Voal-online 23 mars-Një fëmijë i keqarsimuar
është një fëmijë i humbur.
Një njeri vdes, kombet ngjiten e bien, por
një ide vazhdon të jetojë.
Një shtet i cili ka frikë që t'i lejojë
njerëzit e tij ta gjykojnë të vërtetën dhe të rremen në një treg të hapur është
një shtet që ka frikë prej njerëzve të tij.
Të gjithë njerëzit e lirë, kudo që ata jetojnë, janë qytetarë të Berlinit. Dhe
prandaj, si një njeri i lirë, unë gjej krenari në fjalët "Ich bin ein
Berliner!" (Unë jam një Berlinas).
Amerika e ka hedhur kapelën e saj mbi murin e
hapësirës.
Dhe kështu, bashkëqytetarët e mi amerikanë, mos pyetni se çfarë mund të bëjë
për ju vendi juaj: pyetni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.
Teksa shprehim mirënjohjen, ne nuk duhet të
harrojmë kurrë se vlerësimi më i lartë nuk është t'i shqiptosh fjalët, por të
jetosh prej tyre.
Ndryshimi është ligji i jetës. Dhe ata që shikojnë vetëm të shkuarën ose të
tashmen, është e sigurtë se e humbasin të ardhmen.
Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet në
një vend që nuk ishte rrënuar nga lufta ose nga korrupsion, ose nga të dy.
Konformiteti është burgosësi i lirisë dhe armiku i rritjes.
Mos u lutni për jetë të kollajshme. Lutuni të
jeni njerëz më të fortë.
A e kuptoni çfarë përgjegjësie kam unë? Jam i
vetmi person që qëndroj midis
Richard Nixon dhe Shtëpisë së Bardhë.
Politika e brendshme mund vetëm të na çojë në
humbje; politika e jashtme mund të na vrasë.
Përpjekjet dhe guximi nuk janë mjaft pa
qëllimin dhe drejtimin.
Fali armiqtë e tu, por kurrë mos i harro emrat e tyre.
Gjeografia na ka bërë ne fqinj. Historia na ka bërë miq. Ekonomia na ka bërë ne partnerë, dhe nevoja na
ka bërë ne aleatë. Ata të cilët Zoti i ka bashkuar Zoti, le të mos i ndajë
njeriu.
Historia është një mësuese e pamëshirshme. Ajo nuk ka të tanishme, ka vetëm të
shkuar që rend drejt së ardhmes. Po të përpiqesh ta frenosh, atjo të hedh
tutje.
Unë nuk jam
kandidati katolik për President. Unë jam kandidati i Partisë Demokratike për
President, i cili ndodh të jetë gjithashtu katolik.
Më vjen keq të
them se ka tepër shumë arsye për qyfyrin se jeta është e zhdukur në planetet e
tjera ngaqë shkencëtarët e tyre janë më të përparuar se tanët.
Unë jam burri
që e shoqëroi Jacqueline Kennedyn në Paris, dhe jam kënaqur.
Nuk mendoj se
raportet e shërbimeve inteligjente janë të gjitha të freskëta. Nganjëherë unë
marrë më shumë raporte të tilla nga New York Times.
Unë shpresoj
se asnjë amerikan nuk do ta shfrytëzojë rastin dhe të hedhë votën e tij ose për
mua ose kundër meje vetëm për shkak të përkatësisë time fetare. Kjo nuk është
relevante.
Sapo mora një
telegram nga Babai im bujar; i dashur Xhek, mos merr asnjë votë më shumë se
është e nevojshme. Nuk do të ishta në vete nëse do të merrja një votë
mbarëpopullore.
Unë jam në pritje të një të ardhmeje të madhe për Amerikën - një të ardhme ku
vendi ynë do të matë forcën e tij ushtarake me moralin tonë të përmbajtur,
pasurinë e tij me mençurinë tonë, fuqinë e tij me qëllimin tonë.
Mendoj se
"Rroftë Shefi" ka diçka bukurtingëlluese.
Mendoj se ky është koleksioni më i jashtëzakonshëm i talentit, dijes njerëzore
që është mbledhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë - ndoshta me përjashtim kur
Thomas Jefferson darkoi vetëm.
Unë jam një idealist pa iluzione.
Një shoqëri e
lirë nuk mund t'i ndihmojë shumicën që është e varfër, ajo nuk mund t'i
shpëtojë ata të paktë që janë të pasur.
Nëse dikush është aq i çmendur sa të vrasë presidentin e Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, ai nuk mund ta bëjë këtë. E gjitha që ai mund të përgatitet të
bëjë, ësjtë që ta japë jetën e tij për jetën e presidentit.
Nëse arti
është për t'i ushqyer rrënjët e kulturës sonë, shoqëria duhet ta bëjë artistin
të lirë që të kërkojë vizionin e tij kudo që ky e fton artistin.
Nëse ne nuk
mund t'iu japim fund ndryshimeve tona, së paku mund të ndihmojmë për ta bërë
botën të sigurtë për ndryshyeshmërinë.
Në një sensa
vërtet real, nuk do të jetë një njeri që po arrin në hënë, do të jetë gjithë
kombi. Për këtë duhet të punojmë ne të gjithë që ta dërgojmë atë atje.
Në historinë e
gjatë të botës, vetëm pak breznive iu është dhënë roli për ta mbrojtur lirinë
në orën e tij të rrezikut më të madh. Unë nuk shmangem nga kjo përgjegjësi - e
mirëpres atë.
Izraeli nuk u krijua që të zhduket - Izraeli do të përparojë dhe lulëzojë. Ai
është fëmijë i shpresës dhe shtëpi e zotësisë. Ai nuk mund të prishet nga
armiqësia as nuk mund të demoralizohet ng suksesi. Ai përmban këllëfin e
demokrcisë dhe e nderon shpatën e lirisë.
Është një fat
fatkeq që ne mund ta sigurojmë paqen vetëm duke përgatitur luftën.
Mund të jetë e
trishtë tani që unë kam më të mirat e dy botëve. Një shkollim në Harvard dhe
një titull në Yale.
Hrushovi ma kujton mua gjahtarin e tigrit, i cili e ka bërë gati murin ku t'ia
varë lëkurën, përpara se të ketë kapur tigrin. Tigri ka ide të tjera.
Udhëheqja dhe
nxjerra e mësimeve janë të pandashëm nga njëri tjetri.
Le të nxitim
të dy palët mrekullitë e shkencës në vend të terroreve të saj. Së bashku ne
mund t'i zbulojmë yjet, t'i pushtojmë shkretëtirat, t'i çrrënjosim sëmundjet,
t'i shfrytëzojmë thellësitë e oqeaneve, dhe t'i trimërojmë artet dhe tregtinë.
Le ta dijë çdo
shtet, pavarësisht nëse na e do të mirën apo të keqen, se ne do të paguajmë çdo
çmim, do të bëjmë të pamundurën, do të përkrahim çdo mik, do të kundërshtojmë
çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë.
Le të shkojë fjalë përtej kohës dhe hapësirës, tek miku dhe armiku njëlloj, se
pishtar ka kaluar tek një brezni e re e amerikanëve, lindur në këtë shekull,
kalitur nga lufta, disiplinuar nga paqja e vështirë dhe e hidhur.
Le të mos negociojmë kurrë nga frika. Por të mos kemi kurrë frikë që të
negociojmë.
Le të mos e kërkojmë përgjigjen demokratike apo përgjigjen republikane, por ta
kërkojmë përgjigjen e duhur. Le të mos kërkojmë t'ia lëmë fajin së kaluarës. Le
ta pranojmë përgjegjësinë tonë për të ardhmen.
Njeriu është
prapëseprapë kompujteri më i mirë i të gjithëve.
Njerëzimi
duhet t'i japë fund luftës përpara se lufta t'i ketë dhënë fund njerëzimit.
Të gjitha nënat duan që djemtë e tyre t'i rritin për t'i bërë presidentë, por
ato nuk duan që ata të bëhen politikanë para se të bëhen presidentë.
Vëllai im Bob nuk do që të jetë në qeveri, ai i premtoi Babati se do të jetë me
të drejtën.
Babai im
gjithmonë më thoshte se të gjithë biznesmenët janë buj kurvash, por unë
asnjëherë nuk i kisha besuar deri tani.
Askush s'ka
pyetur për racën e tij kur ka qenë puna të jetohet apo të vdiset për Amerikën,
nuk ka shenja të bradha apo të zeza në pozicionet e luftimit apo në varrezat e betejave.
Ne tani kemi nevojë ta bëjmë fuqinë tonë të besueshme, dhe Vietnami është vendi
i duhur.
Nganjëherë t'i
thua se do të bëhet në sekondë diçka që do të kërkojë gjithë jetën tënde.
Dobësimi ynë, mungesa e forcës sonë fizike gjithnjë e më madhe, janë një
kërcënim për sigurinë tonë.
Lidhja jonë më qendrore e përbashkët është se ne të gjithë e banojmë këtë
planet. Ne të gjithë marrim të njëjtin ajër. Ne të gjithë ndërtojmë të ardhmen
e fëmijëve tanë. Dhe jemi të gjithë të vdekshëm.
Problemet tona janë të krijuar nga njeriu, prandaj ato duhen zgjidhur nga
njeriu. Dhe njeriu mund të jetë i madh sa ai të dojë. Nuk ka probleme të fatit
njerëzor përtej qenieve njerëzore.
Progresi ynë si komb nuk mund të jetë më i shpejtë se progresi ynë në arsim.
Mendja njerëzore është burimi ynë fundamental.
Paqja është një proces i përditshëm, i përjavshëm, i përmuajshëm opinionesh që
ndryshojnë gradualisht, duke i gërryer ngadalë pengesa, duke ndërtuar qetësisht
strukturat e reja.
Stërvitja
fizike nuk është vetëm një nga çelësat kryesorë të shëndetit trupor, por është
baza e dinamikës dhe akitivitetit krijues intelektual.
Rruga më e mirë drejt progresit është rruga e
lirisë.
Çmimi i lirisë është gjithmonë i lartë, por
amerikanët e kanë paguar gjithmonë atë. Dhe një shteg ne nuk do ta zgjedhim
kurrë, dhe ai është shtegu i dorëzimit ose i nënshtrimit.
Guximi i jetës është shpesh një spektakël më
pak dramatik se guximi i një momenti final; por ai nuk është më pak një
përzierje e mrekullueshme e triumfit dhe tragjedisë.
Qëllimi i arsimit është përparimi i dijës dhe përhapja e së vërtetës.
Armik i madh i së vërtetës shumë shpesh nuk është gënjeshtra e paramenduar, e
sajuar dhe e pandershme, por miti këmbëngulës bindës dhe jorealist.
Sa më shumë që dija jonë rritet, aq më shumë
padija jonë shpaloset.
Padija e një votuesi në një demokraci e dëmton sigurinë e të gjithëve.
Shtegu që kemi zgjedhur për të tashmen është plot rreziqe, ashtu siç janë të
gjitha shtigjet.
Rroga është e mirë dhe unë do të vazhdoj të punoj.
Problemet e botës nuk ka gjasa të zgjidhen
nga skeptikët ose cinikët, horizontet e të cilëve janë të kufizuar nga
realitetet e natyrshme. Ne kemi nevojë për njerëz të cilët mund të ëndërrojnë
për gjëra që nuk ishin kurrë më parë.
Koha për ta riparuar çatinë është kur dielli
është duke ndritur.
Fjala e mirëfilltë "sekret" është e neverishtme në një shoqëri të
lirë dhe të hapur; dhe ne jemi si popull aktualisht dhe dhistorikisht kundër
shoqërive sekrete, betimeve sekre, dhe procedimeve sekrete.
Bota është e ndryshme tani. Sepse njeriu mban në duart e tij të vdekshme fuqinë
për t'i zhfukur të gjitha format e varfërisë njerëzore dhe të gjtiha format e
jetës njerëzore.
Bota e di se Amerika nuk do të fillojë kurrë një luftë. Kjo brezni e
amerikanëve ka pasur mjaft luftë dhe urrejtje... dhe ne duam të ndërtojmë një
botë të paqes ku të dobëtit janë të sigurtë dhe të fortët janë të tillë.
Ka shumë njerëz në botë të cilët realisht nuk e kuptojnë - ose thonë kështu -
se cila është çështja e madhe midis botës së lirë dhe botës komuniste. Le të
vijnë ata në Berlin!
Ka rreziqe dhe kosto të veprimit. Por ato
janë shumë më të vogla se rrezja e gjatë e rreziqeve të mosveprimit.
Ka gjithmonë pabarazi në jetë. Disa janë
vrarë në një luftë, disa të tjerë janë plagosur dhe disa të tjerë nuk janë
larguar kurrë nga vendi. Jeta është e pandershme.
Gjërat nuk ndodhin. Gjërat janë bërë për të ndodhur.
Ata që guxojnë të dështojnë poshtërsisht mund
të arrijnë madhërisht.
Ata që e bëjnë revolucion paqësor të pamundshëm do ta bëjnë revolucionin e
dhunshëm të pashmangshëm.
T'i themi gjërat çiltërisht nuk do të thotë të dëshpërohemi ndaj së ardhmes ose
të fajësojmë të shkuarën. Trashëgimtari i matur e bën me kujdes inventarin e
trashëgimive të tij dhe iu jep një besueshmëri të plotë atyre që ua detyron
besimin.
Toleranca nuk e përfshin përkushtimin e dikujt ndaj fesë. Më shumë ajo dënon
shtypjen ose padrejtësinë ndaj të tjerëve.
Tepër shpesh ne... kënaqemi me rehatinë e
opinionit pa telashin e mendimit.
Lufta e pakushte nuk mund të çojë tek një
fitore e pakushte. Ajo nuk mund të shërbejë për zgjidhjen e grindjeve... nuk
mund të jetë vetëm shqetësimi i fuqive të mëdha.
Fitorja ka mijëra etër, por humbja është
jetime.
Lufta do të ekzistojë atë ditë të largët kur kundërshtarët e ndërgjegjshëm do
të kenë të njëjtin reputacion dhe prestigj që kanë luftëdashësit sot.
Washingtoni është një qytet me frytshmëri Jugore dhe magji Veriore.
Ne nuk kemi frikë t'ua besojmë amerikanëve
faktet e papëlqyeshme, idealet e huaja, filizofitë aliene dhe vlerat
konkuruese. Sepse një shtet që ka frikë taa lejojë popullin e tij ta gjykojë të
vërtetën dhe të rremen në një treg të hapur është një shtet që ka frikë nga
populli i tij.
Ne jemi ngjitur oqeanit. Dhe kur shkojmë tek
deti, për të lundruar apo për të parë - ne jemi duke u kthyer prej nga erdhëm.
Ne besojmë se nëse njerëzit kanë talent të shpikin makina të cilat i largojnë
njerëzit nga puna, kanë talent që t'i kthejnë në punë ata njerëz.
Ne nuk mund të presim që të gjitha vendet të
kenë sisteme të ngjashme, sepse konformiteti është burgosës i lirisë dhe armik
i rritjes.
Ne kemi fuqinë ta bëjmë këtë brezninë më të mirë të njerëzimit në historinë e
botës ose ta bëjmë atë të fundit.
Ne duhet ta
përdorim kohën si mjet, jo si një divan.
Ne do të donim të jetonim si kemi jetuar
dikur, por historia nuk na e lejon këtë.
Kur pushteti e prin njeriun drejt arrogancës, poezia ia kujton kufizimet e tij.
Kur pushteti e ngushton atë në shqetësimet e njeriut, poezia ia kujton atij
pasurinë dhe larminë e ekzistencës. Kur pushteti korrupton, poezia pastron.
Kur ne e morëm detyrën, gjërat që më së shumti më befasuan mua ishte se gjërat
ishin po aq keq sa ne kishim thënë se ishin.
Kur shkruhet në kinezçe, fjala
"krizë" ka dy shenja. Njëri shënon rrezikun dhe tjetri shënon
mundësinë./Elida Buçpapaj