VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NGA DASHURIA IME E VRULLSHME DHE E VALË ASNJË ËNGJËLL NUK TË SHPËTON DOTPoezi nga HERMANN HESSE

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 07:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

NGA DASHURIA IME E VRULLSHME DHE E VALË ASNJË ËNGJËLL NUK TË SHPËTON DOT

Poezi nga HERMANN HESSE


E Shtunë, 02.13.2010, 05:42pm (GMT+1)

 

 

 

THIRRJA E VDEKJES ËSHTË THIRRJE E DASHURISË

 

Thirrja e vdekjes është thirrje e dashurisë.

Vdekja mund të jetë e ëmbël nëse ne

I përgjigjemi pozitivisht, nëse e pranojmë

Si një nga format e mëdha të përjetëshme

Të jetës dhe të transformimit.

 

Nëse ti urren një njeri, ti urren tek ai

Diçka që është pjesë e jotja. Ajo që nuk është

Pjesë e jona nuk na shqetëson ne kurrë.

 

Nuk ka asnjë realitet tjetër përveç atij

Që na përmban ne. Ja pse

Shumë njerëz bëjnë një jetë joreale.

 

Ata i marrin përfytyrimet jashtë vetes si realitet

Dhe kurrë nuk e lejojnë botën

Brenda tyre ta pohojë dhe pranojë veten.

 

Ta studiosh historinë do të thotë të pranosh

Kaosin dhe gjithsesi të mbash

Besimin te rregulli dhe kuptimi. Ky

Është një qëllim shumë serioz, djalë,

Dhe ka të ngjarë të jetë më tragjiku.

 

Të gjithë njerëzit janë prirur të bëjnë të papërfytyrueshmen

Nëse idealet e tyre janë kërcënuar.

 

Unë e kam ditur këtë prej kohësh, por vetëm

Tani e kam përjetuar. Tani unë e di

Nuk e kam arritur nëpërmjet zgjuarsisë sime,

Por me anë të syve të mi, zemrës dhe stomakut tim.

 

Përjetësia është thjesht një çast,

Aq i gjatë sa të mjaftojë një lojë.

 

Çfarë e përbën një qenie reale, jetësore njerëzore

Është më tepër mister i pazgjidhur se

Ato ditë dhe njerëz - secili prej tyre është eksperiment

I përshtashëm, i pashoq mbi një

Pjesë të natyrës,- ato janë një e tërë e vetme.

 

Gjithçka bëhet pak më e ndryshme nga çfarë ishte

Sapo dikush flet për të botërisht.


DJALËRIA, ËNDËRR E ËMBËL?

 

Netë të tëra përkulur pa gjumë

Kam shfletuar libra gjithnjë

Atë që kërkoja nuk e kam gjetur

Atë që e kam gjetur pas vitesh e kam harruar tashmë.

 

Netë të tëra, me shpirt të përvëluar

Iu jam vardisur grave bukuroshe

Dhe i zbulova deri në fund misteret e dashurisë

Velur nga kënaqësitë dhe joshjet.

 

Netë të tëra mendueshëm e vetmitar

Nga vera dhe dalldia i turbulluar në terr

Tani unë rri dhe vështroj si fundosem

Dhe dritat e dashurisë më përshëndetin si ylberë.

 

Aq fjalë kam mësuar në jetë,

Aq këngë janë përftuar në shpirt këtu

Por unë ato i lë të pathëna

Duke u luhatur drejt perëndimit blu.

 

 

VALSE BRILANTE

 

Një vals i Shopenit merr vrull në sallë

Një vals  i çmendur, i shfrenuar lëshohet,

Dritaret pasqyrojnë ajrin e furtunës

Një kurorë e vyshkur zbukuron pianoforten.

 

Pianoforte je ti, violinë jam unë.

Kështu kumbojmë dhe nuk mbarojmë asnjëherë

Dhe presim me ankth ne të dy

Kush do të shpëtojë nga magjia më herët.

 

Kush do të ndalet i pari në mes të valles

Dhe do të burojë drita të pafund,

E kush do të bëjë i pari pyetjen

Së cilës nuk mund t'i përgjigjet askush.

 

 

PRINCI

 

Donim të ndërtonim së bashku

Diçka të bukur krejt tonën

Të lartë si një kështjellë

Për të parë tej lumenjve dhe livadheve

Tej pyjeve të heshtur.

 

Të gjithë donim të çmësojmë

Atë që është e vogël dhe e shëmtuar

Donim të zbukuronim me këngë gëzimi

Afërsish dhe largësish,

Kurorat e lumturisë në flokët tona.

 

Tani kam ndërtuar një kështjellë

Në zgripin e lartësisë së heshtur;

Nostalgjia ime rri atje e na vështron

Deri sa mërzitet, dhe dita bëhet gri

-Princeshë, ku je zhdukur vallë?

 

Tani unë ua besoj të gjitha erërave

Këngëve të mia përvëlimtare.

Ato duhet të kërkojnë dhe të gjejnë

E ta shpalosin dhimbjen

Nga e cila vuan zemra ime.

 

Duhet edhe të të tregojnë

Për një lumturi të pafund dhe tunduese,

Duhet të të puthin deri në çmendje

Duhet të ta vjedhin gjumin -

Princeshë, kur do të rikthehesh vallë?

 

NGAQË TË DUA

 

Ngaqë të dua, natën kam ardhur tek ti

Kështu vrullshëm dhe marramendas

E ti nuk mund të më harrosh më kurrë

Shpirtin tënd kam ardhur për ta vjedhur

 

Tani ti je e imja - tani më përket e tëra

Në mjerim e lumturi, sot

Nga dashuria ime e vrullshme dhe e valë

Asnjë engjëll nuk të shpëton dot.

 

SY TË ERRËT

 

Është nostalgjia ime dhe dashuria ime

Tani në këtë natë të nxehtë

E ëmbël si parfumi i luleve ekzotike,

Shpaluar nga një jetë që përvëlohet.

 

Nostalgjia ime dhe dashuria ime

Janë fati dhe fataliteti im krejt

Janë shkruar si një këngë memece

Në sytë e tu të errët si përrallë.

 

Janë nostalgjia ime dhe dashuria ime

Ikur nga bota dhe nga çdo rrëmujë e saj,

Ato kanë lartuar në sytë e të të errët

Një fron sekret mbretëror.

 

ELIZABETËS

 

Unë dua të të them

Se nata ka mbetur shkretë -

Dashke të zemërohesh me mua

E bukura Elizabetë?

 

Edhe pse unë poezi shkruaj

Edhe pse ti shkruan poezi

Historia e dashurisë sime

Është kjo natë dhe ti.

 

Ti mos më bjer në qafë

Rimat mos m'i merr. Mos.

Shpejt do t'i dëgjosh ato

Do t'i dëgjosh e s'do t'i kuptosh.

 

I shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CIKËL POETIK KUSHUAR PËRVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga NAMIK SELMANI (02.10.2010)
NATË PËRVËLUESE NË LAS VEGASNga AVNI MULAJ (1947-2010) (02.06.2010)
ZOGU BLU SI ZEMRA BLU E DASHURISË SIME ME ZEMËR QIELLORE KËNGËN TËNDE KAQ ËMBËL E PËRSËRITPoezi nga GUILLAUME APOLLINAIRE (Gijom Apoliner, 1880-1918) (01.27.2010)
ARTHUR SCHNITZLER dhe ËNDËRRA E DYFISHTËNga Elida Buçpapaj (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa I (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa II (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa III (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa IV (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa V (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa VI (01.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]