VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DASHURI E NJOMË E VAJZËRISË, MË FAL, NËSE TË HARROJ, NDËRSA MË FSHIJNË RRYMAT E BOTËSPoezi nga EMILY BRONTË (Emili Brontë, 1818-1848)

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 07:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

DASHURI E NJOMË E VAJZËRISË, MË FAL, NËSE TË HARROJ, NDËRSA MË FSHIJNË RRYMAT E BOTËS

Poezi nga EMILY BRONTË (Emili Brontë, 1818-1848)


E Enjte, 01.13.2011, 06:04pm (GMT+1)

 

 

 

SI NDRIÇON TI SHKËLQIMTARE

 

Si ndriçon ti shkëlqimtare! E qetë

Unë dergjem në strehën e dritës sate;

ndërkohë që qielli e toka murmurojnë:

"Rizgjohu nesër, ëndërro sonte gjithë natën."

 

Po, eja, Fantazi, dashuria ime e magjepsur!

Lulen e puthjes sate në ballin tim ta çelësh;

përkulu mbi shtratin tim vetmor

paqesjellëse je dhe gëzimsjellëse.

 

Bota largohet; lamtumirë, botë terri!

Botë nate, rri fshehur deri në agim;

zemra ime, ti cilën ti nuk mund ta nënshtrosh të tërën,

duhet të rezistojë, nëse ti prapë vonon të vish!

 

Dashurinë që kishim veç për vete do ta ruaj;

Për urrejtjen tënde do të kem vetëm një buzëqeshje;

ndëshkimet e tua më plagosin- më brejnë paudhësitë e tua,

por pafytyrësitë e tua, jo, nuk mund të më gënjejnë!

Kundroj papushim dritën e yjeve

Të lartë mbi mua, në atë det të nemitur,

do të doja të shpresoja që çdo dhimbje

shpikur nga krijuesi, në ty të ndryhej!

 

E tillë do të jetë ëndërra ime sonte;

do të ëndërroj që qielli i sferave të madhërueshme

të vazhdojë gjatë rrugën e tij të dritës

në një gëzim pakufi, në rrugën e viteve të amshueshme;

 

do të ëndërroj që të mos jetë një botë, atje lart,

aq larg sa syri nuk mund ta arrijë,

ku zgjuarsia të tallet me dashurinë apo

ku virtuti të nëpërkëmbët prej paudhësisë;

 

ku, torturuar nga goditjet e fatit,

viktima e drobitur të detyrohet të buzëqeshë;

t'ia kundërvërë durimin urrjejtjes së saj,

duke fshehur rebelimin e ashpër thellë në zemër.

 

Në të cilën kënaqësia i prin gjithmonë së keqes,

e më kot shpall arsye që nuk janë arsye;

dhe e vërteta të jetë e dobët e i fortë mashtrimi;

dhe ku gëzimi i hap rrugë të sigurtë dhimbjes;

 

dhe paqja, letragjia e vuajtjes;

shpresa, fenomen i shpirtit;

dhe jeta, mundim bosh e shkurtër;

dhe vdekja, tirane mbi tiranitë!

 

KUJTIMI

 

Bën ftohtë në tokë- rëndon mbi ty bora e trashë,

aq larg, aq larg, veçuar, ftohtë në varrin tënd hata,

Kam harruar, dashuria ime e vetme, të të dua,

ndarë më në fund nga dallga e kohës që ndan gjithçka?

 

Nuk enden më, në vetmi, mendimet e mia

Përtej maleve, atje, mbi brigjet veriore,

duke palosur krahët ku shqopa e fieri, përgjithmonë,

përgjithmonë fshehin zemrën tënde burrërore?

 

Bën ftohtë në tokë- e akulli ka ngrirë pesëmbëdhjetë dimra,

nga ato kodrina të zeza, është shkrirë në pranvera:

po, është besnik shpirti që ende të kujton

pas viteve të sfiliteve e vuajtjeve të paprera.

 

Dashuri e njomë e vajzërisë, më fal, nëse të harroj,

ndërsa më përfshijnë rrymat e botës;

dëshira të tjera, shpresa tjera më thërrasin,

shpresa që errësojnë, por nuk lëndojnë!

 

Asnjë dritë e re nuk ndizet në qiellin tim,

asnjë mëngjes i ri për mua kurrë s'ka ardhë;

gëzimi i jetës sime vinte nga jeta jote e shtrenjtë,

gëzimi i jetës sime është me ty në varr.

 

Por, kur shuhen ditët e praruara të ëndërrës

të cilën nuk mund ta shkatërronte as dëshpërimi;

do të mësosh atëherë se mund të dashurosh ekzistencën,

e t'i japësh forcë e guxim, në mungesë të gëzimit.

 

Atëherë frenoi lotët e pasionit të kotë-

çmësoje shpirtin tim të ri nga dëshira për ty;

mohoja atij dëshirën përvëluese të rendë

për në atë varr që është më shumë se varri im.

 

Dhe ende nuk guxoj ta lë të fiket, nuk guxoj

ta lë nën mëshirën e vuajtjes së kujtimit të rrëgjohet;

nëse do ta pija me fund këtë ankth sublim,

nuk do të mund kërkoja zbrazëtinë e botës.

 

UNË JAM E VETMJA FATIN E SË CILËS

 

Unë jam e vetmja fatin e së cilës

Gjuha nuk e heton, syri nuk e qan me lotë;

nuk kam shkaktuar kurrë një mendim të lig,

as ndonjë buzëqeshje gëzimi, qëkur erdha në botë.

 

Midis kënaqësive sekrete e lotëve sekretë,

kjo jetë e patrajtë nga duart më ka ikur,

pas tetëmbëdhjetë vjetësh ende kështu vetmitare

si në ditën e lindjes sime.

 

E ishin kohë që nuk mund ta fsheh

kohë kur e gjitha kjo e tmerrëshme ishte,

kur shpirti im i trishtë e humbi krenarinë e tij

dhe dëshironte që dikush ta vriste.

 

Por kjo iu përkiste përkushtimeve të para

të ndjenjave më vonë shtypur me dhimbje;

e kanë vdekur ato prej një kohe kaq të largët

sa më bëhet të besoj se kurrë nuk ishin.

 

Më herë rrënohet shpresa rinore,

pastaj venitet ylberi i fantazisë përfare;

më në fund përvoja më thotë që kurrë të vërtetën

mos e kultivo në një zemër të vdekëtare.

 

Ishte shumë e hidhur ta mendosh se njerëzimi

të ishte i shtirur, shterp, puthador;

por më keq ishte kur i besova mendjes sime

dhe gjeja të njëjtin korrupsion.

 

 

PARLA PER ME

 

Duhet të përgjigjet drita e shikimit tënd,

tani që arsyeja, me sytë e padenjë,

tallet me humbjen time të rëndë!

Gjuha jote prej mjalte duhet të flasë për mua

E të thuash pse unë të pata zgjedhur!

 

Arsyeja e ashpër tani jep gjykim,

veshur në uniformën e saj mizore:

do të jesh memec, avokati im?

Jo, engjëll shkëlqimtar, fol për mua

Thuaj pse unë u vërtita larg botës?

 

Pse me kaq ngulm kam shmangur

mendimin e rëndomtë të gjithsecilit,

pse kam marrë një rrugë të parrahur

duke shpërfillur pushtetin dhe paranë-

kurorat e lavdisë dhe lulet e dëfrimit.

 

Dikur shtireshin si krijesa të perëndishme;

dikur ndoshta dëgjonin përkushtimet e mia,

e mbi altarët e tyre shihnin flijimet e mia të përditshme;

por, dhuratat pa dashuri nuk janë çmuar në jetë,

dhe të miat janë përçmuar me të drejtë.

 

Me zemër të dlirë jam përbetuar

altarët e tyre të gurtë t'i shpërfill;

kam shenjtëruar shpirtin tim të adhurojë

ty, krijesë fantazme, e kudondodhshme;

skllavi im, shoku, mbreti im,

 

Skllav, sepse ende të sundoj;

të lutem me vullnetin tim për shndërrime,

e bëj të mirë apo të keq ndikimin tënd:

shok, sepse natën dhe ditën

ti je kënaqësia ime intime,-

 

Dhimbja aq e dashur që gërrith e plagos

e mbyt në lotë një thirrje gëzimi

duke errësuar për mua çdo terren të sigurtë;

gjithsesi, mbreti im, nëse durimi i vërtetë

e ka mësuar skllaven tënde të ngrejë krye.

 

Jam në hall nëse prirem të kundroj

atje ku besimi nuk dyshoi, ku shpresa nuk zhgënjeu

meqë shpirti im i njëjtë mund të formulojë lutjen?

Fol, o zot i përfytyrimeve, fol për mua,

shpjegoje përse unë të pata zgjedhur!

 

I shqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DUKE U DRIDHUR, DUKE NGRIRË AKULL, NË TREMBJE TË FRIKSHME, AH! AJO SHKOI E VAJTIPoezi nga WILLIAM BLLAKE (Uilliam Blleik, 1757-1827) (01.06.2011)
MË TORTURON TMERRUESE ËMBËLSIA E ASAJ FYTYRE ENGJËLLOREPoezi nga JOHN KEATS (Xhon Kits, 1768-1821) (12.31.2010)
BALADË PËR NJERIUN QË MBANTE GURIN E RRUFESËPoezi nga ANTON PAPLEKA (12.29.2010)
LËRI PAK, VENERË, DASHNORËT E TU ME ZEMRA KURORASH MBRETËROREPoezi nga ARTHUR RIMBAUD (Artur Rembo, 1854-1891) (12.24.2010)
TË LUTEM, MËSO TË LEXOSH HESHTJEN E ZEMRËS SIMESonete nga WILLIAM SHAKESPEARE (Uilliam Shekspir, 1564-1616) (12.15.2010)
ASHTU EDHE MBI MENDIMET E TUA, KUR TË JENË TRETUR, DASHURIA VETË DO TË BJERË TË FLERËPoezi nga PERCY BYSSHE SHELLEY (Persi Bisshi Shell, 1797-1851) (12.05.2010)
E DIJA QË E KAM MALLKIM TË KUNDROJ YJET NË NATËN STERRË TË ZEZËPoezi dhe përkthime të përzgjedhura nga ÇEZAR KURTIMe rastin e 75 vjetorit të lindjes të përkthyesit tonë të madh (12.02.2010)
 KE QENË PRANË MEJE MIJËRA HERË, TË SHIKOJA TY ME GËZIM FËMINORPoezi nga FRIEDRICH VON HARDENBERG - NOVALIS (Fridrih fon Hardenberg -Novalis, 1772-1801)  (11.25.2010)
MË SHPËTOI SI NEGRE NATA(Shqiptarëve që ikën nga Atdheu për një jetë më të mirë)Nga Elida BUÇPAPAJ (11.24.2010)
NESËR MIJËRA PUTHJE, PASTAJ QINDRA TË TJERA TË NIS, NË VIJIM MIJËRA, PASTAJ QINDRA TË TJERA SËRISHPoezi nga GAIO VALERIO CATULLO (Gaio Valerio Katuli, 87-54 aC) (11.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]