Revista amerikane "Forbes", për të tretin vit me radhë, ka vendosur kancelaren
gjermane, Angela Merkel, në krye të listës së grave më me ndikim në botë.
Ajo pasohet nga presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ndërsa në vendin e
tretë qëndron Melinda Gates, bashkëshortja e miliarderit Bill Gates dhe
udhëheqëse e fondacionit "Bill dhe Melinda Gates".
Lista vjetore e Forbes-it përfshin gratë me ndikim në politikën globale,
biznese, media, teknologji dhe organizata jofitimprurëse, duke i radhitur në
bazë të parave dhe pranisë në media.
Në mesin e grave të pozicionuara lart sivjet janë edhe Sheryl Sandberg,
drejtore e kompanisë Facebook, dhe Marissa Mayer, drejtore e Yahoo-së.