SOCIALISTËT - ZYRIHU TË BËHET ME DY KANTONE Ideja u hodh në një interpelancë në Këshillin Komunal të Qytetarëve
E Premte, 07.18.2014, 06:48am (GMT+1)
Voal-online.ch - Ideja për të krijuar një kanton të Zyrihut Qytet u hodh në një interpelancë nga dy këshilltarë komunalë socialistë, si përgjigje ndaj papërgjegjshmërisë nga ana e kantonit ndaj problemeve të qendrës së populluar.
Vështirësitë kryesore të nënvizuara nga propozuesit janë të lidhura me mungesën e strehimeve, me mjedisin dhe qarkullimin rrugor, sikurse edhe me shtimin e detyrimeve që ia kanë vënë qytetit Konfederata dhe kantoni.
Nëpërmjet një akti parlamentar është e domosdoshme të njihet kontributi i saktë i qytetit në Prodhimin e Brendshëm Bruto të kantonit, sikurse edhe përparësitë e mundshme financiare për qendrën të cilat do të krijoheshin nga lindja e një kantoni të ri.
ATS
www.voal-online.ch
|