E Mërkurë, 05.08.2024, 04:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MAQEDONIA NË VIZIONIN SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Djelë, 10.18.2009, 03:16pm

Natyrisht, jam ndër ata shqiptarë që i kanë pritur minutë pas minute zhvillimet që ndodhën këtë fundjavë në Shkup dhe në Prishtinë. Isha dhe unë dëshmitar se si aleatët e përbashkët të të dy kryeqyteteve fqinje arritën të finalizojnë një kapitull historik në marrëdhëniet ndërfqinjësore Kosovë-Maqedoni.

 

E theksoj togfjalëshin kryeqytete fqinje, fakt të sjellë fort në vëmendje edhe nga diplomatët miq që u muarën këto ditë me kurorëzimin e marrëveshjes për vijën ndarëse kufitare dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve. Sepse aq pranë janë fizikisht Prishtina dhe Shkupi sa nga njëri kryeqytet tek tjetri nuk ka nevojë t’ia shkelësh veturës gazin dy herë, po të mos ishte dogana. (Parë nga ky kënd, nuk ka pse të ketë doganë për targat e Kosovës dhe të Maqedonisë.)

 

Të mos e fshehim, këto zhvillime erdhën kur më së paku pritej.

Një Izrael normal

Nga ROGER COHEN (New York Times)


E Shtunë, 10.17.2009, 12:39pm

NJU JORK – A është Izraeli tashmë një komb midis kombeve?

 

Nga një anë po, ai është vërtet një vend normal. Njerëzit nëmin trafikun, nuk i ndajnë sytë nga Blackberry, shkojnë në plazh dhe paguajnë detyrimet e tyre. Vërdallen në rrethinat e begata të Tel Avivit Verior ku njeriu gjen veten në Kaliforninë e përëndërrt.

 

Nga një anë tjerët, ai nuk është. Më shumë se 60 vjet pas krijimit të shtetit modern, Izraeli nuk i ka vendosur kufijtë, nuk ka kushtetutë, nuk ka paqe. Lindur nga një tmerr i jashtëzakonshëm, Holokausti, për të normaliteti ka qenë eluziv.

Letër nga Evropa: Një reformator në shtrofullën e NATO-s

Nga JUDY DEMPSEY


E Enjte, 10.15.2009, 03:49pm
BRUKSEL –Ambasadorët e NATO-s janë të ndjeshëm kur vjen fjala që ta mbrojnë statusin e tyre. Kur vjen puna të merrene vendimet, makineria stërmadhe e këshillimeve fillon të lëvizë. Mund të duhen shumë javë për të arritur pajtimin brenda 28 anëtarëve si t’ia dalin që me pak qindra mijë euro të financojnë një të dërguar special në Kosovë apo në Afganistan, dy misionet më të rëndësishme të NATO-s.

 

Me çfarë befasie do të përballeshin ambasadorët para dy muajsh kur Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, hyri në zyrat qendrore të aleancës. Z. Rasmussen, i cili hoqi dorë nga puna e tij si kryeministër i Danimarkës – hera e parë që një politikan i një rangu të tillë ka dalë në krye të NATO-s – do t’i duhej ca kohë përpara se të provonte ta ndryshonte mënyrën e brendshme të punës në NATO.

Çmimi i Paqe (ruajtësve)

Nga THOMAS L.FRIEDMAN (The New York Times)


E Hënë, 10.12.2009, 10:37am

“Unë do ta pranoj këtë çmim në emër të aviatorëve dhe detarëve amerikanë të cilët sot i mbajnë të hapura linjat oqeanike dhe e çlirojnë Paqësorin e Atllantikun në mënyrë që tregtia botërore midis vendeve të vazhdojë e lirë dhe e pacënuar. Nëse ju doni të shikoni thelbin e vërtetë të Amerikës, vizitoni ndonjë bazë ushtarake të SHBA në Irak dhe Afganistan. Do të takoni atje të rinj dhe të reja amerikane të çdo race dhe feje të cilët punojnë bashkë larg familjeve të tyre, të frymëzuar kryesisht nga misioni i ruajtjes së paqes dhe i zgjerimit të kufijve të lirisë. 

“Prandaj për të gjitha këto arsye – dhe kështu që ju e kuptoni se unë kurrë nuk do të nguroj t’i thërras nën armë ushtarakët amerikanë kur të jetë e nevojshme të luftojnë kundër armiqve të paqes, të tolerancës dhe të lirisë – unë e pranoj këtë çmim në emër të burrave dhe grave të ushtrisë së SHBA: paqeruajtësve më të rëndësishëm të botës.”

The New York Times - Amerikani i paarsimuar
Nga PAUL KRUGMAN

E Djelë, 10.11.2009, 07:41am

Nëse do të duhej të shpjegonit suksesin ekonomik të Amerikës me një fjalë të vetme, ajo fjalë do të ishte “arsim”. Por kriza ka shtuar një stres të ri të madh në sistetmin tonë arsimor të dobësuar Si rezultat arsimi është nën gërshërë... Prandaj çfarë duhet bërë ? Para së gjithash, Kongresi duhet të zhbëjë ato që bëri në shkurt, dhe të aprovojë një ndihmë tjetër të madhe për qeveritë e shteteve, për të krijuar apo shpëtuar mijëra vende pune. Dhe ai duhet të jetë, në të njëjtën kohë, një invesim ndaj së ardhmes sonë. Përtej kësaj, ne duhet të shpërgjumemi dhe ta kuptojmë se një nga çelësat e suksesit historik të vendit tonë është tani një terren djerrë. Arsimi e bëri Amerikën të madhe; neglizhimi i arsimit mund ta përmbysë procesin.

Sali Berisha në Kosovë, një përsiatje krahasuese midis 14 Qershorit 2000 dhe 6-7 Tetorit 2009

Nga Elida Buçpapaj

E Mërkurë, 10.07.2009, 05:22pm

Sali Berisha nuk ka ndryshuar. Ai është koherent me veten e tij si qytetar, si intelektual, si shqiptar, para se të jetë absolutisht koherent edhe me veten e tij si politikan. Ka mbetur me të njëjtat objektiva të qarta, 20 vjeçare, për hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe BE, për bashkimin e kombit shqiptar në Europën e Bashkuar, për vitalizmin dhe faktorizimin e kombit shqiptar, për ndërtimin e urave lidhëse midis shqiptarëve, pas shekujve që kanë qenë në kundërthënei të plotë me shqiptarët.Sali Berisha nuk ka ndryshuar. Ka ndryshuar gjeopolitika e Ballkanit, ka ndryshuar këndëvështrimi Perëndimor për t’i parë shqiptarët si pjesë integrale e Europës Juglindore.

Kryefjala sot -
Enciklopedia maqedone dhe sponsorizuesit e saj kërkojnë t'i venë flakën bashkëjetesës
Nga Elida Buçpapaj

E Mërkurë, 09.30.2009, 09:49am
Takimi i Ali Ahmetit me Gruevskin, që u bë dje, ishte një takim konformist, jo në të mirë të bashkëjetesës, por për t’iu hedhur hi syve shqiptarëve, çka nuk mund të ndodhë, sepse koshienca e shqiptarëve për padrejtësitë etnike që ka ushtruar Maqedonia kundër tyre, është super e ndriçuar që kur plasi konflikti i 2001, që e udhëhiqte vetë Ali Ahmeti, i cili e njeh shumë mirë segregacionin që kanë pësuar shqiptarët, nga shteti kundër të cilit ai ngriti armët.
Evropa e Lirë: Kosova mision i rëndësishëm i NATOs
E Martë, 09.29.2009, 04:04pm
Një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ritheksoi se kjo aleancë mbetet e përkushtuar në Kosovë. Përfaqësues të këtij komiteti thanë se boshllëku që do të krijohet me zvogëlimin e trupave të KFOR-it, do të plotësohet nga strukturat vendore e ndërkombëtare të sigurisë.


NATO-ja do të mbetet e përkushtuar në Kosovë, tha sot në Prishtinë admirali Gjanpaolo Di Paola, kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

DW: Fitorja nuk duhet të mashtrojë askënd
E Martë, 09.29.2009, 11:11am

Fillimi i fundit - rreth përfundimit të zgjedhjeve parlamentare

 

Angela Merkel e arriti qëllimin e saj kryesor: krijimin e një koalicioni me FDP. Por suksesi u arrit më shumë falë rezultateve katastrofale të socialdemokratëve. Prandaj Merkel do të jetë vetëm kancelare e përkohshme.

Editorial: Tani PS vendin e ka në Kuvend
E Djelë, 09.27.2009, 02:58pm
Voal-online –Pas konfirmimit të kryetarit të PS në detyrën e tij, pritet hapi tjetër i kësaj partie, hyrja në Kuvendin e Shqipërisë, duke dëgjuar kështu zërin e pakicës brenda saj dhe duke dëshmuar shkallën e tolerancës qytetare e të frymës demokratike në radhët e partisë. Pakica ka të drejtë kur kërkon që opozita të ketë rolin e saj në reformat e thella të cilat e presin vendin, reforma pa të cilat nuk mund të realizohen as premtimet thelbësore që vetë e majta e Shqipërisë ua ka bërë bashkëqytetarëve integrimin sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian.
  » Shkenca duhet të ndjekë kriteret shkencore - Mbi diskutimet për Enciklopedinë maqedonaseKonrad Clewing, Zëvendësdrejtor i Institutit për Evropën Juglindore në Regensburg, ekspert për Ballkanin
  » Shqiptarët e Maqedonisë më të hershëm se sllavëtNga akademik Bahri Beci
  » Evropa e Lirë: Një proces i orkestruar gjyqësor?
  » Urgjenca e kthimit të emërtimeve shqip në Shqipëri, bazuar në studimet e deritanishme historikeNga Agim Gadri
  » E kur Azem Hajdari do të kthehet në një simbol të përbashkët të pluralizmit politik shqiptar ?Nga Elida Buçpapaj
  » RTK: Para Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë vërehet një ngecje në njohjet e reja për Kosovën
  » AZEM HAJDARI, HEROI I DEMOKRACISËNga Ramiz Lushaj
  » Dy data që përgjakën lirinë!Nga Bislim Ahmetaj
  » Amerikën nuk do ta mbante toka po të mos përgjigjej denjësisht kur u sulmuan qiejt e sajNga Ramiz Lushaj
  » T'iu përmbahemi vlerave të Kombit tonë të lashtëNga Alfred Papuçiu



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]