VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve -  KE QENË PRANË MEJE MIJËRA HERË, TË SHIKOJA TY ME GËZIM FËMINORPoezi nga FRIEDRICH VON HARDENBERG - NOVALIS (Fridrih fon Hardenberg -Novalis, 1772-1801) 

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 08:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

 

KE QENË PRANË MEJE MIJËRA HERË, TË SHIKOJA TY ME GËZIM FËMINOR

Poezi nga FRIEDRICH VON HARDENBERG - NOVALIS (Fridrih fon Hardenberg -Novalis, 1772-1801) 


E Enjte, 11.25.2010, 10:23am (GMT+1)

 

 

NUK DI SE ÇFARË MUND TË KËRKOJA

 

Nuk di se çfarë mund të kërkoja

nëse do ishte imja ajo qenie e dashuruar, e pafaj,

nëse do më quante gëzimin e saj të vetëm,

nëse më rrinte pranë, si të isha i saj.

 

Shumë duke gulçuar kërkojnë rrotull,

shtrembëruar në fytyrë, me pamje të mrrolur,

gjithmonë veten e quajnë dijetarë,

por asgjë nuk dinë për këtë thesar.

 

Ka asish që mendojnë të zhvatin,

por nuk fitojnë as një thërrime ar;

kush ikën mbi anije për të zbuluar botën,

por si shpërblim s'do ketë tjetër veçse famë.

 

Kush dihat për kurorat e fitores,

kush rend pas një degëze dafine;

kështu të tjerë, të gënjyer, tjetër rreze

shprese ndjekin, e askush të pasurohet nuk arrin.

 

Ai fytyrën e tij nuk jua ka treguar?

E harruat atë që ka vdekur për ju?

Cili i gjorë do të shkrijë, për dashurinë

tonë, jetën në hidhërim dhe torturë?

 

Asgjë s'paskeni lexuar për të apo ditur,

as dëgjuar s'keni për të përvuajturën fjalë?

Që erdhi tek ne me një mirësi qiellore,

cila hyjni të na e ketë bërë dhuratë?

 

Si ka zbritur nga qielli tek në këtu,

bir i madhërishëm i nënës më të bukur?

Çfarë fjale bota ka dëgjuar nga ai,

sa kanë pasur shpëtim prej atij?

 

Si, i kalluar nga shpirti i dashurisë,

na e ka dhuruar veten e tij të gjithën,

e është ngulur ai në tokën tonë,

guri i parë i një qyteti hyjnor.

 

A nuk iu mallëngjen ky mesazh,

a nuk ndjeheni shpirtplotë me këtë krijesë,

e nuk ia hapni dyert tuaja,

atij që për ju rri varur në humnerë?

 

Nuk jeni gati të humbni gjithçka,

të lirë e të lehtësuar nga çdo dëshirë,

për t'ia kushtuar zemrën tuaj atij vetëm

nëse mirësia e tij iu premtohet si shpërblim?

 

Më merr me vete, hero i dashurisë!

Ti je jeta ime, bota ime je ti;

shkëpus çdo lidhje me jetën tokësore,

e di kush më prin në këtë lundrim.

 

Ti m'i zëvendëson dashuritë e humbura,

ti më je besnik në përjetësi;

përkulet, duke të adhuruar qielli,

por t'i përgjithmonë pranë meje më rri.

 

TË SHIKOJ TË PORTRETIZUAR

 

Të shikoj të portretizuar dashurisht,

Marie, në pafundësi përfytyrimesh,

Por askush nuk të portretizon kurrsesi

Ashtu si të përfytyron zemra ime.

 

Që atëherë e di se përshtjellimi i botës

është davaritur për mua si një ëndërr,

dhe një qiell i një ëmbëlsie të patregueshme

më rri gjithmonë në shpirt dhe zemër.

 

NËSE NË ORËT E VUAJTJES

 

Nëse në orët e vuajtjes së ankthshme

vërshon në zemrën tonë të zrazët,

nëse na bren në intimitet ngashërimi

dhe në ngushticën e së keqes nuk ka rrugëdalje;

mendojmë për të dashurit tonë të shtrenjtë

si dhimbja dhe trishtimi i kapit,

nga retë është ndërprerë shikimi ynë

tek ne një rreze shprese nuk arrin.

 

Oh, atëherë Zoti mirësisht priret

drejt nesh, arrin dashuria e tij te ne;

në bregun tjetër zemërdridhur dihatim,

engjelli yt, që kupën e jetës së re,

na e sjell, vjen pranë nesh,

na del përballë e na jep forcë;

nëse ne kërkojmë për të shtrenjtit tanë

qetësi, lutja nuk shkon kot.

 

 

KUSH TË KA PARË

 

Kush të ka parë një herë, i kurthuar

Nuk do të jetë kurrë nga rrënimi, Nënë;

larg teje, fundoset në trishtim,

do të të dojë gjithmonë me pasion të përvëluar,

dhe kujtesa te ai për mirësinë tënde

mbetet në lartësitë më të epra të shpirtit të tij.

 

Përulem para teje me përkushtim pa fund,

Ti tashmë e di çfarë më mungon mua.

Ji e kthjellët me mua, Nënë e ëmbël,

më jep një shenjë gëzimi, atë dua.

Gjithë qenia ime pushon në ty,

qëndro tek unë qoftë edhe një çast të vetëm.

 

Aq herë në ëndërrat e mia të kam parë

kaq të bukur, dhe në dashurinë intime;

zoti i vogël që kishe midis krahëve

donte të lëvizte në mëshirë të shokut të tij;

por ti rikthehu, duke qarkuar shikimin tënd

sublim, midis reve në ngazëllim të pastër.

 

Unë i palumtur! çfarë të kam bërë?

Plot nostalgji, të lutem prapë;

nuk jam vendi ku jeta ime

gjen paqe, lutjet e tua të shenjta?

Mbretëreshë e bekuar,

Merre këtë zemër e këtë jetë.

 

Ti e di, mbretëreshë e dashur,

se jam i tëri krejtësisht yti.

A nuk e kam prej shumë kohësh

në sekretin e zemrës mirësinë tënde?

Kur ende nuk e njihja vetveten

me qumështin e gjirit tënd mëkohesha.

 

Ke qenë pranë meje mijëra herë,

të shikoja ty me gëzim fëminor;

m'i zgjaste duar- sepse një ditë

mund të më gjejë- fëmija yt.

Me buzëqeshje të ëmbël e të pastër- oh kohë

E parajsës!- një puthje më jepje ti.

 

Kjo botë e bekuar tani është larg,

e prej qëkuri lutja më ka shoqëruar,

pafundësisht kam vazhduar të gaboj:

A thua kaq rëndë kam mëkatuar?

Fëmijë, prek cepin e petkut tënd,

Nga kjo ëndërr e rëndë ti më zgjo.

 

Vetëm një fëmijë mund të të shikojë në fytyrë,

me besim ai e pret ndihmën tënde;

atëherë kapërceje pengesën e viteve,

që unë të bëhem siç isha, fëmija yt.

Jetojnë te unë besnikëria, dashuria

e fëmijës, nga ajo kohë e florinjtë.

 

MES MIJËRA ORËVE TË LUMTURA

 

Mes mijëra orëve të lumtura

Që kam përshkuar në jetë,

një e vetme ngelet përgjithmonë në mua:

ajo në të cilën mes mijëra dhimbjeve

unë ndjej në thellësi të zemrës

kush për ne vdiq nga vuajtja.

 

Jeta ime ishte krejt e brejtur

Sikur një krimb ta kishte brejtur,

vyshkej lulnaja e zemrës ime;

çdo e mirë që e kisha apo ëndërroja

në jetë më ishte mbyllur në një varr,

këtu ende qëndroja për tronditjen time.

 

Qaja gjithmonë, i prirur të ik

larg, e fshehtas vuaja,

para meje vetëm ankthe e mashtrim :

guri i varrit befas

si nga lart më qe hequr

e u hap tej e tej në shpirtin tim.

 

Kë kam parë, e kush dorën

ma ka zgjatur, nuk kërkoj askënd,

vetëm këtë do ta shoh në përjetësi;

e kjo vetëm, midis të gjitha orëve

të jetës sime, e kthjellët dhe e hapur

do të jetë gjithmonë, si plagët e mia.

 

I shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MË SHPËTOI SI NEGRE NATA(Shqiptarëve që ikën nga Atdheu për një jetë më të mirë)Nga Elida BUÇPAPAJ (11.24.2010)
NESËR MIJËRA PUTHJE, PASTAJ QINDRA TË TJERA TË NIS, NË VIJIM MIJËRA, PASTAJ QINDRA TË TJERA SËRISHPoezi nga GAIO VALERIO CATULLO (Gaio Valerio Katuli, 87-54 aC) (11.20.2010)
MË DUKET SIKUR JAM NË QIELL MIDIS PERËNDIVE, KUR PRANË TEJE RRI DHE VËSHTROJ BUZËQESHJEN TËNDE TË BUKURPoezi nga SAFFO (Safo, 612-580 aC) (11.12.2010)
NË PRITJE QË MJEGULLA TË SHKRIHET DHE FURIA E SYVE TË TU TË VIJË ME DIELLINPoezi nga SEBASTIANO GRASSO në shqip nga VISAR ZHITI (11.08.2010)
PËRPIQEM TË MBUSH PLOT KRAHËT E MI ME BUKURINË TËNDE, PËRPIQEM TA VJEDH ME PUTHJET E MIA BUZËQESHJEN TËNDEPoezi nga RABINDRANATH TAGORE (1861-1941) (11.02.2010)
NGA ELIDA BUÇPAPAJLIQENI I OHRIT DHE LIQENI LEMAN (10.28.2010)
LARTOJE KOKËN, NUK LËKUNDET MË TOKA: ULËRI NGA DASHURIA, FITOJE, PO TË DUASH, BOTËNPoezi nga SALVATORE QUASIMODO (1901-1968) (10.24.2010)
ELDORADONGA EDGAR ALLAN POE (10.18.2010)
NGA ELIDA  BUÇPAPAJPOEMË PËR URËN E TABAKËV (10.11.2010)
RROFTË EVA! RROFTË EVA! RROFTË EVA!NGA VEHBI SKËNDERI (10.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]