E Djelë, 04.28.2024, 09:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËRKUJTOHET 40 VJETORI I REVOLTËS ANTIKOMUNISTE TË SPAÇIT

E Mërkurë, 05.22.2013, 07:53pm (GMT+1)



Instituti i të përndjekurve politikë dhe Instituti i Dokumentimit të Krimeve të Komunizmit përkujtuan sot 40 vjetorin e revoltës së të dënuarve politikë në burgun famëkeq të Spaçit, një nga protestat e hershme ndaj regjimit diktatorial. Në burgun e Spaçit dje, dhe sot në Muzeun Historik u bashkuan protagonistë dhe familjarë të të burgosurve politikë, për të nderuar sakrificat e atyre, që edhe pse të burgosur për motive politike, guxuan në kulmin e diktaturës të shprehnin bindjet e tyre për një Shqipëri të lirë, demokratike e hapur me Europën e qytetëruar.
 
Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër, duke kënduar dhe hedhur parrulla kundër diktaturës, derisa u shtyp me gjak; 4 nga të burgosurit u dënuan me pushkatim, 8 të tjerë u ridënuan me 25 vjet burg 70 të tjerë u arrestuan dhe u rigjykuan.
 
Katër të pushkatuarit ishin Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Peka dhe Hajro Pashai.
Për sakrificat e tyre dhe peshën e revoltës treguan sot disa nga pjesëmarrësit e saj Bashkim Fishta, Luan Burimi, Demir Pojani.
 
Revolta nisi më 21 maj 1973 si një kundërshtim i thjeshtë i rregullave, dhe kjo ishte vetëm një shkas për kundërshtim të thellë e kuptimplotë të regjimit nga kundërshtarët e regjimit me parrullat "Ja vdekje ja liri!", "Rroftë Shqipëria e lirë!", "Ju jeni katila!", "Populli është me ne!", "Rroftë Europa e lirë!", që vazhduan për mbi 3 ditë në taracën e burgut nga 100 të burgosur, që u rrethuan me shpejtësi nga mbi 4500 trupa ushtarake nga Shkodra e Tirana, të cilët hapnin zjarr nga të gjitha anët. Revolta e Spaçit i tregoi Shqipërisë dhe botës së rezistenca e popullit shqiptar vazhdoi të mbijetonte, megjithë dhunën dhe presionin e diktaturës.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Forbes - ANGELA MERKEL ËSHTË GRUAJA MË ME NDIKIM NË BOTË (05.22.2013)
SHËNOHET 200 VJETORI I LINDJES SË RICHARD WAGNERIT (05.22.2013)
40 vjet nga Revolta e në Burgun famëkeq të SpaçitYLBER MERDANI - JU RRËFEJ TRI DITËT E TMERRIT TË REVOLTËS SË SPAÇIT (05.22.2013)
DYZET VJET PAS REVOLTËS SË SPAÇITNga AGIM MUSTA, historian, i burgosur politik, bashkëvuajtës në Spaç (05.22.2013)
Huffington Post - AMFITEATRI I DURRËSIT NË RREZIK (05.21.2013)
1 VIT NGA TRAGJEDIA E HIMARËS, AMBASADA E SHBA - LUTJET TONA PËR FAMILJET DHE MIQTË E VIKTIMAVE (05.21.2013)
KANIONET E SKRAPARIT - PERLAT E KOLORADOS SHQIPTARE (Fotoreportazh)Nga MARIGLEN MËRTIRI (05.21.2013)
KUJTIMET E KOMUNISTES SË RADHËVE TË PARA DHE TË PERSEKUTUARËS SELFIXHE BROJA CIU - SI U VRA QEMAL STAFA DHE DY INTERNIMET NË DIKTATURË (05.21.2013)
WESTERWELLE NXIT KOSOVËN DHE SERBINË TË ZBATOJNË MARRËVESHJENShefi i politikës së jashtme të Gjermanisë Guido Westerwele tha se proceset integruese të Serbisë dhe Kosovës varen nga përparimi në terren (05.21.2013)
SHBA SQAROJNË SE SERBIA S'KA JURIDIKSION MBI PASURITË E KOSOVËSAmbasada amerikane në Prishtinë thotë se afaristëve nga SHBA-të u është sqaruar se Kosova është shtet sovran dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi minierat e Trepçës (05.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]