E Djelë, 04.28.2024, 07:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PËRFUNDON TAKIMI I CATHERINE ASHTON ME UDHËHEQËSIT SERBË

E Martë, 03.12.2013, 07:40am (GMT+1)



 
Në Bruksel, përfundoi takimi mese dy orësh ndërmjet shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton me udhëheqësit më të lartë të Serbisë.
 
Zonja Ashton e cila ndërmjetëson bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, tha se me zyrtarët serb është diskutuar përparimi i deritashëm në bisedime, në veçanti mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe nevojën për të diskutuar çështjet e hapura, posaçërisht veriun e Kosovës, në dritën e takimit të radhës që mbahet më 20 mars.
 
"Në takimin e sotëm nënvizova rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve mbi çështjet e hapura ndërmjet të dyja palëve sa më parë që është e mundur", thuhet në komunikatën e zonjës Ashton.
 
Ndërkaq, presidenti serb Tomislav Nikoliç, u tha gazetarëve se "Prishtina ka lëshuar pe mbi përgjegjësitë e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë", ndërsa shfaqi shpresën se marrëveshja me Prishtinën mund të nënshkruhet në ditët e ardhshme.
 
"Prishtina që deri tash këmbëngulte që zgjidhja të jetë në kuadër të ligjeve të saj, ka lëshuar pe. Marrëveshja do të nënshkruhet nëse jo më 20 mars atëherë më 28 mars", tha presidenti serb Tomislav Nikoliç, i cili në takim ishte bashkë me kryeministrin serb Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeministrin Aleksandër Vuçiç.

Prishtina zyrtare është pajtuar që në veriun e Kosovës të ketë një asociacion të komunave por ka refuzuar çdo mundësi që ai të ketë pushtet ekzekutiv. Beogradi ngulë këmbë në krijimin e bashkësisë së komunave serbe që do të kishin fuqi ligjvënëse dhe ekzekutive.

Të enjten shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catrherine Ashton pritet te qëndrojë në Prishtinë për të takuar udhëheqësit më të lartë politikë të Kosovës, përfshirë edhe opozitën. Vëzhguesit thonë se ajo do të ushtrojë trysni mbi të dyja palët për të përshpejtuar procesin e bisedimeve që do të vazhdojnë më 20 mars.
 
Zyrtarët evropian thonë se bisedimet ndodhen në një periudhë vendimtare dhe se të dyja palët duhet të angazhohen më shumë në arritjen e marrëveshjeve, meqë koha është e shkurtër.

Mesi i muajit prill është afati kur të dyja palët do të duhej të arrinin një marrëveshje kuadër për situatën në veri dhe nga kjo varet se kur do të marrë Serbia datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova atë të negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AZEM HAJDARI DEKOROHET ME URDHËRIN E FLAMURITAzem Hajdari ishte udhëheqësi i lëvizjes më të madhe antikomuniste të vendit në Dhjetorit 90 (03.11.2013)
SELAMI - NDER TË KANDIDOJ PËR PARTINË DEMOKRATIKE (03.11.2013)
A DO T'I LEJOHET NESËR KRYEMINISTRIT THAÇI T'I DREJTOHET KUVENDIT (03.11.2013)
ILIR DEDA - KOSOVA E KA BËRË KOMPROMISIN ME PLANIN E AHTISARIT (03.11.2013)
MITROVICA PËRSHËNDET PATRULLIMET E PËRBASHKËTA TË POLICISË DHE EULEXit NË VERI (03.11.2013)
NË BRUKSEL BEOGRADI KËRKON PRESIONIN E BEsë MBI PRISHTINËN (03.11.2013)
KONSULTIMET E BEOGRADIT NË BRUKSEL (03.11.2013)
PANARITI - FINANCIMI I AMBASADAVE MUND TË KETË VETËM ZGJIDHJE NDËRINSTITUCIONALE (03.11.2013)
Danas - ZBULOHET DOKUMENTI PËR NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE KOSOVË-SERBI? (03.11.2013)
KUVENDI SHQIPTAR - SHTATË MASAT URGJENTE PËR LUGINËN E PRESHEVËS (03.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]