË PO PËRBALLEN ME KORRUPSION DHE RYSHFET

E Shtunë, 04.11.2015, 07:55am (GMT+1)



Korrupsioni i niveleve të larta në Kosovë, nuk po gjykohet dhe ky mos gjykim ka dëmtuar zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik, duke larguar kështu edhe investitorët ndërkombëtarë, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve, zyrtarë ndërkombëtarë dhe institucione që merren me luftimin e korrupsionit.

Gjatë një konferencë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ata kanë theksuar se në Kosovë sistemi i drejtësisë nuk është efikas në ndjekjen e korrupsionit.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, vlerëson se është shënuar progres në parandalimin e korrupsionin dhe në bazën ligjore, por që nuk ka progres në luftën kundër kësaj dukurie.

Ai tregon se brenda tre muajve të këtij viti, janë evidentuar dy aktakuza, një që flet për Policinë e Kosovës e që ka të bëjë me furnizimin me armë dhe tjetra aktakuzë është për kazino.

E gjithë kjo, sipas Pretenit, tregon se korrupsioni i niveleve të larta, i zyrtarëve të lartë qeveritarë, nuk po gjykohet.

"Janë këto raste, pra nuk ka "˜peshqi' të mëdhenj, nuk ka zyrtarë të lartë. Edhe në dhjetor të vitit 2014, është një rast për shmangje të tatimit dhe në të njëjtën muaj, një shpallje e aktgjykimit për rastin e pasaportave edhe këtu nuk ka zyrtarë të lartë".

"Qe 15 vite, për korrupsionin është dënuar vetëm një zyrtarë i lartë dhe ai është një prokuror dhe është edhe një aktgjykim për drejtoreshën e Postë Telekomit të Kosovës, që autoritetet kompetente nuk po arrijnë ta gjejnë për të vuajtur dënimin", vlerëson Preteni.

Sipas një ankete të bërë nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në vitin 2014 nga 650 biznese në tërë Kosovën, shumica prej tyre kishin deklaruar se prokurimi publik në Kosovë është burim i korrupsionit.

Kjo fushë, ishte thënë se ka krijuar probleme të mëdha në zhvillimin ekonomik të vendit.

Shefi Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim, Jomes Hope, ka deklaruar se ekzistojnë mjaft pengesa që e ngadalësojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës, siç janë praktikat e korrupsionit sidomos në prokurim dhe menaxhimin e kontratave.

Sipas tij, ryshfeti, parregullsitë për mbarimin e kontratave, janë realitete me të cilat përballen bizneset çdo ditë.

"Ne duhet të zotohemi dhe të punojmë së bashku për t'i ndaluar këto praktika, për të zvogëluar ndikimin që ka korrupsioni në zhvillimin ekonomik në Kosovë. Korrupsioni është pengesa më e madhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sepse i parandalon investimet e huaja, ngrit koston e të bërit biznes, krijon ndjenjë të paparashikueshmërisë në mungesë të besimit në mjedisin biznesor", ka theksuar ai.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka theksuar se bizneset në Kosovë janë duke u ballafaquar me një prani të madhe të korrupsionit në vend, duke krijuar një terren të pabarabartë për të bërë biznes.

"Prania e korrupsionit ngufat dhe pengon zhvillimin e biznesit, të cilët promovojnë vlera të shëndosha të afarizmit, prania e korrupsionit pamundëson përfshirjen në aktivitetin e prokurimit publik të bizneseve të cilat garojnë me ofertat ekonomikisht më të favorshme dhe më cilësore, prania e korrupsionit nuk krijon terren të barabartë për të bërë biznes dhe si i tillë bëhet pengesë për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe për tërheqjen e investitorëve serioz", thekson Zeka.

Ndryshe, tri pengesat për të bërë biznes në Kosovë sipas një analize të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) të publikuar të enjten, janë gara nga ekonomia gri, problemet me furnizim me energji elektrike dhe praktikat korruptive. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DËNOHET ME BURG KRYEBASHKIAKU I KAMZËS - HAPET ZYRTARISHT SEZONI I ZGJEDHJEVE LOKALE TË 21 QERSHORIT NË SHQIPËRI (04.11.2015)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - DEKRIMINALIZIMI I POLITIKËS NË SHQIPËRI TË VAZHDOJË (04.10.2015)
Intervista, DITMIR BUSHATI - BESA I ËSHTË DHËNË FAKTORIT NDËRKOMBËTAR PËR MOSNDRYSHIM KUFIJSH (04.10.2015)
NJË PLAN 'B' I KOSOVËS PËR GJYKATËN SPECIALE DO TË ISHTE RREZIK FATAL (04.10.2015)
JAHJAGA - NËSE KOSOVA NUK DO TË KRIJOJË GJYKATËN SPECIALE, ATËHERË DO TË PËRBALLET ME PASOJAT (04.10.2015)
KOSOVË - NJË I PLAGOSUR NË VERIPolicia po heton rrethanat e plagosjes së një të riu të përkatësisë kombëtare serbe në Mitrovicë (04.10.2015)
VLORA ÇITAKU DO TË JETË AMBASADORE NË UASHINGTON (04.10.2015)
OPOZITA - NË PROTESTË EDHE PËR TREPÇËN (04.10.2015)
TAHIRI PADI BASHËS PËR 21 JANARINBerisha: Skenar filmi i sigurimit të Shtetit (04.10.2015)
AMBASADA E SHBA - REAGIM PËR DEKLARATAT E KRYEMINISTRIT RAMA (04.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]