VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LËRI PAK, VENERË, DASHNORËT E TU ME ZEMRA KURORASH MBRETËROREPoezi nga ARTHUR RIMBAUD (Artur Rembo, 1854-1891)

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 09:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

LËRI PAK, VENERË, DASHNORËT E TU ME ZEMRA KURORASH MBRETËRORE

Poezi nga ARTHUR RIMBAUD (Artur Rembo, 1854-1891)


E Premte, 12.24.2010, 06:01pm (GMT+1)

 

 

ËNDËRRUAR PËR DIMRIN...ASAJ

 

Do shkojmë, dimrit, në një vagonetë të kuqe

Me aq shumë shilte blu.

Do të jetë ëmbël. Një folè çmendurie puthjesh

Në kënde të buta aty këtu.

 

Ti do t'i mbyllësh sytë, për të mos i parë

Xhamllëqet si i shfytyrojnë hijet e netëve,

Hordhitë e demonëve dhe të ujqërve fytyrëvrarë,

Përbindshmëri të kobshme e të zeza.

 

Pastaj faqja jote si do të ngjethet...

Një puthje e lehtë, një merimangë e dehur, do të zbresë

Mbi qafë...Ndërkaq ti

Do më thuash: "Kërko!", duke ma afruar kokën

-do të kemi kohë ta gjejmë atë bishë të vogël

-që sorollatet kështu pa frikë...

 

LA MIA BOHEME (FANTASIA)

 

Duart në xhepat bosh, unë shkoja

Me kapotën time tashmë ideale;

nën qiell shkoja, o Muzë, përhumbur fare;

oh! la, la! Sa dashuri të arta ëndërroja!

 

Pantollonat e vetëm të grisur i kisha. Rima

Numëroja rrugës, i përëndërrt. E bujtina

Ime Arusha e Madhe ishte. Lart atje

Yjet në qiell cicëronin ëmbël nëpër re;

 

i dëgjoja, ulur në qoshet e rrugëve,

në mbrëmjet e shtatorit të butë

ku vesa më pikonte në ballë një verë të sertë;

 

e, mbetur në mes të fantastikeve enigma,

si të ishin zana, unë hiqja zvarrë opingat

e mia të grisura, një shqelm mbi zemër!

 

PERSIATJE E MËNGJESIT

 

Katër e mëngjesit, verë,

gjumi i dashurisë vazhdon ende

nën zabelet agimi spërkat herët

mbrëmjet kremte.

 

Por atje në kantieret madhështore

Nën diellin e Esperideve, atje

Pa këmishë në trup, ja marangozët

Si lëvizin pa ndërprerë.

 

Të qetë, në ato shkretëtira erëlëmashqe,

përgatitin dyshemenë e re

ku fshtari i pasur tani qesh

nën qiejt e pikturuar me murale.

 

Për këta Punëtorë bukuroshë

Ndaj një mbreti të Babilonisë nënshtruar

Ah! Lëri pak, Venerë, Dashnorët e tu

Me zemra kurorash mbretërore.

 

Mbretëreshë e Barinjve!

Dërgoju punëtorëve raki,

forca e tyre është ajo që të rikthen ty

në det, para notit të mesditës.

I shqipëroi: Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË LUTEM, MËSO TË LEXOSH HESHTJEN E ZEMRËS SIMESonete nga WILLIAM SHAKESPEARE (Uilliam Shekspir, 1564-1616) (12.15.2010)
ASHTU EDHE MBI MENDIMET E TUA, KUR TË JENË TRETUR, DASHURIA VETË DO TË BJERË TË FLERËPoezi nga PERCY BYSSHE SHELLEY (Persi Bisshi Shell, 1797-1851) (12.05.2010)
E DIJA QË E KAM MALLKIM TË KUNDROJ YJET NË NATËN STERRË TË ZEZËPoezi dhe përkthime të përzgjedhura nga ÇEZAR KURTIMe rastin e 75 vjetorit të lindjes të përkthyesit tonë të madh (12.02.2010)
 KE QENË PRANË MEJE MIJËRA HERË, TË SHIKOJA TY ME GËZIM FËMINORPoezi nga FRIEDRICH VON HARDENBERG - NOVALIS (Fridrih fon Hardenberg -Novalis, 1772-1801)  (11.25.2010)
MË SHPËTOI SI NEGRE NATA(Shqiptarëve që ikën nga Atdheu për një jetë më të mirë)Nga Elida BUÇPAPAJ (11.24.2010)
NESËR MIJËRA PUTHJE, PASTAJ QINDRA TË TJERA TË NIS, NË VIJIM MIJËRA, PASTAJ QINDRA TË TJERA SËRISHPoezi nga GAIO VALERIO CATULLO (Gaio Valerio Katuli, 87-54 aC) (11.20.2010)
MË DUKET SIKUR JAM NË QIELL MIDIS PERËNDIVE, KUR PRANË TEJE RRI DHE VËSHTROJ BUZËQESHJEN TËNDE TË BUKURPoezi nga SAFFO (Safo, 612-580 aC) (11.12.2010)
NË PRITJE QË MJEGULLA TË SHKRIHET DHE FURIA E SYVE TË TU TË VIJË ME DIELLINPoezi nga SEBASTIANO GRASSO në shqip nga VISAR ZHITI (11.08.2010)
PËRPIQEM TË MBUSH PLOT KRAHËT E MI ME BUKURINË TËNDE, PËRPIQEM TA VJEDH ME PUTHJET E MIA BUZËQESHJEN TËNDEPoezi nga RABINDRANATH TAGORE (1861-1941) (11.02.2010)
NGA ELIDA BUÇPAPAJLIQENI I OHRIT DHE LIQENI LEMAN (10.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]