VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Financial Times: Nominimi i Barrosos i ka tmerruar socialistët

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 10:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Financial Times: Nominimi i Barrosos i ka tmerruar socialistët
E Shtunë, 06.20.2009, 05:53pm (GMT+1)

 

 

 

 

Liderët socialistë në Parlamentin Evropian e kanë kundërshtuar vendimin e qeverive të vendeve të BE-së për nominimin e kryetarit aktual të Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, edhe për një mandat pesëvjeçar në këtë post, duke e vlerësuar këtë si një veprim të dhunshëm.

Duke i paraqitur prioritetet për mandatin e tij të dytë, ish-kryeministri i qendrës së djathtë të Portugalisë, Hose Manuel Baroso, tha se ai e sheh Bashkimin Evropian si një partneritet ndërmjet qeverive kombëtare dhe të Komisionit, duke vepruar në mënyrë të fuqishme në mbrojtjen e interesave të përbashkëta evropiane, por nuk do ta dëshironte këtë post, nëse qeveritë përpiqen ta anashkalojnë Komisionin, duke kërkuar që kjo trupë të jetë e nënshtruar.

Por, politikani gjerman, Martin Shulc, që e udhëheq grupin e socialistëve në Parlamentin Evropian, tha se vendimi i shpejtë për ta nominuar zotin Baroso ishte "një veprim i dhunshëm politik, juridik dhe institucional".

"Grupi im e kundërshton nxitimin e panevojshëm, me të cilin Këshilli i liderëve të BE-së po përpiqet ta shtyjë kandidimin e zotit Baroso dhe ne me siguri do të votojmë kundër tij", tha zoti Shulc.

Sipas rregullave të BE-së, liderët e vendeve e propozojnë kandidatin për president të Komisionit, por fjala përfundimtare i mbetet Parlamentit Evropian. Sipas kësaj, zoti Baroso, tash për tash, është vetëm kandidat.

Liderët e BE-së kanë vendosur që kryeministri i Çekisë, si vend që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së BE-së, dhe ai i Suedisë, që në korrik e merr këtë presidencë, duhet të konsultohen me liderët e grupeve politike të Parlamentit, gjatë një takimi në Stokholm, gjatë javës së ardhshme.

Qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian shpresojnë se këto konsultime do t'i bindin liderët parlamentarë që të votojnë për miratimin e rizgjedhjes së zotit Baroso, në mes të muajit korrik, kur Parlamenti, me përbërje të re, do të takohet për të parën herë pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian, që u mbajtën në fillim të këtij muaji.

Aleatët e qendrës së djathtë të zotit Baroso janë grupi më i madh politik në Parlament, por ata nuk kanë vota të mjaftueshme për miratimin e zgjedhjes së tij.

Shumë politiknaë në grupin socialist, që është i dyti për nga madhësia në Parlamentin Evropian, dhe të gjelbrit janë të përkushtuar që ta bllokojnë zgjedhjen e zotit Baroso, megjithëse ata vetë nuk kanë ndonjë kandidat alternativ.

Liberalët e qendrës, grupi i tretë për nga madhësia në Parlamentin Evropian, ende nuk kanë treguar se si do të veprojnë lidhur me kandidaturën për rizgjedhje të zotit Baroso në postin e presidentit të Komisionit Evropian.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Partitë e Kosovës në kërkim të socialdemokracisë (06.20.2009)
Kryeministri kërkoi një kontratë të re me gjirokastritët për arritjen e standardeve europiane (06.20.2009)
Kanë vazhduar edhe sot polemikat në mes AAK dhe PDK (06.19.2009)
Kryeministri apel demokratëve dhe socialistëve të bashkohen me projektin e Shqipërisë Europiane (06.18.2009)
Haradinaj kritikon qeverinë për menaxhim joligjor të buxhetit të Kosovës (06.17.2009)
Legaliteti premton çarmatosjen e popullsisë pas 28 qershorit (06.17.2009)
Bijtë e etërve që u rikthyen në Qytetin Studneit ngjanin si mbeturina të ushtrive të shpartalluara të kthyera në Vaterlonë e tyre (06.17.2009)
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 15 nëntor (06.16.2009)
Agim Çeku: Malazezët e Kosovës të njihen si komunitet më vete (06.16.2009)
Kryeministri fton socialistët t'i bashkohen projektit të Shqipërisë evropiane (06.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]