E Hënë, 04.29.2024, 05:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
THANK YOU NATO! THANK YOU USA!
Editorial nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 03.24.2013, 08:17am (GMT+1)

Erdhi përsëri 24 Marsi, i katërmbëdhjeti me radhë pas atij të vitit 1999, i katërmbmbëdhjeti me radhë që e gjen Kosovën pa okupatorin barbar të cilin Kosova dhe aleatët e saj, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përzunë njëherë e përgjithmonë. Presidenti Bill Klinton, në librin "Jeta ime", në kapitullin 52, shkruan, ndër të tjera, për këtë ngjarje të përmasave epokale botërore: "Më njëzet e katër, unë i tregova popullit amerikan për atë që isha duke bërë dhe pse isha duke e bërë. Unë shpjegova se Millosheviçi ua kishte hequr shqiptarëve të Kosovës autonominë e tyre, duke ua mohuar edhe të drejtën e tyre kushtetueshmërisht të garantuar për të folur gjuhën e tyre, për të pasur shkollat e tyre dhe për ta qeverisur veten e tyre. Unë i përshkrova mizoritë serbe: vrasjen e civilëve, djegien e fshatrave dhe përzënien e njerëzve nga shtëpitë e tyre, gjashtëdhjetë mijë në pesë javët e fundit në tërësi. Më në fund, unë i vendosa ngjarjet e kohës në kontekstin e luftërave që Millosheviçi kishte bërë tashmë kundër Bosnjës dhe Kroacisë, si dhe pasojat shkatërrimtare e vrasjeve të tij për të ardhmen e Evropës. Fushata e bombardimeve kishte tre objektiva: për t'i treguar Millosheviçit se ne ishim serioz rreth ndalimit të spastrimit etnik, për të penguar një ofensivë madje edhe më të përgjakshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë, dhe, nëse Millosheviçi nuk dorëzohej shpejt, ta dëmtonim seriozisht aftësinë ushtarake të Serbisë. Atë natë gjuajtjet e NATO-s filluan. Ato do të zgjatnin për njëmbëdhjetë javë, ndërkohë që Millosheviçi vazhdonte të vriste shqiptarë të Kosovës dhe t'i përzinte së paku një milion njerëz nga shtëpitë e tyre." 24 Marsi 1999 do të mbetet në historinë e njerëzimit vija më e pakalueshme e ndarjes midis kauzës së lirisë, paqes, pavarësisë, drejtësisë, nga njëra anë, dhe kauzës së luftës, robërisë, pushtimit, kolonializmit, fashizmit, padrejtësisë, nga ana tjetër. Kosova dhe kombi shqiptar në tërësi, për shekuj të tërë objekt i padrejtësive më flagrante dhe më të përbindëshme, prej 24 Marsit 1999 nuk janë më një komb i pambrojtur, janë një komb që kanë mbrojtësen, miken dhe aleaten më të fortë dhe më të paepur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 24 Marsi i tanishëm, e sheh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran me njohje zyrtare ndërkombëtare, prandaj urojmë me gjithë shpirt dhe me gjithë zemër që 24 Marsi ardhtë përherë i bardhë, ardhtë përherë duarplot për Kosovën, kombin shqiptar, miqtë dhe aleatët tanë, për të gjithë adhuruesit e përkushtuar të kauzës sonë të përbashkët që do të triumfojë në mbarë botën.





ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RTK - DOKUMENTI I BRUKSELIT PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SERBE (03.24.2013)
Pedofilia në Shqipëri, reagojnë të rinjtë shqiptarë në SHBATË GJITHË KUNDËR PEDOFILISË! PEDOFILIA ËSHTË KRIM! (03.24.2013)
KOSOVË - DËNOHET KËRCËNIMI ME VDEKJE I VEPRIMTARES HUMANITARE NAZLIE BALAËshtë dënuar gjerësisht kërcënimi me vdekje i veprimtares Nazlie Bala, pas angazhimit të saj në mbrojtje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës (03.23.2013)
PRESIDENTI OBAMA VIZITON QYTETIN ANTIK TË PETRËS (03.23.2013)
ZBULIM I RËNDËSISHËM MBI MOSHËN E GJITHËSISË (03.23.2013)
JU FTOJMË TË NËNSHKRUANI PETICIONIN PËR RRUGËN E ARBËRIT (03.23.2013)
'PLEASE PLEASE MI' E BEATLES MBUSH 50 VJET (03.23.2013)
SHQIPËRIA MPOSHT NORVEGJINË - NJË KRYEVEPËR E HAMDI SALIHIT, NJË ETRIT BERISHA I KTHYER NË HERO (03.23.2013)
NË QENDËR TË PRISHTINËS MARSHUAN ME MOTON 'KUNDËR HAJNISË' (03.23.2013)
NGA PLAVË-GUCIA NË AMERIKË, ME NJË TUFË ËNDRRASH PËR KOMBIN E TIJNjeriu që sfidoi aksidentin e invaliditetin në SHBA duke pasë shembull frymëzimi Presidentin amerikan, Franklin RuzveltNga DUKAGJIN HATA, Gazetar (03.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]