E Djelë, 04.28.2024, 06:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ODIHR SJELL MISION VLERËSIMI PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT
OSBE sqaroi se zyra e saj ODIHR është ftuar nga Shqipëria qysh në dhjetorin e kaluar

E Martë, 03.12.2013, 07:45am (GMT+1)




Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE) dhe Zyra e saj për Institucione Demokratike dhe të Drejta Njerëzore (ODIHR) kanë sjellë në Shqipëri një mision vlerësimi lidhur me vëzhguesit që nevojiten në zgjedhjet e qershorit. Misioni i ODIHR-it po qëndron për katër ditë në Tiranë për të marrë masa për një vëzhgim të plotë të procesit, ndërkohë që partitë po shkallëzojnë fushatën e tyre të hershme zgjedhore. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhore i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojë për ngritjen e komisioneve zonale.
 
Partia Socialiste e opozitës shkëmbeu replika në mbrëmje me KQZ për detaje të përgatitjeve zgjedhore që lidhen me ngritjen e komisioneve zonale. Më parë ishte KQZ që njoftoi se PS nuk ka dërguar propozimet e veta për antarë dhe sekretarë të komisioneve zonale tashmë që afati ligjor, sipas saj, ka skaduar të premten, dhe kur PD, LSI dhe PDNJ i kanë dorëzuar në rregull ato. KQZ theksoi se këto komisione zonale duhet të ngrihen brenda datës 23 mars dhe për këtë qëllim sipas Kodit Zgjedhor katër partitë duhet t'i kishin paraqitur ato deri në 8 mars. Duke theksuar se kjo vonesë nga PS në paraqitjen e komisionerëve, KQZ i bëri thirrje opozitës që të paraqesë sa më shpejt të jetë e mundur këto propozime në përputhje me Kodi Zgjedhor.
 
Por PS deklaroi se i ka dorëzuar të hënën në mesditë brenda afatit ligjor, listat me propozimet e saj për komisionerë zonalë, sepse afati ligjor sipas tyre, është 11 marsi dhe jo 8 marsi, siç tha KQZ. PS theksoi se sipas Kodit Zgjedhor këto propozime duhen dorëzuar 105 ditë para datës së zgjedhjeve, që i binte e dielë 10 mars, ndaj afati me ligj shtyhet një ditë më pas. PS deklaroi se qëndrimi i KQZ ishte tërësisht politik dhe keqinformues. Opozita tha se KQZ fsheh të vërtetat me deklarata të tilla të cilat nuk i shërbejnë klimës së besimit, që ky institucion duhet të krijojë, por madje hedhin hije të forta dyshimi se KQZ kërkon të minojë besimin e publikut tek ky institucion.
 
Kështu, kur kanë mbetur rreth 100 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare tonet politike po shtohen, fushata po përshkallëzohet më tej, ndërkohë që një mision i vëzhguesve po viziton Tiranën për të parë nga afër përgatitjet. Një ekip vlerësues i Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejta Njerëzore është sot në ditën e dytë të një vizite katër ditore në Tiranë për të vlerësuar nevojat e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Ky mision po takohet me ekspertët e OSBE-së, të KQZ-së dhe partive politike  dhe në fund do të hartojë një raport për të vlerësuar se cilat janë nevojat për vëzhgues, dhe për numrin e tyre.
 
OSBE sqaroi se zyra e saj ODIHR është ftuar nga Shqipëria qysh në dhjetorin e kaluar, sapo presidenti dekretoi zgjedhjet, që të dërgojë një mision vëzhgimi në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Institucionet shqiptare dhe partitë kryesore po u kërkojnë shteteve dhe organizatave të shumta nga Europa dhe SHBA që të sjellin një numër sa më të madh vëzhguesish në këto zgjedhje, si e vetmja mënyrë që të mbushet hendeku i mad hi mosbesimit të forcave rivale tek procesi zgjedhor, edhe pse ato e hartuan dhe e zbatojnë vetë Kodin Zgjedhor me komisione dypalëshe.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRFUNDON TAKIMI I CATHERINE ASHTON ME UDHËHEQËSIT SERBË (03.12.2013)
AZEM HAJDARI DEKOROHET ME URDHËRIN E FLAMURITAzem Hajdari ishte udhëheqësi i lëvizjes më të madhe antikomuniste të vendit në Dhjetorit 90 (03.11.2013)
SELAMI - NDER TË KANDIDOJ PËR PARTINË DEMOKRATIKE (03.11.2013)
A DO T'I LEJOHET NESËR KRYEMINISTRIT THAÇI T'I DREJTOHET KUVENDIT (03.11.2013)
ILIR DEDA - KOSOVA E KA BËRË KOMPROMISIN ME PLANIN E AHTISARIT (03.11.2013)
MITROVICA PËRSHËNDET PATRULLIMET E PËRBASHKËTA TË POLICISË DHE EULEXit NË VERI (03.11.2013)
NË BRUKSEL BEOGRADI KËRKON PRESIONIN E BEsë MBI PRISHTINËN (03.11.2013)
KONSULTIMET E BEOGRADIT NË BRUKSEL (03.11.2013)
PANARITI - FINANCIMI I AMBASADAVE MUND TË KETË VETËM ZGJIDHJE NDËRINSTITUCIONALE (03.11.2013)
Danas - ZBULOHET DOKUMENTI PËR NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE KOSOVË-SERBI? (03.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]