VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V2

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 11:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V2
E Hënë, 08.10.2009, 02:24pm (GMT+1)

                                                            

 

        Universiteti i Harvardit Boston

 

Konitza e drejtoj Diellin gjer në Mars 1910, dhe u-hoq; gazetën e nxori komisioni i shoqërisë "Besa-Besën" gjer në funt të Prillit. Prapë Konitza mori drejtimin e Diellit me 6 Maj dhe qëndroj gjer në Korrik, pastaj botimi i gazetës pushoj për tre muaj. Faik Konitza shkoj në St. Louis, Mo., për pakë kohë dhe atje nxori gazetën "Trumbeta e Krujes," po nuk e vazhdoj. Si Konitza ashtu dhe Noli patnë ca mosmarëveshje të vogëla me komisionin e shoqërisë "Besa-Besën," e cila botonte Diellin. Fan Noli ahere ish në Harvard University që bënte mësimet e larta shkollare, njëkohesisht kish dhe punët e kishës.

 

Me gjith' ato, Fan Noli mori drejtimin e Diellit për nëntë muaj, Tetor 1910-Qershor 1911. Pastaj barra e editorit i mbeti Efthim Natsit, i cili sherbeu dy herë si drejtor i gazetës për një kohë fare të shkurtër. Natsi që punëtor i palodhur, dhe një nga atdhetarët e pakët  t'asaj kohe. Pas tij, u-zgjodh Kristo Floqi editor i Diellit në Tetor 1911, dhe vazhdoj gjer në Korrik 1912. Duke vënë re këtu ndryshimet e editorëve njëri-pas-tjatrit, kuptohet se udha për bashkimin e Shqipëtarëve rreth një shoqërie kombëtare nukë qe e shtruar me lule, po me gjemba, përandaj i shenuam këtu me radhë.

 

Faik Konitza iku nga St. Louis-i dhe u-kthye prapë në Boston, po nuk u-muar me punët e Diellit për pakë muaj. Ay desh të bëhej mësonjes ("mesues") dhe pati nevojë për një dipllomë universiteti të gjuhës inglishte. Ashtu në Gusht 1911 mbushi aplikatën për të hyrë në "Graduate School of Arts and Sciences" dhe u-pranua nga Harvard University, Cambridge, Mass. Konitza filloj studimet në Shtator 1911, dhe i mbaroj në Maj 1912 duke marë dipllomen "Master of Arts". Po s'pati rast të bëhej mësonjes në nonjë universitet se duhej të punonte për çështjet kombëtare: për lirin' e  Shqipërisë. Kur mbeti keq financialisht pas vitit 1939, një shkollar shqipëtar i tha: "Përse s'vete të japesh mesime si profesor në Harvard University?" Konitza u-pergjigj: Se s'dua të merem më çiliminjte tani në kohë të pleqërisë."

 

Editori i fundit nga ata që shenuam më lart (Kristo Floqi) e gjeti të shtruar në tryezën e bisedimit idenë dhe planin për bashkimin e gjithë shoqërive shqipëtare t'Amerikës rreth një  shoqërie të madhe kombëtare, po për çudin'e të gjithëve ay quante inisiatoret e asaj ideje dhe t'atij plani si "pengonjës të bashkimit"! Ahere Fan Noli, i cili fliste dhe për Faik Konitzen, i bëri përgjigjje editorit dhe i thosh që ata të dy ishin kurdoherë gati të merjin pjesë në bisedimet për bërjen e bashkimit të shoqërive shqipëtare, po me këtë kusht: të bëhej një punë e pëlqyer dhe serioze, dhe jo qesharake. (Dielli: 18 Jenar 1912.)

 

Konitza ronte në Cambridge, afër shkollës që studionte, kur shoku i tij Noli i përgjigjej editorit të Diellit për ato që shkruante kundrë tyre në lidhje me çështjen e bashkimit të shoqërive. Konitza thosh se s'ish në kontakt të dëndur me shokët për aresyen se ronte pakë lark Boston-it, -- dhe shtonte që Diellin nuk e këndonte se kish frikë mos harronte shqipen! Nga ay shkak, "nuk e dinte mirë se ç'po bëhej për punën e bashkimit te shoqërive", punë të cilën e nisi ay vetë dy vjet më parë.

 

Shokët e tij ne Boston ishin: Fan Noli, Llambi Çikozi, Kristo Kirka, Elia Tromara, Josif Pani dhe disa atdhetarë të tjerë. Konitza ish kryetar i Komitetit "Flamuri i Krujes" i New England-it, dhe dendur i therriste shokët në mbledhjet e Komitetit për çështjen e bashkimit te Shqipëtarëve t'Amerikës rreth një shoqërie federale. Sekretar i Komitetit ish Elia Tromara i cili mbante letrëkëmbimin me anëtarët, dhe nukë vinte aqë mirë me editorin e Diellit shkaku se ky bënte propagandë kundrë Komitetit dhe ashtu i bëhej dëm çështjes së bashkimit.

 

Passi vazhduan bisedimet miaft kohë për punën e bashkimit të shoqërive të ndryshme si më anë te shtypit ashtu dhe të mbledhjeve, bisedime t'urta dhe nga nonjë herë t'ashpëra po kurdoherë për të mirën e përgjithëshme, erdhë të gjithë në marëveshje dhe me 24 Dhjetor 1911 u-bë mbledhja e parë në Rathbone Hall, 724 Washington St., Boston, Mass. Mbledhjen e thirri shoqëria "Besa-Besën", dhe e kryesoj Kristo Floqi si çairman. Atje u-bisedua dhe u-strugas mirë çështja e bashkimit. Në mes t'atyre argumentave, u- ngrit Marko Adamsi dhe proponoj për zgjedhjen e një Komisioni të Bashkimit. Marko Adamsi s'kish edukatë shkollare, po ish njeri i kuptuar dhe një nga atdhetarët e rradhë të kohës së tij.

 

Ashtu u-zgjoth Komisioni i Bashkimit, i cili përbëhej nga këta katër njerës: Faik Be Konitza, At Fan S. Noli, Kristo Floqi dhe Paskal Aleksi. Ky Komision u-ngarkua të merej vesh me komisionet e shoqërive fshatare të ndryshme për punën e bashkimit.

 

Komisioni i zgjedhur në mbledhjen e përgjithëshme me 24 te Shën-Endreut 1911, bëri disa mbledhje gjër sa u-realizua bërja e bashkimit të shoqërive të ndryshme nënë hien e një shoqërie të madhe dhe të fortë. N'ato mbledhje u-bisedua forma e bashkimit dhe qellimet e shoqërisë që do të themelohej. Me 17 Mars 1912 u-mbajt mbledhja e parë e përbërë prej të katër anëtarëve të Komisionit të Bashkimit, dhe delegatve të shoqërive të ndryshme. Mbledhja u-mbajt në sallën e Kishës Shën-Gjergji, 227 Tremont St., Boston, Mass.

 

N'atë mbledhje muarnë pjesë këto shoqëeri: "Komiteti Flamur' i Krujes" i New England-it, "Kombëtare" e Worcester-it, "Mirëbërëse" e Syracuse-it, "Mall' i Memëdheut dhe Përlindja" e Jamestown-it, "Dëllëndyshja" e New York-ut, dhe "Besa-Besën" e Amerikës, e cila botonte Diellin. Më von u-bashkuan dhe të tjera shoqërira të mbetura jashtë, si për shëmbëll shoqëria "Skendër Beu" e Gary-it Indiana. Shoqëria "Mbarësia" e Luarasit kish dhënë fjalën se do të mirte pjesë, po delegati i saj nuk u-duk në mbledhjen, shkaku përse, s'dihet. Shoqëria "Mirëbërëse" e Syracuse-it kish zgjedhur At Naum Cerën për delegat të saj, po ay ish i zënë me punët e kishës dhe dërgoj Kost. Kotten në vënt te tij, natyrisht me pëlqimin e shoqërisë.

 

Kurse shoqëria korçare "Arësimi" u-hoq nga bashkimi i shoqërive shkaku se si një "shoqeri kulturale" që quhej ,-- "S'deshi të merej me politikë."  Politika munt të duket si zanat i keq për intelektualët idealistë, po është miaft e dobishme  për politikanët,-- dhe kurdoherë molla e përçarjeve në partira të ndryshme.

 

Vendimet e mbledhjes u-shenuan në Rekordin IV, dhe e nënëshkruan të dy palët. Për Komisionin e Bashkimit shenuan: Faik Konitza, Fan Noli, Kristo Floqi dhe Paskal Aleksi. Dhe delegatë të shoqërive që shenuan Rekordin qenë keta: Elia Tromara, Lambi Cikozi, Kristo Kirka, Kostika Treska dhe Kost. Kotta.

 

Mbledhja e dyt' e komisionit të bashkimit dhe delegatëve të shoqërive u-mbajt te Dielën tjater me 24 Mars, dhe përfundoj keto:

 

REKORD V.

                                                      

"I. Shoqëria Federale që do të formohet do të ketë nënë hien e saj gazetën DIELLI, me konditën që gazeta do të mbahet vetëm me të ardhurat e saj, nënë kontroll moral të Shoqërisë.

"II.- ZZ. Faik Be Konitza dhe Kristo Floqi muarrë persipër të bëjnë një kanunore provizore inglisht të një avukat nga më të dëgjuarët në Boston.

"III. U-votua një sumë 25 dollarësh për harxhet e para të kanunores.

"IV. Të mbledhja tjatër do të vihet në votë kanunorja dhe do të pagëzohet Shoqëria e Re.

"V. Mbledhja e tretë do të mbahet të Dielën që vjen me 2-6 pas dreke në sallë të Kishës. Boston, Mass., 24 Mars 1912."

Këtu vazhdojnë nënëshkrimet e anëtarëve të komisionit të bashkimit dhe delegatëve të shoqërive që shenuam më lart.

Të gjithëve u-pëlqente bashkimi, po disave prej tyre u-vinte keq të shikojin tretjën e shoqërive të tyre në shoqërinë "Besa-Besën", e cila ish pronare e gazetës Dielli. Duke kuptuar atë pengim të bashkimit, Faik Konitza, në një nga ato mbledhje të dëndura, përdori fjalën "federim" ("federation") në vent të fjales "bashkim", q'ashtu t'u-dukej kundërshtarëve se bëjin pjesë të gjithë në federatën pa humbur qenien e shoqërive të tyre fshatare. Dhe për çudi, ndryshimi nç perdorjen e njç fjalç çau udhën për bërjen e bashkimit të shoqërive të ndryshme fshatare në një federatë të madhe e cila bëri shumë sherbime të mbedha për popullin shqipëtar! (vijon me MBLEDHJA THEMELTARE)

 

 

 

 

 

 

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VIII (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI. HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X3 (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]