VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FYTYRAT TONA T'I SHIHNIM NË PIKËN E VESËSPoezi të zgjedhura nga DRITËRO AGOLLI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
FYTYRAT TONA T'I SHIHNIM NË PIKËN E VESËS
Poezi të zgjedhura nga DRITËRO AGOLLI

E Premte, 08.22.2014, 10:36am (GMT+1)



Berberi


Shume njerez ka qethur berberi ne jeten e gjate
atje ne floktoren e ktheses se ruges NAIMI
shume vdiqen fatmire a te ngrate
shume u vrane, u burgosen dhe jeten u mori mergimi.


Qethi djaj e fisnike, e kusare dhe mjaft deputete
dijetare e memure, kaptere e plot gjenerale
presidente te shkuar e te ardhshem, dramaturge e poete
kardiologe e xherahe, e dentiste qe shkulin dhembe e dhemballe

Ah, nga gjithe mullaret me koka ç'na mbeten
po te bente berberi nje album nga koket e qethura
sigurisht do i hapej nje nam tere jeten
si poetit te shquar ne librin me vjersha te zgjedhura.

Ja ky flok i takonte filan presidenti
filan presidenti qe vdiq a mbaroi i burgosur
keto balluke i mbante kusari me i madh i qytetit
kurse ato me tutje nje pusht i brengosur.



Elegji Për Qenin



Më dhimsesh qen i vogël! S'pate fat,
Të ktheheshe në oborrin e shtëpisë...
U shtrive i përgjakur mbi asfalt,
Nga një makinë e egër e pashpirtë.
E ç'deshe ti që dole shpejt e shpejt,
Në mes të rrugës nga një dushk a ferrë?
Njeriu shtyp mikun rrugën kur ia pret,
Dhe jo pastaj një qen qyqar të mjerë!



Enderr E Prere


1.
mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
ka rene ne ullishte mize e ullirit.
hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
ne enderronim te benim nje anije,
kurkush s'e mendonte me ç'dru do ta ngrinim,
kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
dhe vela ti vinim.

bodrumet e saj t'i mbushnim me poçe me vere
dhe te lundronim ne ishujt e havajes;
ta pinim veren me vajzat e ishujve ne belvedere,
zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

2.
mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
s'e gjejme as nallbanin e marre.

ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
tani dhe kali çalon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...

3.
mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadhe",
kur grisnin fustanet ne driza.

4.
mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
ne enderronim nje vdekje me te mire:
duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.



Heshtja


Cigaria u dogj gjer ne fund
Mbi tryeze gjumi me mori
Ne xham era perdet i tund
Dhe hesht koridori.

Me koke ne tryeze te flesh
Te shohesh enderra te blerta
Sa ndot!...Te zgjohesh e prap te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta.


Keshtu do lexonin te zgjedhurat floke si liber
nga vetite e prodhimit te leshit ne kokat shqiptare
lere lere berberi vertete do te bente nje Bibel
po te kishte ne koken e vet dy-tri pare



Jam Vonuar



Jam vonuar aq shumë e aq shumë,
Jam vonuar si dritë e një ylli të fikur,
Që me shekuj bën udhë
Gjersa tokën ta puthë e sfilitur.

I vonuar do vij, kur hëna në det të ketë ikur
dhe këndesi t'i ketë dhënë fund këngës,
Të vonuar, të rrudhur, të thinjur,
Me habi do më shohësh dhe lotët do fshish
me cepin e mëngës.


Kesaj Nate Me Hene Te Vjeshtes


Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.


Ketu S'do Jem


Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke i tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qipariz si murg i ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem i fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vij prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje


Kohe Me Vone


Kohe me vone e ndofta me shume,
Kur te kete bleruar nje dardhe
Dhe kur lumi ne prill te zbrese me shkume,
Une e di, do vij me kalin e bardhe,

Para jush do shfaqem,- qe s'patet fat te me njihni,
Se disa nga ju vertet u linden me vone
Dhe te tjeret mbase s'e dinin
Qe mes tyre jetoja diku ne nje dhome

Dhe shkruaja librin e fundit
Te veshtirin, korrigjuar radhe me radhe.-
Une e di, do vij kur ju te notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardhe.


Kur Nje Mengjes


Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"



Lejleku


me vjen ne mendje nje shtepi
nen mal mbi lumin me lajthi

nje plep i vjete ish ne beg
ku kishte cerdhen nje lejlek.

askush folene s'e mban mend
qe kur ne plep kis zene vend.

po dihet vec nje gje ne fshat
qe plepi tok me te u zgjat.

ne sup e mori qysh i ri
e solli gjer ne plqeri.

sa gjenerata krra-krra-krra
u hodhen plepit krah me krah

u plaken,linden,iken larg
po s'e harruan ate prag

packa se shkuan ne mergim
serishmi erdhen fluturim

me vjen ne mendje nje shtepi
me molle,dardhe e avlli

dhe se harroj dot ate plep,
ku kishte qrdhen nje lejlek

sternip i tij akoma vjen
sternip,ngjatjeta po te them

do pleqerojme ti dhe une
si ne do lindin shume e shume


Malli Per Heronjte


S'ka heronj,herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.


S'ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.


C'digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C'i kerkoni?Pritja eshte e kote
S'ka heronj,tani ka pelivane!



Kujdes me fjalen



Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.


Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Varferia
Kishat e shembura
Malli per heronjte
Kujdes me fjalen




Mjegulli I Dashurise



kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afer ikja larg
per dreq me trembte largesia
dhe afersija behej cark

as e kuptoja si te desha
nje mjegull pus nje cmenduri
si nje poet qe shkruan vjersha
dhe ndez nje shkrepse dhe i ben hi

dhe ndoshta kjo ish dashuria
e cakerdisur kuturu...........
per dreq me trembte largesia
dhe afersa gjithashtu


Mos Ma Kujto


E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!



Nje Mendim Vetetimthi


I humba te gjitha, po lypes s'u ktheva,
S'ia zgjata doren askujt dhe veten e mbajta.
C'u bene vajzat me te bukura Drita, Maria dhe Eva?
Atyre doren me gaz mund t'ua mbaja.

Po te gjitha ato u plaken si une
Dhe bukurine e dikurshme s'e kane,
Megjithate drejt tyre synoj nganjehere me shume
Sesa drejt guhakerve me qyrk e fame.

I humba te gjitha, me mbeten vetem kujtimet dhe kockat,
Me mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkendijat.
Tani perballe shtepise sime kendojne bretkosat,
Gezohem se jane te gjitha te mijat



Nje Shkrepese


Ndizme, vella nje shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi.

Ne erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini c'do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?



Nusja Nga Kosova



Kam dashur t'i gjeja dhe nipit tim të vogël një nuse
Andej nga Kosova në fshatrat e thella,
Po kjo ka qenë një ëndërr pas zjarrit me flakë të kuqe
Si valë e flamurit tek shpella.

Ka qenë vërtet një ëndërr në viset e mia me gurra,
Ku Rrjedhin ujrat, por unë etjen e verës zor se e shuaj.
Kam dashur nusen e nipit të mos e marr me vetura,
po veç si qëmoti me kuaj.

Një muaj të tërë le të zgjaste udhëtimi me kalë,
Me pluhur mbi velo të vinte nusja e nipit tek unë,
me dorën time t'ia shkundja duvakun palë mbi palë
Atje tek oxhaku, ku kafja në xhezve bën shkumbë.

Dhe s'kishte gjë, le të binte pluhur i udhës së largët
Në vatrën time të vjetër sa përralla,
Po kjo nuk ndodhi mes botës së ligë e të varfër,
Ku rron ky fisi i ynë i ndarë në dysh plot andrralla,

Ku s'merr dot një nuse për nip a për djalë,
Se fisin e ndanë kufiri me dy pasaporta;
Këto pasaporta s'te lënë të marrësh nuse me kalë,
As me vetura, as me trena dhe as me aviona ndofta...

Kam ëndërruar t'i gjeja një nuse tim nipi të dashur
Në fshatarat e thella andej nga Kosova,
Se s'desha të shkoja në tjetren botë me buzë të plasur,
Ta shuaja etjen e mallit për aq sa të rroja.


Pelegrini



Une jam prej kohesh pelegrin
udhetar ne vendin e shpreses se thyer
jam ndare pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.


Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat
karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe
ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat
me shami te grisur lidhur ne koke.


Per uje buza ime u dogj u be zhur
dhe syte me shpojne nga shterja e lotit
me duhet te arij karvanin e tretur qekure
capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.


Une jam prej kohesh pelegrin
shtegtar i karvanit te humbur
dhe bart ne kuriz nje premtim
te dhene gjysherve te mundur.


Poçari


Vajta në Stamboll të bëj pazar,
për kujtim të ble një vazo balte:
- Paqe dhe selam, usta poçar,
Vazon më të mirë po e pate
Paqe dhe selam, usta poçar!

Vazoja nga dora shkau e ra
Dhe m'u bë njëzet e pesë copë,
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe m'u hap dyqani turk si gropë,
Më erdhi rrotull deti Marmara.

Pa më shau poçari keq turqisht,
Unë e shava shqip e mend i rashë;
Për çudi poçari nuk u ligsht,
Veç dy lot në sytë e kuq i pashë,
Për çudi poçari nuk u ligsht!

Mos u çmend ky turk, ky musliman?
Unë e shaj, ai me duar në qafë!
Poçe tjeter mori në dyqan
Dhe më tha: " Më shaj, për besë, prapë!"
Poçe tjetër mori në dyqan.

Psheretiu si unë: " Jam shqiptar,
Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar,
Në dyqan ka vjet që s'e kam ndjerë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar!"

Ikën nga dyqani burra e gra,
Unë e një poçar e tjetër s'kishte,
Vazot frynte deti Marmara,
Vazove poçari shqip u fliste,
Vazot mbushte deti Marmara.


Pulebardha


Pulbardhen ne reren e lagur e gjetem,
E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte.
E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem.
E kishin lene e askush nuk e priste.

Pulbardhen ne dhomen tone e shpume
E u mesua me ne si njeriu i shtepise.
Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
Dhe valen qe ngrihej mes shiut dhe stuhise

Jetoi pulbardha shume ne dhome
Po humnbi papritur nje dite,
Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome
Nje dite kur vinin stuhite..

Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur
Dhe era dhe rete renkonin
Dhe e gjetem pulbardhen te vdekur...

E pame!
Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome
E pame!
Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome...


Pylli Qan Per Sorkadhen



Sorkadhen e zune ne qark nje mbremje,
Kur ngrihej pas fleteve ylli,
Naten me mall a me dhembje
Sorkadhen e re a kerkonte pylli.

Kur dita niste te fekse
Sa mbyllej syri i yllit,
Renkonin druret me vese
Dhe s'ishte vese!Ishin lotet e pyllit...



Rapsodi


Selim Hasanit, kengetarit te Laberise

Ku shkund guret qafe e shpatit,
Mardhur bore, djegur vape,
Mbushe, xha Selimi i Bratit,
Dy hejbe me kenge labe.

Ere plumb e ere predhe,
Ere prush e ere brenge,
Ere dushk e luleshqerre
Binin-binin ato kenge.

Se hejbete ne senduke
Per t'u mykur nuk i vure,
Po i more cuke me cuke,
Selim Brati me poture.

Dhe mbi malet e perpjete,
Mardhur bore, djegur vape,
Prape i zbraze ti hejbete
Mbushur plot me kenge labe.

I percolle, larg i nise,
Neper gjurme gjelberimi:
"Shikoni, bija, merrni viset
Ju bekofte xha Selimi"!


Sikur S'jetoj Ne Vendin Tim


Me ndodh sikur s'jetoj ne vendin tim
Po ne nje vend te huaj dhe te larget
Ne nje qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve te rrjepur dhe te laget.
Cuditem pse keshtu me duket shpesh

Kur s'ka njeri shtepia, kur jam vetem
Kur shiu ne dimer flluska ngre ne shesh
Dhe mua flluska flluska ma ben jeten
Me ngjan sikur dhe strehet derdhin helm

Helmohemi Ado cast me njeri tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam c'te them
Vec shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend me duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimah ne themelet
Pastaj do tundet toka ne termet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgerdheshet

I huaj jam ne vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerez
Kjo me lendon dhe shpirtin ma gervish
me ben te qaj si nxenes prapa deres.


Sirena E Lumit


Ajo u vertit lakuriq
Si pata e bardhe ne lume;
Kendonte hutini ne vidh,
Bretkocka ferkohej me shkume.

Me humbi nga syte pastaj,
Sic humbin sirenat e lumit,
Me mbeten vec hiret e saj
Dhe nazet e kurmit.

U zhvesha dhe lumit me not
I rash tri here;
Ju them se notoja aq kot,
Sa dukesha fare i mjere.

Madje dhe bretkocka u lig,
Sa s`donte aspak te me shihte,
Ne vend te hutinit ne vidh
Vec hena fytyren e griste.


Te Mendohesh


Ka shume mallkime
per njerez te liq,
Sic ka dhe urime per shoke dhe miq.

Po une mallkimet aspak s'i kam dashur,
Vec shfryj
rralle-rralle kur jam buzeplasur,

Kur kupa ze mbushet e s'kam nga t'ia mbaj,
Merzitur-merzitur me vete ze shaj.

I them mendjemadhit nje llaf te florinjte
Te gjetur ne popull:ah,mendja t'u rritte!

Sa gjera ke
thene,o popull i shtrenjte,
Qe duhet patjeter te rri te vras mendte!


Trishtimi


Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte
E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s'e di , vec s'dua te kthehem
Serishme ne rrenat e jetes
Diku ne nje skaj te larget do prehem
me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.


Vdekja E Nenes


U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze

DRITËRO AGOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBI SHPIRTIN E ERËS PAGANEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (08.22.2014)
PLANETI YT PREJ ZJARRICikël poetik nga JAHO MARGJEKA (08.21.2014)
KUR PASHË VAJZËN IDEALE NJË MËNGJES TË BUKUR PRILLITregim nga HARUKU MURAKAMI (08.20.2014)
KAPEDANI ARVANITAS I PAPADIAMENTIT, SHENJTOR I LETRAVE GREKENga Dr. G. GIAKOUMIS (08.20.2014)
NJË ROMAN ME THEKS TË FORTË SHOQËROR I THANI NAQOSNga ALEKO LIKAJ (08.20.2014)
KËNAQËSIA ESTETIKE QË TË JEP POEZIA E POETIT TË TALENTUAR PËRPARIM HYSINga Prof. dr. ESHREF YMERI (08.18.2014)
SYTË BLU TË DETITCikël poetik nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (08.17.2014)
PRITJAPoezi nga BESIM BOKSHI (1932-2014) (08.17.2014)
GUSHT NË TIRANËPoezi të reja nga QAZIM SHEHU (08.16.2014)
MIGJENI, VETVRASJA E TRUMCAKUTEsé nga MOIKOM ZEQO (08.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]