ZVICËR - FESTIVALI I VERBIER, FESTIVAL I ELITËS MUZIKORE
E Djelë, 08.03.2014, 02:36pm (GMT+1)
Në Evropë, gjatë tërë verës mbahen mijëra festivale të muzikës, mirëpo sipas Reuters vetëm njëri prej tyre arrin të përfshijë artistët që kanë prekur majat e suksesit.
Fjala është për festivalin e muzikës të Verbier, zona e famshme turisitike për skijim në Zvicër, që ndryshe njihet edhe si Davosi i muzikës botërore.
Këtë pseudonim, gjithëmonë sipas Retuersit e merr duke u mbështetur në kualitetin e muzikantëve që marrin pjesë në festival.
Pianistja e famshme botërore, Martha Argerich nga Argjentina rregullisht merr pjesë në festivalin e Verbierit.
Këtë vit pritet të marr pjesë edhe pianisti rus, Evgeny Kissin, violinçelisti britanik, Steven Isserlis dhe violinisti amerikan, Joshua Bell.
www.voal-online.ch
|