E Shtunë, 04.27.2024, 06:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Mënyra e Obamës

Nga ROSS DOUTHAT


E Shtunë, 12.26.2009, 10:37am

Çdo presidencë është shenjesër karikaturizimi. Por gati një vit në mandatin e tij të parë, ka diçka veçanërisht të pakapshme në identetin politik të Barack Obama-s. Ai është një urëndërtues – nga ana tjetër një ideolog polarizues. Ai është një kripto-marksist radikal – përveç kur është një gur shahu i interesave të korporatave. Ai është një utopis amerikan – ose përndryshe një vegël e bindur në duart e sigurisë kombëtare.

 

Shtypi ka gatuar një teori të re çdo javë, duke e krahasuar Obama-n me John F. Kennedy e Franklin Roosevelt, me George H. W. Bush e Jimmy Carter – me çdo shef të shtetit të Shekullit XX, me përjashtim të krahasimit me njëfarë Gerald Ford. Por asnjë nga përngjasimet nuk ka gjetur vend. Ne jemi mirëfilli në epokën Obama, por as aleatët e tij, as arqmitë e tij nuk mund ta përcaktojnë saktësisht se çfarë përfaqëson presidenti ynë i 44-t.

Të dyja, e djathta dhe e majta, kishin shqetësime në konceptimin e institucionalizmit të Obamës. Konservatorët i kanë stërzmadhuar në radikalizëm instinktet e tij liberale, duke shpërfillur faktin se një president që merr këshilla nga Lawrence Summers e Robert Gates ka të ngjatë se nuk është një kthinë marksist-leniniste. E majta ka qenë gjithnjë e gjithnjë e zhgënjyer, nga hendeku midis parimeve të shpallura të Obama-s dhe kompromiseve që ai është i prirur t’i pranojë, dhe disa liberalë janë bindur se ai nuk është aspak një prej tyre.

 

E kanë gabim. Lënë mënjanë shtrëngimet politike, Obama ka të ngjarë se do të prirej ndaj liberalëve pothuaj në çdo çështje. Puna është se ai është më i plotvetëdijshëm për kufizimet e fuqive të tij dhe më pak i prirur të nisë betejat të cilat mund t’i humbë çka shumë prej përkrahësve do t’i parapëlqenin. Në këtë kontekst, ai është më pranë me Ronald Reagan-in dhe Edward Kennedy-n. Të dy ishin politikanë ideologjikë të cilët e stërvitën veten të punonin brenda sistemit. Të dy parapëlqyen arritjen e marrëveshjeve larg tavolinave të bisdimeve.

 

Ana e mbarë e kësaj sjellje është e qartë: Kryen punë. Midis paketës stimuluese, projektligjit për përkujdesjen shëndetësore dhe regullimeve të reja financiare, Obama së shpejti do të arrijë të jetë përmbushësi më i madh i miratimit të ligjeve se çdo demokrat që nga Lyndon Johnson.

IBRAHIM RUGOVA NJË EPOKË E PANDËRPRERË

Nga Skënder Buçpapaj


E Mërkurë, 12.23.2009, 12:11pm
(Ribotohet me rastin e 20 vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës)

Ibrahim Rugova, në krye të lëvizjes kombëtare të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet, në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye të shtetit të Kosovës, mori plagë të panumërta. Asnjëherë ai nuk deshi t’i ekspozonte plagët që merrte. Ndërmjet betejave, si luani, ai mbyllej në vetvete dhe i merrte me të mirë, i vetëshëronte plagët e tij, të cilave papushim iu shtoheshin plagë të reja, pa lejuar njëra-tjetrën të vëjë kore. Shtresimi i tyre i panumërt çoi deri në sëmundjen e pashërueshme, të vetmen plagë të cilën ai e mbajti deri në fund të jetës të shpaluar përballë bashkëqytetarëve të tij dhe përballë bashkëkombësve. Pra, edhe kollosët më stoikë, nuk iu shpëtojnë dhimbjeve të plagëve. Duke u marrë me një kollos të tillë si Çarl De Golin biografët theksojnë se gjeneralin e plagoste më së shumti shpirtligësia e mediave kundër tij, e plagoste fakti që e akuzonin për krenarinë e tij të tepëruar. “Nuk e kishte të vetën këtë krenari, thonë ata. E kishte ngaqë ishte i bindur se e mishëronte Francën. Kur ai thoshte “Ne Çarl De Goli”, kjo ndodhte, sepse ishte shndërruar në simbol të atyre që luftonin dhe përpiqeshin për Francën.” Të mos harrojmë se Çarl De Goli kishte edhe një thënie tjetër krejt të veçantë: “Kur dua ta di se çfarë mendon Franca, pyes veten time.” Dhe Çarl De Goli është një ndër ata kollosë epoka e të cilëve është shtrirë përtej dhjetëra viteve në vendin e tij gjatë dhe pas jetës.

NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?

Nga Elida Buçpapaj

E Martë, 12.22.2009, 08:03pm
Ben Bernanki, arkitekti i parandalimit të një Depresioni të Madh tjetër
E Premte, 12.18.2009, 11:07am

 

Revista prestigjioze amerikane Time zgjodhi Kryetarin e Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ben Bernanke Njeriun e Vitit 2009. "Historia është e përbërë jo vetëm nga ajo që ka ndodhur, por edhe nga ajo që nuk ka ndodhur,” shkruante drejtori i revistës Time, Richard Stengel, në shpalljen e zgjedhjes së bërë. “E dimë se çfarë ka ndodhur në ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe të pjesës tjetër të botës përgjatë këtij viti nuk ka qenë e  mirë. Ajo që nuk dimë është se çfarë do të kishte qenë ekonomia e çfarë do të kishte ndodhur me jetët tona nëse pak njerëz nuk do të kishin vepruar për të mirën tonë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhte, por unë jam i bindur se ekonomia do të kishte shkuar shumë, shumë keq.”

Rrugëdalja nga ekstremizmi

Nga Angelo Panebianco


E Enjte, 12.17.2009, 04:40pm

Ndërhyrja e Fabrizio Cicchitto-s në Dhomën e Deputetëve para dy ditësh, kushtuar identifikimit, me emra dhe mbiemra, të atyre që ai i konsideron “nxitësit moralë” të agresionit fizik ndaj kryeministrit, ka qenë krejtësisht e gabuar dhe e pavend. Nuke ndihmon klimën politike. Sidomos nuk e ndihmon Sekretarin e PD, Pier Luigi Bersani, për t’i zgjidhur nyjet që ai e di se duhet zgjidhur. Do të ishte edhe në interes të qendrës së djathtë dhe të vendit, nëse kjo do të ndodhte.

 

Mund ta përkufizojmë kështu problemin e opozitës. Krahu i saj ekstremist ka një shef të njohur, me profil të qartë, Antonio Di Pietro. Bersani, ndërkaq, duhet ende të dëshmojë se di të jetë, përtej karriges politike, shefi i pranuar i krahut demokratik të opozitës. Kur thuhet se PD do të duhej ta prishte aleancën me Di Pietron, thuhet një gjë e drejtë, por banale. Harrojnë se të “prishesh me Di Pietron” do të thotë të kryesh një operacion të tërë politik që, për të qenë i realizueshëm, ka nevojë për një udhëheqje të zonjën. Bëhet fjalë për një operacion që përfshin si bërjen e llogarive me “dipietrizmin e brendshëm” në Partinë Demokratike, si një rikalibrim të raporteve me forcat e jashtme (disa gjykatës, disa gazeta, e tjerë), të cilat mbi dipietrizmin e brendshëm në PD kanë bazuar qëndrimin e tyre për ta kushtëzuar politikën.

 

T’i kundërvihen personit të Berlusconi-it apo t’i kundërvihen politikës së qeverisë? Përgjigja shpalos koncüetimin e luftës politik, përveçse gjykimin mbi gjendjen e demokracisë sonë, të cilitdo opozitor të veçantë. Prej kur është Berlusconi të dy shpirtërat kanë bashkëjetuar e, pothuaj gjithnjë, shpirti antiberluskonian ka mbizotëruar fort, duke qenë deri tani antiberluskonizmi ankorimi i vërtetë identitar i së majtës.

Zonja Klinton duhet të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës në Shqipëri

Nga Elida Buçpapaj

E Martë, 12.15.2009, 08:23pm

Për ta bindur Ed Ramën që të lejojë deputetët e majtë të futen në Kuvend kanë bërë përpjekjet e tyre edhe diplomatët e huaj në Tiranë. Midis tyre edhe Ambasadori Amerikan Uidhërs. Në takimin që ka patur me Zonjën Topalli në mes të Nëntorit që shkoi, Zoti  Uidhërs ka kërkuar që “T’i jepet fund krizës politike“, duke  nënvizuar se „krerët e politikës duhet të zgjidhin problemin e bojkotit të opozitës”.  Ky deklarim i Ambasadorit Amerikan që nuk është eksplicit, është komentuar nga të dyja krahët si mbështetje për secilin krah.  (për më shumë kliko në titull
SILVIO BERLUSKONI: DASHURIA FITON GJITHMONË MBI URREJTJEN
E Martë, 12.15.2009, 06:30pm

 

Kryeministri italian i falënderon përkrahësit, nesër del nga spitali

 

Voal-online -"Falënderime nga zemra atyre aq të shumtë që më kanë dërguar mesazhe të dashurisë dhe të përkrahjes. U them përsëri të jeni të qetë dhe të sigurtë. Dashuria fiton gjithmonë mbi zilinë dhe mbi urrejtjen”: është ky mesazhi i kryeministrit Silvio Berlusconi në faqen e parë të uebsajtit zyrtar të Partisë së Lirisë –PDL- (www.pdl.it). Mesazhi mban datën 15 dhjetor. Në flamurin e madh që e përmban mesazhin ndërrohen paprâ edhe mesazhe të tjera, ndër të cilat edhe ai që fton të vizitohet uebsajti tjetër www.forzasilvio.it prej nga është e mundur t’i dërgohet një mesazh solidariteti Kryeministrit të Italisë.

SIKUR TË JENË TË ORKESTRUAR NGA ANTIMIQTË

Nga Elida Buçpapaj
E Shtunë, 12.12.2009, 08:17pm

Është mjerim, është fatkeqësi, është çmenduri që ky popull aq tolerant, aq i kultivuar të jetë i destinuar të mbetet leckë tregu për miting. Rrënja e kësaj fjale me origjinë nga gjuha angleze ka një kuptim shumë të ngrohtë „to meet“ – „me u takue“ – me u takue për të biseduar për motin, se çfarë do të gatuash për nesër, se çfarë filmi do të shohësh nesër, se çfarë shfaqje ke parë një natë më parë në Teatrin Kombëtar, për t’u takuar e biseduar për kohën e humbur, për ata që s’patën kurrë një kohë të tillë kaq afër normalitetit dhe njëkohësisht kaq larg, tmerrësisht larg, çmendurisht larg, katër vjet mitingje larg, njëzet vjet mitingje larg.

Natyrisht që ka mitingje ku ia vlen të mos mungosh, ku duhet të bësh gjithçka që të jesh, si për shembull ai i 22 Marsit 1992 apo ai i 8 Dhjetorit 2009. Ia vlente të merrje avionin për të qenë në sheshin Skënderbe. Janë mitingje sinjifikative ku njerëzit mblidhen për hir të normalitetit, për hir të jetës së tyre, që prej të nesërmes së mitingut të vazhdojë jeta - apo të fillojë nga „A“-ja, - pasi asnjëherë nuk ka nisur, pasi vazhdon të mbetet skllave e mitingjeve.

Është e trishtueshme kur mendoj se nesër në Tiranë mund të fillojnë rishtaz mitingjet, është trishtim i vërtetë, kur prej nesër njerëzit si robotë apo lej fenë do t’i ikin përditshmërisë së tyre për t’ia dedikuar orët e jetës së tyre një mitingu të ri, që s’dihet sa do të zgjasë, që dihet se do të fillojë por nuk dihet se kur do të mbarojë.

Janë mitingje orwelliane, me çadra, pa çadra, me çadra në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me çadra tek Kryeministria, përpara ish selisë së Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, si në një teatër, si në një komedi, si në një kllouniadë, duke pritur zgjuar mëngjesin, jo për të filluar jetën, jo për të rifituar kohën e humbur, por për të vazhduar rishtas mitingun, quaje si të duash, miting,  protestë, manifestim, manifestim, protestë, miting. Një maskaradë.

Lëre pastaj, nëse na duhet të mendojmë se në Kosovë demokracia është tejet fraxhile, apo në Maqedoni shqiptarët si palë shtetformuese vazhdojnë të përjetojnë absurditetet nga më absurdet, sepse shteti amë,  politikanët e shtetit amë në vend që tregojnë maturi politike, dëshmojnë një papjekuri të pafalshme, sikur të jenë orkestruar nga antimiqtë, më assesi miqësorët, absolutisht jo miqësorët e shqiptarëve.
(Kliko në titull për ta lexuar të plotë)

NJË E VËRTETË E ARRITSHME

Nga PAUL KRUGMAN, New York Times


E Hënë, 12.07.2009, 09:19am

Ndoshta unë jam naiv, por jam duke u ndjerë optimist për bisedimet e klimës që fillojnë në Kopenhagë të hënën. Presidenti Obama ka në plan t’i drejtohet me një fjalim konferencës ditën e fundit, çka bën të mendosh se Shtëpia e Bardhë pret përparim real. Është gjithashtu trimëruese të shohësh vendet në zhvillim – përfshirë Kinën, prodhuesin më të madh në botë të dioksidit të karbonit – duke u pajtuar, tekembramja në parim, se ata duhet të jenë pjesë e zgjidhjes.

Triptik shqiptar malli dhe meditimesh në Lozanë
Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

E Premte, 11.27.2009, 06:40pm




Foto: Mësuese Shpresa me autorët e këtij reportazhi dhe Ilir Buçpapën i cili regjistroi takimin

Parathënie

Lozana është po ajo, gjithnjë mbresëlënëse. E lartuar përgjatë liqenit Leman. Si gjithnjë, me të njëjtën lehtësi, ajo ngre apo ul siparin prej mjegulle apo dielli. Të tillë e kemi lënë dhe e kemi gjetur Lozanën sa herë kemi kaluar nëpër këtë qytet dhe sa herë që kemi qëndruar këtu.

Vijmë për të kushedisatën herë në Lozanë. Nuk mund të harrojmë kurrë se këtu kemi takuar për herë të fundit mikun e shtrenjtë,  piktorin, intelektualin dhe strategun e UÇK-së  Agim Ramadani, i cili në verën e vitit 1997, do të na ftonte të merrnim pjesë në hapjen e ekspozitës të tij të pikturave, ku dominonte e kuqja dhe e zeza, e kuqja e flamurit shqiptar dhe e zeza e zhgabës dykrenore.

Në Lozanë jeton një pjesë e komunitetit të shqiptarëve në Zvicër, i cili integrimin e tij e sheh të lidhur edhe me ruajtjen e identitetit shqiptar të brezit dhe gjeneratës më të re, atë të fëmijëve.

Dhe nuk mund të ketë identitet kombëtar pa gjuhë amtare, ashtu si nuk ka gjuhë amtare pa mësim të saj. Dhe nuk ka gjuhë amtare pa mësuesit e gjuhës shqipe, ashtu si nuk ka gjuhë amtare pa interesimin e madh të prindërve për të çuar tek këta mësues fëmijët e tyre. Dhe nuk ka gjuhë amtare dhe identitet kombëtar pa interesimin e të gjithë intelektualëve dhe të gjithë komunitetit për përfshirjen e fëmijëve në shkollat e gjuhës shqipe, ashtu si nuk ka gjuhë amtare, pa shkollat shqipe, të të gjitha niveleve, prej shkollës fillore, shkollës nëntëvjeçare, gjimnazeve dhe shkollave të mesme profesionale, deri tek univeristetet shqiptare. ...

  » Financial Times: OBAMA NË KOPENHAGË ME QËLLIM TË QARTË
  » PRIORITETET E BARONESHËS ASHTONNga QUENTIN PEEL, Financial Times
  » The Guardian: MIRË SE VINI NË SHQIPËRI
  » "Financial Times": EVROPA RREZIKON LARGIMIN NGA REALITETI
  » HISTORIA, ARDHMËRIA DHE FATI JONË JANË TË NGJASHËMNga PROF. DR. AHMET DAVUTOGLU, Ministër i Jashtëm i Turqisë
  » BOSNJA ENDE NË UDHËKRYQNga HEATHER MAHER
  » The Times: Myslimanët kthehen kundër Darvinit
  » GARTON ASH: HUMBJA E KUJTESËS, RREZIK I MADH
  » Financial Times: ZGJERIMI I BALLKANIT
  » New York Times: PRESIDENTI OBAMA NË KINË (Editorial)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]