PAS NDARJES ME CALVIN HARRIS - RITA ORA SHOQËROHET ME SHOKUN E JUSTIN BIEBER
E Mërkurë, 06.11.2014, 05:03pm (GMT+1)
Këngëtarja shqiptare Rita Ora, duket se është duke shëruar zemrën e saj të thyer me Khalil Amir Sharieff, shokun e Justin Bieber. Ajo ka postuar një foto me të në Instagram, nga ku shkruan, "Unë dhe kjo zemra e vogël".
Ka qenë Calvin Harris, dixheji i famshëm që bëri me dije lajmin e ndarjes mes çiftit, në 6 qershor.
"Për të shmangur spekulimet - Unë dhe Rita kemi përfunduar marrëdhënien tonë disa kohë më parë," shkroi Calvin Harris. "Ajo është e bukur, grua e talentuar dhe i uroj asaj gjithë të mirat".
"Rita ka qenë pak e shqetësuar që Calvin postoi lajmin rreth ndarjes, por ajo është duke e marrë veten", ka thënë një burim për shtypin anglez. "Ajo ka qenë me Khalil-in, por kush e di se sa kohë do të zgjasë mes tyre"!!
/Shekulli Online/
www.voal-online.ch
|