VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Komisioni Amerikan i Helsinkit: Zgjedhjet test për në BE, kartat problem

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 02:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Komisioni Amerikan i Helsinkit: Zgjedhjet test për në BE, kartat problem
E Enjte, 06.04.2009, 06:40pm (GMT+1)

Komisioni Amerikan i Helsinkit, një agjenci qeveritare amerikane e përbërë nga kongresmenë dhe zyrtarë të administratës Obama si dhe analistë, kanë diskutuar në një seancë të posaçme për zgjedhjet në Shqipëri.
Ky komision përcolli me shqetësim faktin se në Shqipëri nuk janë zhvilluar kurrë zgjedhje të lira e të ndershme, brenda standarteve demokratike. Të gjithë pjesëmarrësit ishin në një mendje se këto zgjedhje janë sfidë për Shqipërinë, tani që vendi është anëtarësuar në NATO, por edhe për integrimin në BE.
Në këtë takim morën pjesë njohës të mirë të çeshtjeve shqiptare, mes të cilëve Eliot Engel, një ekspert për cështjet shqiptare në Kongresin Amerikan, Robert Benxhamin nga Instituti Demokratik Amerikan për Europën Lindore e Qendrore, Elez Biberaj, drejtor i divizionit për euroazinë në Zërin e Amerikës etj.
Sipas Biberaj, tani që vendi është në NATO, vendi të matet me standarte më të larta se më parë. Nëse nuk do ketë edhe këtë herë zgjedhje brenda standarteve, atëherë kjo do të kishte një ndikim të thellë në stabilitetin politik të vendit, do të spraste arritjet politike dhe ekonomike të deritanishme, do të pakësonte mbështetjen për Shqipërinë por edhe për shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni dhe do të shtynte pafundësisht anëtarësimin në BE të Shqipërisë.
Qeverinë shqiptare në këtë takim e përfaqësoi ambasadori Aleksander Sallabanda. Ai theksoi se qeveria është e angazhuar për zgjedhje të lira e të drejta, në përputhje me standartet ndërkombëtare.
Por kartat mbeten problem shqetësues. Nga 700 mijë qytetarë pa pasaporta, 450 mijë kanë paraqitur kërkesë për kartë identiteti, por dhjetra të tjerë janë pa dokument identifikimi.

Ndërkohë, Robert Benxhamin tha se procesi i kartave po shrytëzohet për qëllime partiake, dhe fakti që qytetarët duhet të shkojnë më shumë se një herë për kartat, tregon se po u vendoset një barrë e padrejtë për të ushtruar një të drejtë bazë, si e drejta e votimit. Ai u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të marrin masat e duhura për të lehtësuar këtë barrë.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin të një mendimi se Shqipëria me këto zgjedhje ka një shans për të demonstruar përparimin e bërë. Komisioni Amerikan i Helsinkit është një agjenci e pavarur qeveritare, që vëzhgon angazhimet e vendeve të botës ndaj OSBE. Kjo organizatë prestigjoze ka 8 anëtare nga dhoma e përfaqësuesve, 8 nga Senati, por edhe anëtare nga departamenti i shtetit, të mbrojtjes, tregëtisë si dhe analistë.
(News24/BalkanWeb)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Berisha: Shqipëria është shndërruar në vend të besuar për biznesin (06.04.2009)
Daci kritikon Prishtinën zyrtare për diplomaci të dobët (06.04.2009)
Kryeministri inauguron terminalin e depozitimit të karburanteve, në Vlorë, një investim me vlerë 57 milionë euro (06.04.2009)
Programi elektoral i Polit të Lirisë (06.03.2009)
Liberation: Një vështrim nga Shqipëria (06.03.2009)
The Muslim News: Njiheni pavarësinë e Kosovës (06.02.2009)
Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë, fitore kombëtare (06.02.2009)
Ne fituam lirinë nga krimiNga Arben IMAMI (05.30.2009)
Audry Glover: Le të lemë faktet të flasin (05.30.2009)
600 turistë nga Izraeli do ta vizitojnë Veriun e Shqipërisë gjatë verës 2009 (05.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]