E Hënë, 04.29.2024, 12:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Pedofilia në Shqipëri, reagojnë të rinjtë shqiptarë në SHBA
TË GJITHË KUNDËR PEDOFILISË! PEDOFILIA ËSHTË KRIM!

E Djelë, 03.24.2013, 07:39am (GMT+1)



NEW YORK: Pas dëshmisë tragjike të pedofilit, i cili deklaroi se ka vrarë, pas abuzimit me të, një fëmijë 11- vjeçar dhe tentativës për të kryer të njëjtin akt dhe me një fëmijë tjetër, reagimeve në Shqipëri, kanë reaguar këto ditë edhe disa të rinjë shqiptarë me banim në Shtetet e Bashkuara. Reagimet e tyre kan nisur fillimisht si reagime spontane në rrejtin social aq shumë të përdorur Facebook, Twitter, dhe forumet shqiptare në internet, por që më pase kan "shpërthyer edhe në debate të forta", për të mbrojtur fëmijët e familjen nga fenomene që vënë në rrezik jetën dhe ekzistencën e tyre.

Sipas reagimeve dhe debateve të shumta pavarësisht nivelit ndonjëher të tejkalur deri në tepër vulgar, thuhet se shoqëria shqiptare nuk duhet të qëndrojë më indiferente për çështje kaq të rëndësishme, por duhet të ngrejë zërin e saj në mbështetje të viktimave të dhunës, qofshin këto gra apo fëmijë.

Mbasi si shprehen ata që diskutojnë nga Shtetet e Bashkuara, këtu në SHBA, megjithëse ka një sistem drejtësie dhe ligjorë për mbrojtjen e fëmijëve, që nuk e ka asnjë vend në botë, mirëpo në SHBA, ndoshta është numëri më i madh i pedofilve dhe rasteve që kan të bëjnë me pedofilinë.Pra nuk janë ligjet faktor që mund t'a ndalojnë këtë fenomen sado të forta ose të dobta të jenë ato.

Veçse në SHBA, asnjëherë nuk përzihet politika, dhe media këtu ka qëndrim mjaft etik me rastet e ndodhura, dhe nuk bën asnjëherë siç po bën shtypi shqiptar, duke thyer çdo normë dhe etike gazetareske, sidoms kodin moral të shqiptarëve.

Kështu, që, ngjarja e ndodhur ditët e fundit kur pedofili Ardian Prrenjasi. 45 vjeçari që tronditi gjithë opinionin publik pas rrëfimit shokues se përveç rrëmbimit të një 10-vjeçari në Laprakë, i cili fatmirësisht u gjet në kohë, kishte rrëmbyer dhe vrarë 11-vjeçarin Julian Çela, i cili rezultonte i zhdukur për familjarët prej datës 30 nëntor 2012, është kthyer në shqetësim gjithë shqiptarë.

Mirëpo, ky akt bëhet më shqetësuese, kur vërehet qëndrimi thuajse i papërgjegjshëm e disa mediave shqiptare, dhe sidomos debatet që frymojnë në rrejtet sociale të internetit, ku më shumë i mëshohet anës politike të këtij problemi se sa asaj sociale, që ka prekur shoqërinë shqiptare. Madje edhe etika gazetareske, duket se i ka kaluar çdo kufijë të lirisë së shprehurit.

Dhe, kështu duket se incidentet me këtë shkrim kanë përfshirë edhe një gazetare të gazetës Shqiptarja.com: Elona Elezi, e cila ishte deri dje pjesë e kësaj redaksie. Thuhet se ishte, shkruan shytpi shqiptar, pasi Elezi ka reaguar publikisht duke sqaruar se jo vetëm nuk është autore e atij shkrimi, por ka dhënë dhe dorëheqjen nga media ku punon nga fakti se u përfshi në një situatë me të cilën nuk kishte lidhje.

Në SHBA, një zyrtar i lart i Insitutit Globe në New York, Adrian Tahiri (Lecture and Institution Research Globe Institute of Technology) , thotë se ky problem duhet marrë krejt ndryshe.

"Lajmi tronditës,, shpjegon Tahiri, "vrasësi dhe pedofili" Ardian Prenjasi, paditet nga prindërit e një fëmije të cilin ai e kishte mbajtur peng dhe dëshmon të këtë vrarë një fëmijë 10 vjeçar. Sigurisht, që të dyja versionet e mundshme, ai më i keqi i kryerjes se krimit makabër apo edhe ai me minimalist i fanatazimit të një krimi të tillë ende në mungesë të provave, shpien drejt të njejtës pistë, që Ardian Perenjasi mund të jetë njeri me probeme të rënda mendore. E gjithë kjo ndodhi ka sjellë një reagim të jashtëzakonshëm mediatik dhe social, në një garë për të përcjellë sa më shumë detaje rreth dëshmive të dhëna nga autori mbi skenën e krimit, duke ngarkuar më tepër emocionalisht familjarët e 10 vjeçarit, por edhe mbarë opinion publik. Megjithatë, i gjithë ky reagim mbetet post factum, shprehet Tahiri.

Sipas tij, të fokusosh problemin tek "monstra" është miopi. E parë nga një këndvështrim më të gjerë, social, fenomeni mbetet shqetesues.. Në këtë rast "monstra" paraqet vetëm një mostër të dukurisë. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, aktualisht është hapur një debat i gjerë për vendosjen e ligjeve të rrepta apo kthimit të dënimit me vdekje, por realisht a është kjo zgjidhja e problemit? A shërbejnë këto ligje të parandalojnë kryerjen e krimeve kaq të rënda nga njerëz me probleme serioze mendore, të cilët kanë humbur kontrollin e vetvetes?

Më tej ai sqaron se :"Në një rast normal kur njeriu është zot i vetvetes, ashpërsimi i ligjeve mund të kishte efekte pozitive në minimalizimin e akteve kriminale sepse individi do ndeshej me vuajtjen e dënimit për veprën e kryer. Rasti tjetër është kur "monstra" e ndodhur në trupin e njeriut është më e fortë se vet njeriu dhe për pasojë vet njeriu bëhet peng i "monstrës" se vet dhe nuk e ka arsyen dhe kontrollin mbi veprimet që kryen. Në këtë rast lufta më e mirë ndaj fenomenit do të ishte kurimi i tij. Duke e identifikuar problemin, menaxhimi i tij bëhet më i lehte," mendon Adrian Tahiri (Lecture and Institution Research Globe Institute of Technology).


Kurse, Top - Modelja e njohur shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lola Luma, duke folur për rastin e pedofilisë në ngjarjen e ndodhur në Shqipëri, thotë se është e tronditur nga kjo ngjarje e turpshme, dhe e dënon atë maksimalisht.

Artistja shqiptare, që po arrinë suksese në New York, mendon se rasti i fundit i pedofilisë që tronditi familjet shqipetare, na ka bashkuar të gjithëve, pa dallim krahinash, besimesh e traditash apo dhe bindje politike sipas partive.

"Krimi ndaj femijës, thotë Luma, është krimi më i madh që në këtë botë s'duhet të ketë falje. Në këtë rast nuk u vra vetëm ky engjëll i vogël, por mund të kishte qenë vëllai, shoku ynë i ngushtë, kushëriri apo edhe djali ynë. Një bankë shkolle mbeti bosh, nuk degjohen më zëra të gëzuar fëmijësh që luajnë të qetë pa kokëçarje. Tani, është prekur ëndrra e shumë fëmijëve për të pasur një fëmijëri normale pa pasur frikën të shkojnë në shkollë apo dalin në lagje nga frika e "përbindëshave" të tjerë. Një monstër të tillë, duhet ta denojë vetë shoqeria, ligji dhe feja. Mbasi, ne Shqipëtarët atdhetarizmin e kemi të parin gjithashtu dhe partitë tona, por këtë problem që është bërë si ajo shprehja e " Luanit në kafaz", që gjithkush e sheh por ka frikë të flasë, nuk i bën përshtypje ose thotë "le të flasë dikush tjetër i pari kush do e adresojë"?

Artsitja shkodrane në Amerikë, shprehet "Njerëzit, ngadonjëherë nuk e dinë impaktin e madh që ka fjala. Ka ardhur koha të ndërgjegjësohemi, bënë apel ajo duke shtuar se i ri dhe i vjetër duhet të ndërgjegjësohet, sepse duhet të bëjmë të pamundurën që fëmijët e tjerë të mos kenë fatin e mjerë, të ngjarjes që ndodhi , Pra, ti themi Jo! pedofileve në Shqipëri dhe po denimit maksimal për to!" shprehet Top - Modelja e njohur shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lola Luma, duke folur për rastin e pedofilisë në ngjarjen e ndodhur në Shqipëri.

Pothuajse i të njëjtit mendim me Top-Modelen shqiptare Lola Luma, duket se qëndron edhe presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, një aktivist i njohur politik në partinë Republikane amerikane, zoti Marko Kepi.

Kepi, shprehet se Pedofilia është një veprim që përfshin një interes abnormale në fëmijët. Ajo sipas ekspertëve amerikan, thotë ai është një çrregullim që karakterizohet nga fantazitë seksuale të përsëritura e intensive.Pedofilia, sipas tij është përcaktuar nga specialistët të shëndetit mendor si një çrregullim mendor, që sistemi amerikan ligjor e përcakton që vepron në një thirrje pedophili si një akt kriminal.

"Tragjedija që ndodhi në Shqipëri, këto ditë na ka shokuar të gjithëve, edhe në të rinjëve shqiptarë në Amerikë, thotë Kepi, duke shtuar se persona të tillë nuk duhet të jenë në mesin e shoqërisë tonë! Ky person duhet të dënohet, se ka kryer një krim, mbasi torturoi dhe i mori jetën një fëmijë të pa fajshëm, dhe shkaterroj zemrën e një familje, por gjithashtu edhe familjen e tij, që e ka dënuar veprimin e tij. Dënimi maksimal duhet të vendoset të paktën për persona të tillë, sepse ndoshta do të ken frikë, më pas sipas mendimit tim, shprehet Kepi, edhe të tjerë që më pas kan në "mendje" një akt të këtillë".

Marko Kepi, konkludon se duhet ti dalim përpara një të keqeje para se ajo të ndodhi mbasi do të jetë tepër vonë kur të "iki jeta edhe ndonjë fëmijë tjetër"!?


BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - DËNOHET KËRCËNIMI ME VDEKJE I VEPRIMTARES HUMANITARE NAZLIE BALAËshtë dënuar gjerësisht kërcënimi me vdekje i veprimtares Nazlie Bala, pas angazhimit të saj në mbrojtje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës (03.23.2013)
PRESIDENTI OBAMA VIZITON QYTETIN ANTIK TË PETRËS (03.23.2013)
ZBULIM I RËNDËSISHËM MBI MOSHËN E GJITHËSISË (03.23.2013)
JU FTOJMË TË NËNSHKRUANI PETICIONIN PËR RRUGËN E ARBËRIT (03.23.2013)
'PLEASE PLEASE MI' E BEATLES MBUSH 50 VJET (03.23.2013)
SHQIPËRIA MPOSHT NORVEGJINË - NJË KRYEVEPËR E HAMDI SALIHIT, NJË ETRIT BERISHA I KTHYER NË HERO (03.23.2013)
NË QENDËR TË PRISHTINËS MARSHUAN ME MOTON 'KUNDËR HAJNISË' (03.23.2013)
NGA PLAVË-GUCIA NË AMERIKË, ME NJË TUFË ËNDRRASH PËR KOMBIN E TIJNjeriu që sfidoi aksidentin e invaliditetin në SHBA duke pasë shembull frymëzimi Presidentin amerikan, Franklin RuzveltNga DUKAGJIN HATA, Gazetar (03.22.2013)
CHOMSKY - ÇËSHTJE DITE KUR SERBIA DO TË LËSHOJË PE (03.22.2013)
LEONARD DEMI - ARBEN IMAMI TË LEJOJË KONTROLLIN PARLAMENTAR TË MINISTRISË SË MBROJTJESThellohet kriza e marrëdhënieve të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë Leonard Demi (03.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]