VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZOGU BLU SI ZEMRA BLU E DASHURISË SIME ME ZEMËR QIELLORE KËNGËN TËNDE KAQ ËMBËL E PËRSËRITPoezi nga GUILLAUME APOLLINAIRE (Gijom Apoliner, 1880-1918)

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 07:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

ZOGU BLU SI ZEMRA BLU E DASHURISË SIME ME ZEMËR QIELLORE KËNGËN TËNDE KAQ ËMBËL E PËRSËRIT

Poezi nga GUILLAUME APOLLINAIRE (Gijom Apoliner, 1880-1918)


E Mërkurë, 01.27.2010, 07:36pm (GMT+1)

 

 

KRYERADHË

 

Goja ime do të ketë afshin e skëterrës

Goja ime do të jetë për ty një ferr i ëmbëlsisë dhe joshjes

Engjejt e gojës sime do të kapërdisen mbi zemrën tënde

Ushtarët e gojës sime do të të marrin peng

Priftërinjtë e gojës sime do të temjanisin bukurinë tënde

Shpirti yt do të fërgëllojë si një rajon gjatë një tërmeti

Sytë e tu do të ngarkohen atëherë me gjithë dashurinë

Që është grumbulluar në shikimet e njerëzimit qëkur ekziston

Goja ime do të jetë një ushtri kundër teje një ushtri plot kontraste

E larmishme si një magjistar që di të bëjë metamorfoza të larmishme

Orkestra dhe zemrat e gojës sime kanë për ta shfaqur ty dashurinëtime

Kanë për ta pëshpëritur nga larg

Ndërkohë që sytë i mbaj te ora duke pritur minutën e fillimit të sulmit.



URA MIRABO

 

Poshtë urës Mirabo rrjedh Sena

Dhe dashuritë tona

Më duhet të kujtoj,

Gëzimi vinte gjithmonë pas dhimbjes.

 

Vjen nata, troket ora,

Ditët ikin dhe unë mbetem.

 

Duart në duar, faqet në faqe rrimë.

Ndërsa poshtë

Urës së krahëve tanë rrjedh

Vala e lodhur e shikimeve të përjetëshme.

 

Vjen nata, troket ora,

Ditët ikin e unë mbetem.

 

Dashuria ikën si këto ujëra rendëse

Dashuria ikën

Sa e pa peshë është jeta

E sa e dhunshme është shpresa.

 

Vjen nata, troket ora,

Ditët ikin e unë mbetem.

 

Kalojnë ditët e kalojnë javët

As koha e ikur

As dashuritë nuk rikthehen

Poshtë urës Mirabo rrjedh Sena.

 

Vjen nata, troket ora,

Ditët ikin e unë mbetem.

 

 

E ARDHMJA

 

Ngremë grilën

Shikojmë borën

Shkruajmë letra

Presim urdhëra.

Pijmë duhan me llullë

Duke ëndërruar dashurinë

Pulëbardhat janë atje

Shikojmë trëndafilin.

Burimi nuk thahet

Ari i grilës nuk është vrenjtur

Shikojmë bletët

Dhe nuk mendojmë të ardhmen.

Shikojmë duart tona

Që janë bora

Trëndafili dhe bleta

E ardhme kaq e kthjellët.

 


 

 

 

FOTOGRAFIA

 

Më tërheq buzëqeshja jote si

Mund të më tërhiqte një lule

Fotografi ti je kërpudhë e zeshkët

E pyllit

Bukuria e tij

Të bardhat janë

Një kthjelltësi hëne

Në një kopsht paqësor

Plot ujëra të gjalla dhe kopshtarë të padjallëzuar

Fotografi je aromë e afshit

Bukuria e tij

E jam unë në ty

Fotografi

Bubullimat e ligështuara

Dëgjojeni

Një avaz

Fotografi

Ti je hija e diellit

Gjithë bukuria e tij

 

 

 

SPIUNIA

 

Spiune e zbehtë e Dashurisë

Kujtesa ime paksa besnike

Nuk do të vëzhgonte këtë fortesë

Të bukur veçse një orë në të ditë.

Ti maskohesh

Në mënyrën tënde

Kujtesë spiune e zemrës

Dhe nuk e arrin kurrë dinakërinë

E duhur dhe vetëm zemra është fitimtare.

Por shikoje këtë kujtesë

Sytë të lidhur me fasho gati të vdesë

Thotë se ajo nuk mund të besojë

Zemra ime do të fitojë pa marrë asnjë plagë.

 

NISJA

 

E fytyrat e tyre ishin të verdha

Copëtuar dënesat e tyre.

Si bora mbi petale të njoma

Apo duart e tua mbi puthjet e mia

Binin gjethet vjeshtore.

 

KAÇURELI I RIGJETUR

 

Shpalos në kujtesë

Kaçurelin flokëgështenjë

Të pabesueshëm si kujtimet

E fateve të çuditshme të ne të dyve.

Në Shëtitoren Shapel

Në të hirshmin Monmartrë e Otëj

Më kujtohet murmurit ti

Dita në të cilin kam kaluar pragun.

Siç ju bie në vjeshtë

Kaçureli i kujtimit tim

Dhe fati ynë që na huton

Në ditën që vdes dhe na bashkon

 

NJË ZOG KËNDON

 

Një zog këndon nuk di se ku

Besoj të jetë shpirti yt që zgjohet

Të gjithë ushtarëve iu jep nga një para

Dhe zogu këndon në veshët e mi.

E dëgjon këngën e qetë

Mbi cilën degë nuk e di

Dhe gjithsesi më mrekullon

Ditë e natë të dielë e gjithë javën.

Por të thuash për këtë zog

Të metamorfozave të thuash

Për shpirtin në këngë në gëmushë

Të zemrës në qiell të qiellit në trëndafil.

Zogu i ushtarëve është dashuria

Dhe dashuria ime është një vajzë

Trëndafilja pastaj nuk është kaq e përkryer e për

Mua vetëm zogu blu sokëllin.

Zogu blu si zemra blu

E dashurisë sime me zemër qiellore

Këngën tënde kaq ëmbël e përsërit

Në mitralimin fatal.

Që brambullon në horizonte e pastaj

Janë yjet që mbillen

Kështu shkojnë ditët e netët

Dashuri blu pikërisht si zemra.


Shqipëroi: Elida Buçpapaj

 


Shqipëroi Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARTHUR SCHNITZLER dhe ËNDËRRA E DYFISHTËNga Elida Buçpapaj (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa I (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa II (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa III (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa IV (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa V (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa VI (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa VII (01.13.2010)
Një nga librat më të bukur të poezisë shqipeNga Qazim D. Shehu (01.11.2010)
PËRGJËRATË: UDHËS PËR TEK NËNAKushtuar Gjylë Buçpapajt (1918-2007)Nga Skënder BuçpapajUa kushtoj këtë poemë veç nënës time, të gjithë nënave dhe bijve që kanë përjetuar çka kemi përjetuar ne të dy (12.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]