E Premte, 04.26.2024, 09:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SËRISH NË APOKALIPS

Nga GAIL COLLINS, New York Times


E Shtunë, 11.14.2009, 01:29pm

 

 

 

 

 

Shumë njerëz janë të alarmuar se bota po merr fund më 2012.

 

Medet. Mendoja se e kapërcyem rrezikun më 2000.

 

Pyetje nëse Fundi i Kohës do të arrijë në një stinor blerjesh gjatë pushimeve pas tri vitesh është tashmë në qendër të një biblioteke të tërë me libra. Gjithashtu për atë që paralajmëron « Udhërrëfyesi i Plotë i Idiotit për vitin 2012” ne kemi së paku 600 000 uebsajte të përkushtuara që të alarmohen për këtë.

 

Duket se ky është faji i Nostradamus, i kalendarit Mayan, i ankthit të së majtës për ngrohjen globale dhe iankthit të së djathtës nga zgjedhja e Barak Obamës. Nga projektligji për përkujdesjen shëndetësore. Apo nga shpenzimet qeveritare. Poa nga ripozicionimi i “Në Zot në besojmë” në monedhën kombëtare.

 

Vërtetë, për ultrakonservatorët, viti i vjetëm ishte mbi të gjitha një shenjë e apokalipsit. Shpejt, lumenjtë do të rendin të kuq me Starbucks Raspberry-Flavored Tazo Passion Shaken Iced Tea. Kukuvajkat do të lindin bretkosa dykokëshe të cilat recitojnë përmendsh vargjet e këngëve të Lady Gaga.

"Economist": RËNIA E NATALITETIT NË BALLKAN
E Premte, 11.13.2009, 01:55pm

Demografia është shndërruar në një alarm për shumë vende të Ballkanit. Në Bosnjë dhe në Kosovë, kjo çështje është thelbësore.

Në Serbi, Goran Penev, demograf, thotë se vendi i tij ka 7.2 milionë banorë, duke mos llogaritur pra Kosovën. Por, Serbia është në mesin e vendeve me popullatë më të moshuar në Evropë dhe nivel të ulët nataliteti dhe kjo nënkupton se popullata zvogëlohet për 30 mijë banorë në vit.

Zoti Penev ka frikë se popullata e Serbisë mund të zvogëlohet në 6 milionë deri kah mesi i këtij shekulli.

Edhe popullata në Kroaci aktualisht është 4.4 milionë dhe është duke u zvogëluar, ndonëse jo në mënyrë drastike.

Sikurse në Spanjë dhe Itali, ndikimi i Kishës Katolike ka pësuar kolaps. Rajonet, dikur të banuara me serbë, të cilët janë larguar që andej më 1995, vazhdojnë të mbeten të zbrazura dhe planet për ripopullimin e tyre me kroatë të vendeve të tjera, kanë dështuar.

Në Bosnjë, demografia është çështje e lartë politike. Në regjistrimin e fundit të popullsisë së Jugosllavisë më 1991, Bosnja kishte një popullatë prej 4.3 milionë banorësh.

Tani, vlerësimet thonë se ky numër ka zbritur në 3.8 milionë, në saje të emigracionit dhe vdekjeve të shkaktuara gjatë luftës.

PËRCEPTIMI I NDRYSHËM I DIKTATURAVE NGA INTELEKTUALËT - Idealizmi vrasës

 

Nga PAUL HOLLANDER, Washington Post


E Enjte, 11.12.2009, 09:02am
Perceptimi i opinionit publik perëndimor mbi mizoritë në shkallë të gjerë, të vrasjeve dhe të dhunimeve të të drejtave të njeriut në emër të komunizmit, çuditërisht është i vogël. Ky është shkaku se përse edhe pas rënies të komunizmit sovjetik, ka shumë intelektualë të majtë evropianë që e mbajnë akoma mendimin se kapitalizmi është rrënja e të gjitha të këqijave. Muri i Berlinit, i rënë njëzet vjet më parë, ishte një simbol që i qepet mirë komunizmit. Ka pasqyruar një tentativë historike të paprecedentë të ndalojë “njerëzit për të kaluar matanë”, për të lënë mbas shpatullave një shoqëri të rikthyer barbare e që nuk aprovonte të ishte pjesë e saj. Muri ishte segmenti më i dukshëm i një sistemi pengesash e fortifikimesh të perdes së hekurt, e cila shpërndahej në mijëra kilometra gjatë kufirit të “Commonwealth-it socialist”. Unë personalisht jam një nga ata që ia ka dalë të largohet, ta kapërcejë atë pengesë në nëntorin e viti 1956, kur u “zbut” për pak kohë vëzhgimi përgjatë kufirit austro-hungarez. Eksperienca e jetuar në Hungarinë komuniste, deri në moshën 24-vjeçare, më ka shenjuar për shumë kohë në jetën dhe punën time.
Edhe pse amerikanët, andej nga fundi i viteve ‘40 dhe fillimi i viteve ‘50 të Nëntëqindtës, ishin të interesuar për komunizmin - dikush me një armiqësi, dikush tjetër me simpati - por në të vërtetë ata komunizmin e njihnin shumë pak. Pak flitet edhe sot, mbi rënien e perandorisë sovjetike. Sipërfaqësia e treguar në ndjekjen nga mediet të ngjarjeve të fundviteve 80 dhe të fillimviteve ‘90 ishin po të atij soji, njëfarë indiference që kishin patur për komunizmin. Perceptimi i opinionit publik mbi mizoritë në shkallë të gjerë të vrasjeve dhe të dhunimeve të të drejtave të njeriut që u verifikuan gjatë sundimit  komunist është edhe më skarco.

URGJENCA E MJEKIMIT

Nga DAVID BROOKS, New York Times


E Martë, 11.10.2009, 03:01pm

 

 

Ne kemi lindur të gjithë vonë. Ne kemi lindur në histori që e ka rrugën të shtruar. Kemi lindur në kultura, kombe dhe gjuhë të cilat ne nuk i zgjodhëm. Mbi të gjitha këto, ne kemi lindur me të dhëna të tilla kimike dhe gjenetike të trurit të cilat nuk mund t’i kontrollojmë. Ne jemi hedhur në rrethana shoqërore që i neveritim. Shpesh ne përgjigjemi në mënyra për të cilat na vjen keq kur jemi duke i bërë ato gjëra.

 

Por ndryshe nga kafshët e tjera, njerëzit janë të prirur të kërkojnë koherencë dhe kuptim. Ne kemi nevojë t’i tregojmë vetes historitë që shpjegojnë gjithçka. Ne i përdorim për të ushqyer metafizikën këto histori, pa të cilat jeta duket pa kuptim dhe boshe.

 

Krahas gjithë gjërave të tjera që ne nuk i kontrollojmë, ne kemi njëfarë kontrolli në historitë tona. Ne kemi rol të vetëdijshëm në përzgjedhjen e mënyrës së rrëfimit nëpërmjet së cilës bota të na kuptojë. Përgjegjësia individuale është përmbyllur në aktin e përzgjedhjes dhe të rishikimit konstant të mjeshtërisë së rrëfimit nëpërmjet së cilës ne tregojmë për veten tonë.

ZHDUKJA E FAKTEVE

Nga MARCO TRAVAGLIO


E Djelë, 11.08.2009, 08:34am

Dallimi midis gazetarëve është ai i kurrizeve të drejta dhe atyre të përkulura

 

“Faktet, të ndara nga opinionet”, ishte motoja e “Panoramës” mitike të Lamberto Sechit, krijues i gazetave të mëdha dhe gazetarëve të mëdhenj. Më vonë, me kohë, kjo moto ka rënë, duke u zëvendësuar nga një (moto) tjetër më e sofistikuar: “Asnjë fakt, vetëm opinione”. Të parat nuk duhet të shqetësojnë të dytat. Pa fakte mund të ngulësh këmbë për gjithçka dhe kundër gjithçkaje. Me faktet, jo. 

New York Times: TMERRI NË FORT HOOD

Editoriali 7 nëntor 2009


E Shtunë, 11.07.2009, 11:12am

Është gjithmonë një shok – dhe një shkak për trishtim të thellë – kur një njeri i armatosur qëllon me ligësi kundër masës së njerëzve të pafajshëm. Ne kemi parë këtë gjë tashmë tepër shpesh: në Columbine High School në Kolorado para dhjetë vjetësh; në një konvikt të Virginia Tech dy vjet më parë; në një qendër për emigrantët në pjesën e sipërme të shtetit të New Yorkut në prill; dhe në qendrën e qytetit Orlando, Florida, ku një njeri i armatosur qëlloi dhe vrau një person dhe plagosi pesë të tjerë të premten.

 

Prapë, furia e kësaj jave në bazën e qetë ushtarake të Fort Hood Army në Teksasin qendror duket se shpërtheu në mënyrë tejet shokuese.

 

Të enjten, një psikiatër ushtrie, veshur në uniformë ushtarake, lëshoi mori plumbash brenda një ndertese mjekësore, duke vrarë 13 veta dhe duke plagosur së paku 30 veta. Njeriu i armatosur i dyshuar, majori Nidal Malik Hasan, kishte trajtuar ushtarakë me stres post-traumatik pas shërbimit në Irak ose Afganistan. Viktimat e tij të enjten ishin burra dhe gra që po përgatiteshin në zona betejash ose ishin rikthyer prej andej.

"International Herald Tribune": NGRITJA E MADHE E TURQISË
E Enjte, 11.05.2009, 07:24pm
Ridalja e Turqisë në skenë po rishkruan pozitivisht rregullat e lojës së pushtetit në Lindjen e Mesme. Kjo është një nga pak gjërat e mira në një rajon të trazuar e të sëmurë si Lindja e Mesme, shkruan "International Herald Tribune".
Në përgjithësi, pranohet se ndërhyrja amerikane në Irak ka ndryshuar baraspeshën e pushtetit në Gjirin Persik.

Një nga pasojat e ndërhyrjes ka qenë dhe dalja e Turqisë si një aktor i pavarur dhe i fuqishëm në zemër të rajonit, që kalon nga Lindja e Mesme deri në Ballkan, Kaukaz dhe në Azinë Qendrore.

Turqve iu pëlqen të thonë se derisa Izraeli dhe Irani janë fuqi revizioniste, që shkaktojnë ankth e madje dhe frikë me zgjerimin e tyre, Turqia është fuqi stabilizuese që synon përhapjen e paqes dhe sigurisë.

Turqia po e zgjeron pushtetin e saj përmes diplomacisë dhe jo forcës. Njëherësh, Turqia po del si fuqi ekonomike me lidhje të fuqishme me vendet fqinje, duke qenë në të njëjtën kohë dhe ndërmjetëse për një mori konfliktesh rajonale.

Madje, edhe kundër militantëve kurdë, Turqia duket se së fundi po përdor një qasje më të butë.

Gjatë viteve të fundit, diplomacia turke ka shënuar shumë suksese, duke fituar popullaritet në vendet arabe dhe njëherësh ka forcuar pozitën e Turqisë rreth kërkesës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

BERLINI 20 VJET PAS ASAJ NATE KUR RA MURI (I plotë)

Nga BERNARDO VALLI, La Repubblica


E Enjte, 11.05.2009, 09:16am

"Ishte tashmë errësirë kur togeri i Stasit, i dërmuar e i shtrydhur nga turma, vendosi të dorëzohet"

 

Rënojat varrosën komunizmin, rrëzuar bashkë me simbolin e Evropës së ndarë

 

SHETITORJA e Bornholmer Strasse ishte një prej më të rëndësishmeve, më të frekuentuarave, në Berlinin e ndarë mëdysh nga Muri. Kufiri midis Lindjes dhe Perëndimit e kish prerë saktësisht në mes urën e hekurt për kalim me kuaj mbi hekurudhë. Në Lindje, në zonën komuniste, shtrihej Prenzlauer Berg, një lagje e vjetër punëtorësh ku jetonin prej vitesh artistë dhe intelektualë. Në Perëndim, në zonën kapitaliste, ngjeshur në Wedding e Reinickendorf, faqet e jashtme të shtëpive kishin ngjyra më të ndezura, më të freskëta, se ato të Prenzlauer Berg, ku muret ishin gri, ciflosur e grisur nga predhat e Luftës së Dytë Botërore. Atje, në mbrëmjen e vonë të 9 nëntorit 1889, nënkoloneli i Stasit, Harald Jaeger, nënkomandant i pikës kufitare të Bornholmer Strasse, i egërsuar nga turma ngulmuese dhe e poterëshme, e përballuar me zor të madh, vendosi të dorëzohet.

LUFTA E PERËNDIMIT PËR MYSLIMANËT, SHBA DHE EVROPA

Nga DOMINIC LAWSON, The Times


E Enjte, 11.05.2009, 07:31am

Mbrojtja e Radovan Karaxhiçit kundër 11 pikave të akuzës për gjenocid nuk e pati fillimin më të mirë të mundshëm para Tribunalit në Hagë.

Kryeprokurori e hapi procesin para Tribunalit ndërkombëtar, me publikimin e transkriptim të bisedave të xhiruara telefonike të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, të bëra nga viti 1991, në të cilat Karaxhiç mund të dëgjohet duke thënë:

 

”Përreth Sarajevës kemi 20 mijë serbë të armatosur. Do të kemi një kazan të zi, në të cilin do të vdesin 300 mijë myslimanë. Ata do të zhduken. Këta njerëz do të zhduken nga faqja e dheut”.

Është e vërtetë se në këto xhirime nuk përmendet Srebrenica, ku u masakruan mbi 7 mijë meshkuj boshnjakë; por si një indikator i qartë i synimeve gjenocidale, këto xhirime nuk lënë asnjë dyshim.

Publikimi i këtyre xhirimeve është vetëm një pjesë e vogël e përpjekjeve, të cilat i ka bërë Perëndimi, për të siguruar drejtësi për familjet e myslimanëve të masakruar.

Në vitin 1996, u themelua Komisioni Ndërkombëtar për persona të zhdukur (ICMP), i cili kishte për detyrë që të zbulonte identitetin e një numri sa më të madh të viktimave të luftës në Bosnje.

Drejtore e përgjithshme e ICMP-së është një amerikane, Kathryne Bomberger; ajo ka disenjuar morgun më të madh në botë, në të cilin janë deponuar mbetjet e rreth 4 mijë viktimave të luftës.

LIRIA E SHTYPIT

Editorial 3 nëntor 2009, New York Times


E Martë, 11.03.2009, 04:00pm

Administrata Obama dhe Kongresi duket se po shkojnë drejt pajtimit për një ligj federal mburojë,  i do të mbrojë reporterët që refuzojnë të tregojnë burimin e mirëbesuar. Projektiligji në fjalë nuk është i përkryer, por ai do të ndihmojë që t’i sigurojë amerikanët për të marrë informacionet për të cilat kanë nevojë lidhur me punët e qeverisë, bizneset dhe institucionet e tjera që i prekin jetët e tyre.

 

  » OBAMA, XHEI STRIT DHE PAQJA NË LINDJEN E MESMENga BERND DEBUSMANN
  » The Telegraph: PËRBALLJA ME FANTAZMËN E VIETNAMIT
  » MAKTHI BRITANIK I BLEIRITNga MARCUS TANNER
  » Reflektime: Si manipulohet me përqindjen e shqiptarëve në MaqedoniNga Rahmi Veliu
  » ARRITJA E NJË JETENga AMIRA HASS, "Haaretz"
  » GJYKIMI I KARAXHIÇIT(New York Times, editorial i sotëm)
  » LETËRSIA ËSHTË BOTË RIVALE NDAJ BOTËS REALENga ISMAIL KADARE
  » MAGJIA E MISHELËSNga CHARLES M. BLOW (The New York Times)
  » SI DUHET TË BISEDOJNË GJENERALËT ME PRESIDENTËTNga JOHN S. D. EISENHOWER (New York Times)
  » Editorial: Shqipëria duhet të ndikojë sa më pozitivisht në Kosovë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]