VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V1

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 09:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V1
E Hënë, 08.10.2009, 02:32pm (GMT+1)

                                  

 

                                                            

 

 

Janë shkruar shumë artikuj në fletore dhe të përkohëshme shqipëtare mi historin' e DIELLIT prej njerësve të ndryshmë se si dhe qysh u-themelua ky Kandil Kombëtar, dhe pa dyshim njerës të tjerë do t'shkruajnë në t'arthmen mi këtë pikë.

Me mbylljen e gazetës "Kombi" në Boston dhe të revistës "Albania" në London, qe nevojë e domosdoshme për botimin e një gazete kombëtare jashtë Shqipërisë që të lëftonte për të drejtat e popullit shqiptar. Dhe kjo nevojë u duk më tepër kur Xhon-Turqit burgosnë Dervish Himen sepse i gjetnë Flamurin e Shqipërisë me vete, dhe asnjë gazet' e brëndëshme nukë guxoj dot të fliste për mbrojtjën e tij nga frika e Xhon-Turqve.

Ahere Faik Konitza në London dhe Fan Noli në Boston u-muarnë vesh për botimin e një gazete shqip n'Amerikë. Ata nukë njiheshin përsonalisht, njohja e tyre që më anë të shkrimeve në shtyp dhe të letrë-këmbimit, dhe ashtu u-lith miqësia në mes të dyve. Natyrisht patnë dhe shokë të tjerë që e biseduan çështjen e gazetës, po fakti është se ata të dy qenë shkaktaret kryesorë për botimin e DIELLIT. Me përpjekjet e tyre u-ndes ky Kandil Kombëtar me 15 Shkurt 1909, dhe është mbajtur ndezur gjer sot nga Vatranët e dedikuar dhe patriotë të vërtetë që s'janë larguar kurrë nga VATRA.

Kush e pagëzoj Diellin me këtë emër, nuk e di dot, kjo gjë munt të jetë shënuar ne rekordin e shoqërisë "Besa-Besën" kur u vendos botimi i tij, po ku munt t'a gjejmë atë rekord? Kurse për themelimin e Vatres gjëndën plot dokumenta historike, ndonëse shumë herë janë shtrembëruar nga njerës të pakujdesur, besoj kjo është fjala më e urtë që munt të përdorim. Për shembëll, kur u-festua Dekata e Parë e Federatës Vatra, dolli një numër i posaçmë i Diellit me 16 faqe, dhe atje është botuar një artikull i gjatë prej Faik Konitzes mi historin' e Vatrës, i cili në paragrafin e fundit thotë këto:

 

 

FAIK  KONITZA.                                

 

"Për emërin, formën federale, kanunoren, regulloren, dhe shpiriten e parë të VATRES, jam responsible (përgjigjes) unë. Po e drejta është që VATRA, të cilen un' e lashë çilimi shtatë muajsh, u-rit, u-madhua, u-bë një forcë nga Fan Noli dhe Vatranët e Amerikës, me 1915-1919, dhe n'atë shvillim unë s'kam patur as një pjesë.--  Faik Konitza." (Dielli: 31 Mars 1922.)

 

Po siç qe "responsible" për punët e Vatrës, ay ashtu qe përgjigjës dhe për punën e Diellit, së bashku me Fan Nolin. E vërteta është se editor i Diellit në fillim u-emërua Faik Konitza, po 29 numërat e para të gazetës i drejtoj Fan Noli gjër sa erdhi nga Londoni editori i zgjedhur. Në numërin e parë, faqe 3 të Diellit, është botuar ky lajmërim:

"Kjo gazetë do botohet prej shoqërisë "˜Besa-Besën,' e cila do të bëjë mbledhje të përgjithëshme me 15 të Marsit në Boston për të zgjedhur një direktor.Gjër sa të vijë direktor' i kësaj flete, "˜Dielli' do dalë një herë me dy javë, pastaj do nisë të dalë per javë me regul."

 

Faik Konitza arriu ne Boston nga Londoni me 9 Tetor 1909, dhe kur dolli nga ania IVERNIA ish i veshur me kostum kombëtar dhe i mbajti veshur disa ditë, jo vetëm aqë po s'desh t'i hiqte dhe i lutej Fan Nolit që të vishej dhe ay si prift me kamilaq të lartë dhe të shetitjin tok nëpër rugët e Boston-it! Më në funt, e bintnë shokët që i hoqi ato petka dhe veshi roba të vendit. Me 22 t'atij muaji Konitza mori drejtimin e Diellit në dorë.

 

Për tre vjet e ca, Dielli u-botua si organ i shoqërisë "Besa-Besën" me qendrën në Boston, dhe pakë degë të vogela rrotull Boston-it, një shoqëri e përbërë prej anëtaresh të disa fshatrave të një krahine të Shqipërisë së Jugës, dhe s'munt t'a kish vazhduar botimin e gazetës për shumë kohë. Passi u-themelua Federata Vatra dhe ajo shoqeri u-tret në Vatrë bashkë me shoqërit' e tjera fshatare, që me 2 Maj 1912 dhe gjër sot Dielli ka dalë si organ i Federatës VATRA.

 

Kur dolli në dritë, DIELLI shtroj për bisedim një Program Kombëtar për një Shqipëri Autonome me të katër vilajetet, një program që nuk e pat shtruar nonjë gazetë tjater shqipëtare më parë, as pastaj. Dhe atë program e shkrojti Faik Konitza në London, dhe ja dërgoj Fan Nolit në Boston që e botoj në numerin e parë të Diellit me 15 Shkurt 1909, natyrisht passi e pleqësoj dhe me shokët e tjerë. Për hir të historisë, po e rishtypim këtu me poshtë atë Program:

"I. Njojtja e kombësisë shqipëtare prej qeverisë turke. Në kombësinë shqipëtare hyjnë gjith' ata që flasin shqip pa vënë re fe a besim.

"II. Të njohurit e gjuhës shqip si gjuhë zyrtarishtë në Shqipëri. Në gjykatoret dhe sundimtarët e vendit të përdoret gjuha shqip vetëm. Asnjë gjykatës a sundimtar të mos qaset në Shqipëri pa ditur gjuhën e vendit. Gjithe ashtu dhe për kryetaret fetarë që nga ata të shkallës më të lartër për çfarëdo fe që praktikohet në Shqipëri.

"III. Arësimi kombëtar shqip. Shkollat e para të përbashkme për gjithë çunat të jenë vetëm në gjuhën kombëtare dhe të përmbahen prej qeverisë. Qeveria turke të mos ketë të drejtë të hapë shkolla të para gjëkunt në Shqipëri. Shkollat e çupave të para, të dyta, a të larta vetëm shqip. Mësonjesit të jenë shëkullorë, domethënë të mos jenë priftërinj as hoxhallarë. Mësime fetare të mos ketë për shkollat e para, sikundër ngjan nër shkollat e Amerikës.

"IV. Shpenshtjell'ekonomike. Të shtrohen udhë tregëtare të njerëzishme prej qeverisë për të bashkuar tërë qytetet e mbëdhenj të Shqipërisë me njëri-jatrin dhe me limanet e Shqipërisë. Të kriohen dhe të përmbahen prej qeverisë shkolla bujqësie, mjeshtërie dhe kafshë-ritjeje nër qytetet e mbëdhenj të vendit.

 "V. Sundim Çqendralësor. Të ipet prej qeverisë një statut i cili të çkoqitë kufit'e vendit, i cili të mos përmbledhë brenda më pakë se vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Janinës, Manastirit. Ky vent të qeveriset prej një parlamenti (mebus) Shqipëtarësh më ministorë Shqipetarë nënë një përvendës të Sulltanit, i cili të quhet Guvernor'i Shqipërisë (Arnautllëk valisi). Shqipëria të mos ketë të përbashkme me Turqinë veç ushtërine, punët e luftës, dhe punët e jashtme."

 

Programi i Diellit kërkonte lirinë dhe të drejtat e kombësisë shqipëtare prej guvernës turke, po Shqipëria të mos ndahej nga Përandoria e Osmanit dhe t'ish vetëm nënë hien e Sulltanit me anë të një guvernori t'emëruar prej tij. Ka të ngjarë që shkrimet e Diellit lozë një roll me rëndësi në lëvizjet kryengritëse të çetave shqipëtare gjatë kohës 1910-1912 të cilat kërkuan të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar nga Turqia. Përandaj guverna turke e ndaloj hyrjen e Diellit në përandorin' e saj, dhe nga ay shkak Dielli që dërgohej në mbretërinë ottomane shtypej me dy tituj: "Dielli e Flamuri," q'ashtu të dukej si gazet' e re dhe të mos e ndalonte posta e atjeshme gjër sa të bënte një vëndim tjater guverna e Stambollit për t'a ndaluar prapë.

 

Hyrja e Diellit në Shqiperi u-la e lirë passi guverna turke, e udhëhequr prej Qamil Pashes si sadrazem, javën e parë të Gushtit 1912 çfaqi dëshiren e saj për njohjen e Shqipërisë si Shtet Autonom me gjithë të drejtat e saj kombëtare. Ajo gjë nuk u-vu dot në zbatim shkaku se dy muaj më von (me 8 Tetor 1912) Shtetet e Ballkanit i dekllaruan luftë Turqisë, e cila e humbi luftën dhe Shqipëria u-copëtua prej fuqive të saj.

 

Kur dolli Dielli për herën e parë, u-duk si një yll i ndritur në mes t'errësirës. Shkurtër, Dielli ka qenë një shkoll'e veçante jo vetëm për imigrantet shqipëtarë t'Amerikës që shumë prej tyre mësuan si të shkruajnë dhe të kendojnë shqip prej tij, po për gjithë kendonjesit shqipetarë kudo në botë. Në fjalë të tjera, Dielli ka qenë një shkollë stërvitëse për këndonjesit e tij si në shkencën politike, ashtu dhe në fushën kulturale. As ka patur dhe as që ka gazetë tjatër shqipëtare që munt të barabitet me Diellin e kohëve të Faik Konitzes dhe te Fan Nolit. Shqipja e kulluar dhe e bukur e Faik Konitzes dhe stili i tij i pashoqtë, janë marë si shëmbëlla prej studentëve të vërtetë shqipetarë që duan gjuhën e bukur të gjyshëve të tyre. Shumë nga shkrimet e Faik Konitzes janë shtypur në faqet e Diellit, dhe presin të botohën në formë librash.                 

 

Thamë më parë se shkrimet e Faik Konitzes të shtypura në Dielli "presin të botohen në formë librash." Këtu na dalin dy probleme me rëndesi: (1) Duhen fonde për shtypjen e atyre librave, dhe (2) mungojnë njerezit e duhur që munt t'i mbledhin siç duhet ato shkrime. Kemi parp njerps që kanë kopiuarë nga shkrimet e Konitzes dhe i kanë shtrembëruar, i kanë prishur. Dhe për faqe të bardhë,-- këta njerës e quajnë veten "shkrimtarë"! Po të ngjallej Faiku, do t'i shkonte në vrimë të gjëlpëres.

 

Mbledhja e shkrimeve të Konitzes u-bisedua nga ca shokë dhe bashkëpunëtorë të tij përpara 1930-s, të cilët deshnë të mblithjin edhe shkrimet e revistës së tij "Albania", koleksioni i së cilës ndodhet në Librarin' e Universitetit Harvard, dhe provat e shtypit t'i shikonte vetë autori. Po ay plan nuk u-vu dot në zbatim shkaku se ngjau zia e madhe ekonomike.

 

Kthëhemi tani 20 vjet pas nga data e sipërme. Dielli më datën 29 Tetor1909 botoj një kryeartikull prej editorit të tij Faik Konitzes i cili propononte themelimin e një shoqërie të madhe dhe të fortë kombëtare rreth së cilës të mblidheshin gjithë Shqipëtarët e Amerikës. Ay proponim gjeti bekimet e disa atdhetarëve, po mori dy vjet kohë gjer sa u-vu në zbatim se gjeti pengime të vogëla nga ca njerës.  (vijon me FAIK KONICA MBARON HARVARDIN DHE I RIKTHEHET MISIONIT KOMBËTAR)

--  
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VIII (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI. HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X2 (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]