VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI1

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 09:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI1
E Hënë, 08.10.2009, 01:08pm (GMT+1)

                                                    

 

Pas aqë mundimesh të nisiatorëve, bashkimi i shoqërive të ndryshme u-bë dhe ëndra e bukur e idealistëve kombëtarë u-realizua me 31 Mars 1912! Në Mbledhjen Themeltare, Faik Konitza shtroj për bisedim dy emëra për shoqërin' e re: "Parmenda" me kuptimin kultural, dhe "Vatra" me kuptim patriotik që të mblidheshin rreth saj gjithë Shqipëtarët si një familje e madhe pa ndryshim besimi në mes të tyre, fetarisht ose politikërisht. Mbledhja pëlqeu me-një-zë emërin e dytë, dhe ashtu në mes të brohorive Shoqëria e Re u-qojt "Federata Pan-Shqipëtare e Amerikës VATRA"!

Qëndrojmë ketu për një minutë dhe lemë Rekordin e Mbledhjes Themeltare të flasë, i shkruar më dorë prej Fan Nolit, sekretar' i Komisionit të Bashkimit:

          

  "REKORD VI".                        

                                                                           

"Komisioni i Bashkimit dhe delegatet e shoqërive, në mbledhjen që mbajtin të Dielën me 31 të Marsit (1912), passi biseduan çështjen e kanunores, të emërit dhe të pagesës së Shoqërisë Federale që do të formohet, dhanë funt:

"I. U-votua një sumë $70.00 për të njohur Shoqërinë nga guverna (e Shtetit Massachusetts).

"II. Shoqëria u-qojt "˜Federata Pan-Shqipëtare e Amerikës VATRA'.

"III. Pagimi do të jetë 3 dollarë për mot dhe 1 dollar për të hyrë për anëtarët e rinj.

"IV. Mbledhja tjatër do të bëhët të Martën  me 9 te Prillit, të salla e kishës me 6 P.M.

"V. Çështja që do të bisedohet të mbledhja që vjen do të jetë votimi i kanunores.

 

(Shënuar)  "Komisioni i Bashkimit:

Fan S. Noli

Kristo Floqi

Faik Konitza

Paskal Aleksi

Delegatet e Shoqerive:

                Elia Tromara

                Lambi Çikozi

                Kristo Kirka

                Kosta Vasil

                Kost. Kotta

"Boston, Mass., 31 Mars 1912."

 

Në mbledhjen e 9 Prillit (Rekord VII), komisioni i bashkimit dhe delegatët e shoqërive votuan një pjesë të kanunores, dhe e mbaruan së votuari në mbledhjën tjatër.

 

Mbledhja tjatër u-mbajt me 14 të muajit (Rekord VIII), dhe passi u-mbarua votimi i kanunores, u-bënë këto vëndime:

 

Çdo delegat të sillte në mbledhjen tjatër një raport të plotë në të cilin të tregonte numërin dhe emërat e anëtarëve që përfaqësonte, dhe kapitalin që kish shoqëria e tij; dhe

2)  të mbahej një mbledhje me 28 Prill për të zgjedhur një komision të hepërhëshmë të Federatës i cili të vepëronte gjër sa t'organizoheshin degët plotërisht.

Mbledhja e 28 Prillit 1912 (Rekord IX), e përbërë prej anëtarëve të komisionit të bashkimit dhe delegatëve të shoqërive, zgjodhi këta njerës si zyrtarë të komisionit të hepërhëshme: Fan S. Noli sekretar, Lambi Çikozi arkëtar, Faik Konitza dhe Kristo Floqi organizatorë të degëve, Kristo Kirka manager i Diellit, Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasil mikqyrës të gazetës.

 

Si pas Rekordeve të nënëshkruar prej anëtarëve të komisionit të bashkimit dhe delegatëve të shoqërive të ndryshme, provohet se VATRA u-themelua zyrtarisht me 31 Mars 1912; dhe me 13 Qershor t'atij viti u-njoh nga Shteti Massachusetts që mori Çartin.

 

Shikojmë këtu në një defter rekordesh që kemi përpara se Shoqëria "Besa-Besën" ka bërë mbledhjen e fundit me 28 Prill 1912 që u-tret në Federatën Vatra duke i dorëzuar gjithë mobilat e zyrës dhe arkën e saj. Suma që dorëzoj "Besa-Besën" n'arkë të Vatrës ka qenë $ 374.85.

 

Për fjalën "rekord," zyrtarët e "Besa-Besës" kanë përdorur fjalën "praktikë", dhe defterin e rekordeve e kanë qojtur "defter të praktikave". Dëshërojmë të kishim një "defter praktikash" si ky që në fillim të shoqërisë në fjalë q'ashtu të na jepte pakë dritë më mirë mi historin' e saj. Ky defter "praktikash" nis me 1 Maj 1910, dhe mbaron me 28 Prill 1912, faqe 35. Në "praktiken" e parë, faqe 1 dhe 3, është kopiuar një letrë e Faik Konitzes i cili ka kërkuar prapë drejtimin e Diellit më disa kondita, dhe kërkimi i tij është pranuar nga komisioni i shoqërisë.

 

Kryetar' i parë i "Besa-Besës" u-zgjoth Fan Noli me 1907, po sa kohë ndënji ay në fuqi s'kemi nonjë dokument. Që në Maj 1910 dhe gjër kur u mbyll shoqëria, kanë qenë kryetarë të saj Josif Pani dhe Kol Rodhja, i cili kur u-mbajt mbledhja e fundit ndodhej në burg në Gjinokastrë, shkakun përse nuk e dimë, dhe arkëtari Lambi Çikozi i dërgoj një çek prej 30 dollarësh ndihmë nga an' e shoqërisë.

 

Komisioni i hëpërhëshmë i Federatës Vatra bëri mbledhjen e parë më 2 Korrik 1912 ne Simonds Hall, dhe vëndosi që kuvendi i parë i Vatrës të mbahej të Dielën me 14 të muajit. Mbledhja bisedoj dhe vëndosi që të ftoheshin dhe anëtarët në mbledhjën e kuvendit, të rekomanduar me bileta nga sekretarët e degëve, po vetëm për të dëgjuar dhe s'kishin të drejtë të merjin pjes në bisedimet e kuvendit. Ajo mbledhje ngarkoj Faik Konitzen që të merej vesh me një artist për bërjen e vulës së Federates Vatra. Lambi Çikozi mori përsipër të porositte kopsat me monogramet  F. S. V.; dhe Kristo Kirka të shtypte kanunoret shqip. (Shikoni Diellin me datat 29 Mars, 26 Prill, 14 Qershor dhe 26 Korrik 1972.)

 

Gjër këtu mbretëroj harmonia e plotë në mes të shokëve, dhe shënjat tregojin për një të pritmë të lumtur për Shoqërin' e Re qe sapo u themelua. Më von, do të shohim!

 

Faktet zyrtare provojnë që Vatra u-themelua me 31 Mars 1912, po për të mos lënë shtek për dyshim në mëndje të këndonjësit, shenoj këtu dhe ketë dokumentë të fortë, vëndim kuvendi:

 

"U-vendos të përsëritet festimi i Ditëlindjes së Federatës, 31 Mars, prej gjithë Degëve dhe ajo javë të emërohet java e Vatrës." (Vendim i Kuvendit të vitit 1920, i bërë në Seancën XVIII.)

 

Ky vendim u-vu në vepërim nga Qëndra me 1922, po vetëm një vit kur ish Faik Konitza kryetar, dhe degët s'muarnë dot pjesë përgjithërisht siç duhej, u-kuptua se ajo ish pun' e rëndë për zyrtarët e tyre. Ahere Vatra botoj një numër të posaçmë ("special") të Diellit me 16 faqe. Atje shkrojti Faik Konitza një artikull të gjatë mi historin' e Vatrës, i cili në paragrafin e fundit thosh këto:

 

"Për emerin, formën federale, kanunorën, regullorën, dhe shpiritën e parë të VATRES, jam responsiblë unë. Po e drejta është që VATRA, të cilën un'e lashë çilimi shtatë muajsh, u-rit, u-madhua, u-bë një forcë nga Fan Noli dhe Vatranët e Amerikës, më 1915-1919, dhe n'ate shvillim unë s'kam patur as një pjesë." (Dielli: 31 Mars 1922.)

 

Besoj kjo gjë u-muar vesh nga të gjithë, s'ka me vënt për dyshim, dhe i vemë qylafin këtij bisedimi. Fillojmë tani me kuvendët e Vatrës dhe aktivitetet e saj.  Kuvendi i parë i Federatës u-mbloth në Lawrence Hall, Boston, Mass., me 14 Korrik 1912, dhe çairman u-zgjoth Lambi Kreshpani, kryetar'i degës së Cochituate-it, Mass. Në kuvënt muarnë pjesë 14 degë, aqë ishin gjithësej gjër ahere, te cilat u-përfaqesuan nga kryetarët e tyre.

 

Kuvendi u-hap n'oren 1 pas dreke, dhe mbaroj ate dite. Kryetaret e degëve e mbaruan kuvendin shpejt se të nesërmen duhej te vijin në punë. Ay kuvent zgjodhi Komisionin e parë të Vatrës, të përbërë nga këta zyrtarë: Faik Konitza Sekretar i Përgjthshem i Vatres dhe editor i Diellit; Lambi Çikozi Arkëtar i Përgjithshem i Vatrës; Kristo Kirka Manager i Diellit; Kristo Floqi, Paskal Aleksi, Vangjel Gjika dhe Josif Pani Kontrollorë.

 

Nuk u-mbush muaji pas kuvendit dhe ngjau përçarja në mes zyrtarëve të[ Vatrës! U-hoqnë nga Komisioni këta tre kontrollorë: Kristo Floqi, Paskal Aleksi dhe Vangjel Gjika. Për të plotësuar Komisionin Qendral, u-mbloth një kuvent i dytë më 11 Gusht dhe zgjodhi keta tre kontrollorë të rinj: Fan Nolin, Andrea Kriston dhe Koli Caknaqin.

 

Pas përçarjes, Kristo Floqi shkoj në New York City, atje gjeti disa shokë të pakënaqur, të cilet i gjen kurdoherë në çdo vënt, dhe me ndihmën e tyre nxori një gazetë me emërin "Zëri i Popullit"! Ashtu u-hap grindja dhe filluan polemikat midis shokëve që punuan së bashku aqë rëndë për lulëzimin e idealit të bukur kombëtar! Po s'duhet të çuditemi në këtë mes se përçarjet kanë qenë zanati i Shqipëtarëve që kur erdhën në këtë botë.

 

Në një artikull të gjatë me titullin "Kujtime Historike," të botuar në të përkohëshmen shkodrane "Leka" me 1937, Kristo Floqi shkruante mbi historin' e Vatrës dhe thosh se gjoja ay lozi rollin më të math në themelimin e saj duke organizuar degët më të zorshme në qytetet ku kish "grekomanë më tepër"! Dhe këtë hile ja paskan bërë Fan Noli dhe Faik Konitza!

(vijon me DHJETË DITË MË VONË SHPALLJA E PAVARËSISË NË VLORË)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VIII (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI. HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X3 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI1 (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]