E Mërkurë, 05.08.2024, 12:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë, një ngërç politik për Maqedoninë

Nga Dr AVZI MUSTAFA


E Hënë, 02.01.2010, 10:54am

 

Autori i shkrimit është ligjërues në Universitetin e Shkupit dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës

 

Në periudhën e shtetit të centralizuar të ish-Jugosllavisë motivet nxitëse të mësimit të maqedonishtes ishin të tilla që e kërkonin ta vendosnin gjuhën shtetërore ne nivelet e gjuhës “së lartë”. Dhe vitet ‘80 të shekullit që shkoi me këto motive u sollën tronditje shkollave dhe fëmijëve shqiptarë në Maqedoni. Bashkë me to edhe tronditje të raporteve e marrëdhënieve të vendosura midis maqedonishtes si gjuhë zyrtare dhe shqipes si gjuhë amtare. Tani përsëri, pas më shumë se 20 viteve, vjen përsëri aktualizimi i kësaj çështje – që ky proces të lidhet përsëri me politikën arsimore, por pa studime dhe analiza që do ta studionin si në aspektin sociolinguistik, ashtu edhe në aspektin pedagogjik dhe psikologjik. Ky shtet asnjëherë nuk e vuri në rend të ditës këtë problem për të bëre analiza shkencore në terren arsimor, por e nxori në shesh nga zyrat, si shumë vendime që merren te ne. Me këtë duket sheshazi se shteti dëshiron t’i prekë marrëdhëniet ndërnacionale dhe kjo ndodhë sa herë që gjendet në krizë ekonomike dhe politike. Me këtë dëshiron të krijojë alibi se në këtë shtet derisa ka shqiptarë nuk ka përparim. Edhe pse dihet se shqiptarët në territorin e Maqedonisë jetojnë të shtrirë në një territor kompakt në rrethe homogjene dhe hetorogjene.

HUMBJA E BESIMIT NË AFGANISTAN

Nga ERIK MALMSTROM, New York Times


E Shtunë, 01.30.2010, 01:17pm

 

 

Presidenti Obama prezantoi një vendim pafajësie për strategjinë e tij lidhur me përçarjen, çmontimin dhe disfatën e Al Kaedës në Afganistan. Duke ndjekur shpërndarjen në rajonin verilindor të vendit më 2006-2007, nxora disa konkluzione për këta muajt e fundit. Besoja se misioni kërkonte një afrim improvizues, më shumë trupa dhe më shumë burime. Koha, distanca dhe perspektiva, nga përvoja ime personale, më ka detyruar t’i rishikoj gjërat para pohimeve.


Qëllimet e Presidentit Obama janë të shëndosha. Duke trajnuar forca të sigurisë në Afganistan, duke u shpërblyer me një qeverisje të mirë, duke ulur korrupsionin, duke mbështetur të drejtat e të gjithë afganëve dhe duke forcuar koalicionin ndërkombëtar, të gjitha këto janë fakte të qenësishme të luftës kundër Al Kaedës. Megjithatë, një fatkeqësi fatale në strategji u përvetësua nga Presidenti: sa më shumë thelloheshin amerikanët dhe aleatët në pjesëmarrjen dhe angazhimin në Afganistan, aq më shumë goditej ndjesia afgane e zotërimit, përgjegjësia dhe mbështetja që përcaktonte shansin afatgjatë të misionit. Kjo, thjesht, sepse strategjia vjen në linjë direkte me objektivat. Më e rëndësishmja është se planit të presidentit Obama i mungon kushti paraprak i përpjekjeve të suksesshme në Afganistan: një qeverisje e besueshme afgane. Regjimi i Karzait është i dobët dhe shquhet për ilegjitimitetin e tij nga pjesa më e madhe e afganëve.

HERONJTË AFRIKANË TË ITALISË

Nga ROBERTO SAVIANO, New York Times


E Martë, 01.26.2010, 05:16pm

Napoli, Itali

 

KUR UNË isha adolshent këtu, fëmijët e kishin zakon t’I qëllonin qentë në kokë me gurë. Ishte një mënyrë e të fituarit besim me një armë, duke shfryrë dufin mbi një krijesë tjetër të gjallë. Tani duket se krijesat njerëzore janë përdorur si tabela qitjeje.

Mbrojtja e internetit - a është pjesë e politikës së jashtme amerikane?

Nga Charles Reckangel


E Hënë, 01.25.2010, 06:06pm

 

Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, e ka kritikuar ashpër politikën e Pekinit për censurë në internet dhe për ndjekjen e disidentëve kinezë, të cilët përpiqen ta përdorin internetin si mjet për ndryshime shoqërore. Por, shtrohet pyetja se a është interneti me të vërtetë një mjet aq efektiv për ndërtimin e demokracisë, për të cilin duhet mbrojtja nga ana e Shteteve të Bashkuara?


Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, i radhiti Shtetet e Bashkuara në mbrojtje të internetit. Ajo foli për çështjen e problemeve të internetit në Kinë.

“Interneti tashmë ka qenë burim i progresit të madh në Kinë dhe kjo është e jashtëzakonshme. Tash në Kinë ka shumë njerëz online. Por, vendet, që e kufizojnë qasjen e lirë në informacione ose e shkelin të drejtën themelore të përdoruesve të internetit, rrezikojnë ta largojnë vetveten nga progresi në shekullin e ardhshëm”, tha Hillari Klinton.

Pjetër Arbnori, dorëshkrimet që zbulojnë jetën e burgut

Nga Fatmira Nikolli


E Djelë, 01.24.2010, 07:07pm


Shumë e dashuna nanë” dhe “Pse do të rrëzohet komunizmi”, janë dy librat e Pjetër Arbnorit, promovuar dje në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Promovimi i tyre u bë në kuadër të aktiviteteve për 75-vjetorin e lindjes së Pjetër Arbnorit. Të pranishëm në këtë promovim ishin edhe dy fëmijët e Pjetrit, motra Antoneta dhe bashkëshortja, Zana Arbnori. “Shumë e dashuna nanë!”, është një libër ku përmblidhen letrat që i janë dërguar, ose që vetë Arbnori ka dërguar gjatë 29 viteve burg të kryera gjatë kohës së komunizmit. I përgatitur nga studiuesi Novruz Xh. Shehu, ky libër na sjell para syve Pjetrin e vërtetë, atë njeriun që vuajti për shkak të ideve dhe idealeve, për shkak të mendimit të lirë. Na sjell Pjetrin në marrëdhëniet me familjen, atë familje që kurrë nuk e braktisi e që e deshi aq shumë. “Ti, nanë e dashtun, ke punën e shtëpinë me mbajt, prandaj mos shikjo rradhën me ardhë me më pa, po lenia motrave rrugat”. Kjo është vetëm një fjali nga një letër që Pjetër Arbnori ia dërgonte nënës, dhe Netës e Margaritës, dy motrave të tij.

Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Mujë Buçpapaj, vlerësoi se “Pjetër Arbnori përbën intelektualin më të shquar të gjysmës së dytë të shek 20, duke u shndërruar në simbol të lirisë dhe rezistencës komuniste”. Ai solli në vëmendjen e të pranishmëve faktin se atëherë kur Shqipërinë e frikësonte edhe trokitja në derë nga sigurimi i shtetit, kur sheshet kumbonin nga thirrjet për PPSH dhe Enver Hoxhën, Arbnori bëri një traktat filozofik brenda burgjeve të diktaturës që parashikonte rënien e komunizmit në Shqipëri, dhe kjo ka qenë shkëndija e parë e dridhjes së perandorisë së kuqe”. Drejtori i qendrës “Arbnori” foli dhe për librat, “E dashuna nanë” dhe “Pse duhet të bjerë komunizmi”, botuar nga shtëpia botuese “Nacional”, e përgatitur nga studiuesi Novruz Shehu. “Në librin e ‘E dashuna nanë’ përfshihen letrat që Arbnori i ka çuar nënës së tij gjatë viteve të burgut. Ato dallojnë nga stili, metaforat dhe simbolet që përdor Arbnori, dhe përshkruajnë jetën e një të burgosuri politik dhe të familjes së tij në Shkodër, episodet më të tmerrshme ne burgjet e diktaturës”, - tha Mujë Buçpapaj.

Donjeta Canolli, vogëllushja që mban në zemër firmën e Presidentit të SHBA

Intervistoi Fatmir Terziu


E Shtunë, 01.23.2010, 05:39pm

Kush është Donjeta, vogëlushja që mban ende në zemër emocionet nën firmën e Presidentit të SHBA-së në Diplomën e saj...

Donjeta është një vajzë shqiptare.
Një vajzë nga dy prindër të dashur, babai Sejdiu dhe nëna e saj Makfirja. Që të dy të lindur në Prishtinë. Donjeta ka lindur në 6 Korrik 1992, në qytetin Landau të Gjermanisë. Është një ditëlindje që përkon çuditërisht me datën e lindjes së vetë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush. E ndërsa ajo shkruan për këtë koincidencë në prani të dy prindërve të saj të mrekullueshëm qesh, dhe vetëm qesh. Qesh me ciltërsinë ende të moshës së saj në rritje e sipër. Dhe ndërsa qesh shton: “në atë kohë prindërit e mi ishin me punë të përkohshme në Gjermani. Shteti gjerman nuk na dha dokumenta qëndrimi mua dhe motrës sime dhe ja jeta, shteti ku lindëm nuk na njohu, dhe na strehoi Amerika e largët, pasi në vendlendjen e prindërve të mi në Kosovë atëherë ishte kohë lufte.” Pra Amerika u dha atyre, dhe me këtë rast edhe Donjetës nënshtetësinë amerikane.     

 

1. Në cilën shkollë dhe në ç’drejtim studioni?

Jam nxënëse në klasën e njëmbëdhjetë të shkollës së mesme, apo siç e quajnë në Amerikë High School. Nuk mund të them se kam ndonjë drejtim të veçantë, për arsye se në sistemin amerikan nuk ka drejtime të caktuara, ngase drejtimi për më tej fitohet në vazhdimësinë e studimeve në Kolegj. Por dëshiroj të shtoj dhe ndoshta do të jem një arkitekte apo pediatre, po akoma nuk kam marë ndonjë vendim se ka shumë profesione të cilat për momentin më pëlqejnë.

2. Si e përjetuat rastin që Presidenti i SHBA-së firmosi diplomën tuaj?

Turqia dhe Shqipëria - hark apo urë?

Nga Prof. Xhejms Petifer


E Shtunë, 01.23.2010, 02:19pm



Në vitet ’90 në gazetat dhe mediat e Greqisë ishte e zakonshme të ndeshje frazën ‘harku i Islamit’. Kjo bëhej për të parandjerë rrezikun që fundi i komunizmit në Ballkan kishte hapur rrugën ndaj një ‘harku’ islamik që po ndërtohej mbi Greqi, i tendosur përmes shtetit të Shqipërisë me shumicë myslimane, bashkësive të pakicave myslimane të Maqedonisë dhe Bullgarisë deri në vetë Turqinë. Si shumë fraza mediatike, ajo tingëlloi jashtë kohe dhe u justifikua me lidhjet e çështjeve të dashurisë greke me Serbinë gjatë luftërave ish-jugosllave. Sidoqoftë, ajo filloi të shfaqej sërish kohë pas kohe. Pse?


Ndryshimet në Ballkanin jugor në pesë vitet e fundit në përgjithësi kanë qenë tejet të papëlqyera në Athinë, duke përjashtuar këtu vetëm anëtarësimin rumun dhe bullgar në BE.

Një njeri si shtyllë i kulturës

Nga Ardian Klosi


E Premte, 01.22.2010, 01:18pm

Me vdekjen e Pashko Gjeçit le ta pranojmë që vdes një traditë e tërë: ajo e shqipërimit të klasikëve të mëdhenj botërorë në variantin gegënisht të shqipes.

Janar 2006 STINA E LULEVE TË FTOHTA

Nga Skënder Buçpapaj

E Enjte, 01.21.2010, 08:16am

Mbi arkmortin e Presidentit Ibrahim Rugova, përgjatë shetitoreve kryesore të kryeqytetit të Prishtinës, nga bëri udhëtimin e fundit trupi i pajetë i Presidentit, lulet e shumta të hedhura nga duart e qytetarëve të Kosovës na e kanë kujtuar të njëjtën ngjyrë dhe të njëjtën përkryerje që kanë filigranet e borës së këtij janari 2006 në Kosovën tonë dhe në mbarë planetin tonë, gjithkah nga ra zia dhe trishtimi për humbjen tragjike të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Sejdiu: Rugova - ikonë e pavarësisë së Kosovës
E Enjte, 01.21.2010, 05:04pm

Me rastin e katër-vjetorit të vdekjes së presidentit Rugova, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroi Vaclav Havelin, ish-presidentin e Republikës Çeke dhe udhëheqësin e lëvizjes reformatore në këtë vend, me Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm – Ibrahim Rugova, e cila u dha sot për herë të parë.

 

Kosova ka përkujtuar katër-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova. Presidenti Sejdiu e ka cilësuar paraardhësin e tij si arkitekt dhe ikonë të pavarësisë së Kosovës. LDK-ja, katër vjet pas vdekjes së Rugovës, është optimiste se ka ardhur koha e rikthimit.

 

Zyrtarë kosovarë dhe qytetarë, me homazhe të varri dhe me një akademi përkujtimore kanë shënuar katër-vjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova.

Duke e quajtur arkitekt dhe ikonë të pavarësisë së Kosovës, presidenti Fatmri Sejdiu tha se Ibrahim Rugova shënoi kohën e vet në Kosovë.

Janar 2006 STINA E LULEVE TË FTOHTA

Nga Skënder Buçpapaj


E Enjte, 01.21.2010, 08:16am

 

Mbi arkmortin e Presidentit Ibrahim Rugova, përgjatë shetitoreve kryesore të kryeqytetit të Prishtinës, nga bëri udhëtimin e fundit trupi i pajetë i Presidentit, lulet e shumta të hedhura nga duart e qytetarëve të Kosovës na e kanë kujtuar të njëjtën ngjyrë dhe të njëjtën përkryerje që kanë filigranet e borës së këtij janari 2006 në Kosovën tonë dhe në mbarë planetin tonë, gjithkah nga ra zia dhe trishtimi për humbjen tragjike të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

 

Ishin lulet e lagjeve të Prishtinës nëpër të cilat i ka thurur ëndërrat e tij nxënësi, studenti, shkrimtari, intelektuali, filozofi, politikani, lideri, Presidenti Ibrahim Rugova, njeriu që  na mori ne përdore nga Shekulli XX për në Shekullin XXI, kur të tjerët kishin kurdisur makinerinë tonë të shfarosjes, kishin parashikuar që ne të mos e kalonim kurrë pragun e shekullit të kaluar për në shekullin e ri, kishin parashikuar që ne kurrë të mos e kalonim pragun e mijëvjeçarit të kaluar për në mijëvjeçarin e ri.

  » OBAMA NJË VIT PASNga Brian Whitmore
  » Obama ia ka ndryshuar imazhin AmerikësNga Elida Buçpapaj
  »  SKËNDERBEU - SHOK ME TË MËDHENJTË E TË MËDHENJVE"Matchable to the gratest of the great" - Edmund Spenser (Poet i periudhës Elizabetiane)Nga JOSEPH J. DIOGUARDI; President i LQSHA
  » 11 vjet nga Masakra e Reçakut
  » Obama ka vendosur: SHBA do t'i rikthehen Hënës me sytë drejt Planetit të Kuq
  » CIA është krenare që është në vijën e parë të luftës kundër Al KaidësNga Leon Panetta, Drejtor i CIA-s
  » BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
  » Tek XhorxhiNga Maira Kalman, The New York Times
  » Po Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është ! Nga Francis P.Church, botuar së pari më 1897 në The New York Sun
  » REALIZMI I KRISHTERË I OBAMËSNga DAVID BROOKS, New York Times



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]